Sëmundjet Që Shfaqen Në Organizëm Kur Pini Shumë Ujë

Duket se shumë njerëz kanë filluar të mbajnë një shishe ujë me vete kudo që shkojnë dhe kjo është një mënyrë e mirë për të qëndruar të hidratuar. Uji ndihmon të transportojmë lëndët ushqyese të trupit, të krijojmë pështymë, të ruajmë temperaturën e trupit dhe shumë më shumë se kaq.

Sidoqoftë, pirja e tepërt (më shumë se një litër në orë) në fakt mund të krijojë probleme shëndetësore, shkruan “Bright Side”. Ja efektet negative që mund të ketë ai:

Enjtje e Këmbëve dhe Duarve

Kur pini një sasi të madhe uji, ai së bashku me ushqimin e kripur mund të shkaktojë edemën (një gjendje që prek trurin). Kjo ndodh kur nivelet e natriumit në trupin tonë janë shumë të larta dhe uji i pijshëm mund të shkaktojë ënjtje. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me duart.

Në fazat e mëvonshme, edema gjithashtu mund të shkaktojë një mosfunksionim në sistemin nervor qendror.

Ju krijohen ngërçe në muskuj

Që muskujt dhe rrahjet e zemrës të funksionojnë normalisht na duhen elektrolite. Uji i tepërt ul numrin e elektroliteve në trupin tonë. Kur këto nivele janë të ulëta, mund të përjetojmë ngërçe të muskujve.

Dhimbje koke dhe përgjumje

Një nga shenjat më të zakonshme që mund të përjetoni nëse konsumoni më shumë ujë seç keni nevojë, është dhimbje koke. Gjithashtu, mund të ndiheni të hutuar dhe të çorientuar.

Disa simptoma më serioze mund të jenë shikimi i dyfishtë, vështirësi në frymëmarrje, rritje e presionit të gjakut dhe përgjumje./Burimi: Panorama

Simptoma Që Tregon Se Keni Nevojë Për Më Shumë Vitaminë D

Sipas ekspertëve të shëndetit një pjesë e konsiderueshme e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D.

Dhe kjo është mjaft shqetësuese duke pasur parasysh që vitamina D luan një rol kaq të rëndësishëm në organizëm.

Mungesa e saj mund të shkaktojë simptoma të tilla si dobësi të muskujve, dhimbje të kockave dhe ndryshime të humorit.

Shumë njerëz anashkalojnë një nga shenjat që treguese të mungesës së kësaj lënde ushqyese.

Kjo sepse disa simptoma të mungesës së vitaminës D zakonisht mund të ngatërrohen me simptoma të problemeve të tjera shëndetsore.

Një ndër to është edhe lodhja kronike, që mund të ngatërrohet me lodhjen nga plakja ose stresi.

Pra, nëse vëreni se ndiheni më të lodhur se zakonisht, pa marrë parasysh sa flini, shkaku mund të jetë niveli i ulët i vitaminës D.

Çfarë tregojnë studimet në lidhje me lodhjen dhe mungesën e vitaminës D?

Studime të shumta të rasteve të ndryshme, kanë treguar se ekziston një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D në gjak dhe lodhjes.

Jo vetëm kaq! Por një studim i vitit 2014 i në të cilin AgroWeb.org u bazua, tregoi se simptomat e lodhjes u përmirësuan ndjeshëm pasi nivelet e vitaminës D të pacientëve u normalizuan me marrjen e shtesave.

Edhe një studim tjetër i vitit 2016 pohoi të njëjtën gjë, pra se lodhja lidhej drejtpërdrejtë me uljen e niveleve të vitaminës D.

Si të merrni më shumë vitaminë D nëse keni mungesë të saj?

Një mënyrë për të marrë më shumë vitaminë D është përmes regjimit tuaj ushqimor.

Ushqime të caktuara si të verdhat e vezëve, peshku, mishi i kuq dhe drithërat e plota, janë të pasura me këtë lëndë ushqyese.

Po ashtu edhe qëndrimi në diell veçanërisht gjatë muajve mars-tetor, mund t’ju ndihmojë.

Mënyra më e mirë është ekspozimi në diell i lëkurës së zhveshur, për 5 deri në 10 minuta midis orëve të para të mëngjesit dhe gjatë pasdites.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të mos merrni suplemente të vitaminës D, pa këshillën e mjekut.

Ata shpjegojnë se kjo mund të jetë e rrezikshme për ju sepse vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë.

Pra ajo mund të ruhet në trup në vend që të veprojë si një vitaminë e treshme në ujë, duke shkaktuar helmim.

Nëse dyshoni se keni mungesë të vitaminës D, AgroWeb.org ju rekomandon që të kontaktoni mjekun tuaj për një test të thjeshtë gjaku. Në këtë mënyrë do të verifikoni nivelet e vitaminës D dhe të merrni trajtimin e duhur./AgroWeb.org

Kuleçë të Ëmbël me Kungull – Shija e Veçantë E Vjeshtës

Është koha e kungullit të shijshëm e plot vlera të vjeshtës.

Prandaj në ju këshillojmë të përfitoni sa më shumë në kuzhinë, duke përgatitur receta të shijshme e të padëgjuara më parë.

Nëse i keni qef vaktet e shoqëruara me bukë apo kuleçë të ngrohtë, me siguri këto do t’i adhuroni.

Nj ëshije mes të ëmblës e të kripurës që nuk ju zhgenjen.

Ndiqni mëposhtë recetën e plotë të kuleçëve me kungull e çokollatë.

Përbërësit

600 gr miell

250 gr kungull vjeshte

275 ml qumësht

7 gr maja birre e thatë

2 lugë çaji sheqer

50 ml vaj

60 gr sheqer

8 gr kripë

100 gr copëza cokollate e zezë

1 vezë dhe 1 e verdhë veze

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb ju këshillon të prini në kubikë të vegjël kungullin dhe vendoseni të ziejë.

Kur të jetë zbutur, hidheni në një enë në mënyrë që të ftohet dhe shtypeni me pirun derisa të formoni purenë.

Në një tjetër enë hidhni sheqerin, kripën dhe vezën duke përzier më pas shtoni dhe 250 ml qumësht në temperaturë ambienti.

Përzieni mirë derisa sheqeri të shkrijë dhe lëreni mënjanë, ndërkohë merrni një tjetër enë dhe hidhni miellin, majanë bashkë me 2 lugë të vogla sheqer.

Tek kjo enë shtoni masën e lëngëshme me qumësht dhe vezë që përgatitët më parë dhe filloni të përzieni me anë të një piruni në mënyrë qe të formohet brumi.

Në fund shtoni purenë e kungullit, përzieni dhe sërish shtoni vajin ashkë me copëzat e cokollatës pa harruar të ruani një grusht për në fund.

Punojeni brumin me duar dhe pak miell derisa të marrë formën e tij rrumbullake, të butë e pa kokrriza.

Më pas vendoseni në një enë të lyer me pak vaj, mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të fryhet përreth 2 orë.

Kur kjo kohë të ketë kaluar, ndajeni brumin tuaj në kuleçë të vegjël nga 100 gr secili ku do të përfitoni rreth 12 panine të vogla.

Punojini me duar në formën e topave të vegjël dhe vendosini në një tavë të shruar me lëter pjekje.

Sipas dëshirës për këtë hap mund të përdorni edhe dy tava të ndryshme duke qenë se sasia e kuleçëve është e madhe.

Mbulojini sërsh me qese kuzhine, lërini për 30-40 minuta të tjera ndërkohë përzieni 25 ml qumësht që ju teproi nga më parë me 1 të vërdhe veze dhe lyeni sipër kuleçët.

Shtoni edhe disa copëza çokollate në qendër të tyre e më pas futini të piqen për 25 minuta në temperaturën 180 gradë./AgroWeb.org

Ngrënia e Ushqimit Në Këtë Orë Zvogëlon Rrezikun E Diabetit – Këshillat e Mjekëve

Nëse zgjoheni vonë dhe e konsumoni mëngjesin vonë ose e shmangni atë, mund t’ju duhet të ndryshoni këtë zakon jo të shëndetshëm.

Një studim i ri të cilit AgroWeb.org i referohet, sugjeron se konsumi i mëngjesit mund të zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2 dhe çrregullime të tjera të metabolizmit.

E madje mund t’ju ndihmojë të shmangni një faktor rreziku të lidhur me diabetin që është të qenurit mbipeshë.

Mësoni më poshtë se çfarë tregojnë studimet e fundit rreth kohës së duhur për konsumin e mëngjesit.

Cili është vakti që nuk duhet të shmangni sipas ekspertëve të shëndetit?

Studimet në të cilat AgroWeb.orb mbështetet, zbuluan se njerëzit që hanin mëngjes më herët se ora 8:30, kishin nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe më pak rezistencë ndaj insulinës sesa njerëzit që e konsumonin vaktin e tyre të parë më vonë gjatë ditës.

Rritja e glukozës në gjak dhe rezistenca ndaj insulinës, i cili ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, janë dy shënues të prediabetit dhe diabetit të tipit 2.

Studime të tjera kanë sugjeruar se dieta e njohur e cila lejon që një person të hajë sa të dojë vetëm gjatë një kohe të caktuar, përmirëson shëndetin metabolik.

Megjithatë ky studim zbuloi se rezistenca ndaj insulinës u rrit me intervale më të shkurtra, ndërsa niveli i glukozës në gjak nuk u lëkund në mënyrë të konsiderueshme.

Me fjalë të tjera, ju mund të jetë më mirë të konsumoni vaktet tuaja në kohën e tyre sesa të përpiqeni t’i grumbulloni të gjitha në një afat të shkurtër kohor.

Dhe sigurisht, mundohuni të konsumoni mëngjes sa më herët!

Studimi zbuloi se ngrënia e vaktit të parë të ditës, pas orës 8:30 të mëngjesit shoqërohej me rritje të sheqerit në gjak dhe rezistencë më të madhe ndaj insulinës.

Pra, zgjohuni herët dhe konsumoni një mëngjes të pasur në vlera ushqyese./AgroWeb.org

5 Ushqimet që Duhet t’i Blini Patjetër Bio

Ushqimi i mirë nuk është vetëm ai që ju shijon më shumë, por ai që konsiderohet si më i shëndetëshmi.

Këtu futen ushqimet bio apo organike të cilat janë gjithnjë e më shumë në qendër të kryefjalës së ekspertëve të shëndetit.

Eshtë e vërtetë që të gjithë ushqimet duhet të jenë të shëndetshme, por disa prej tyre duhet t’i zgjidhni me më shumë kujdes.

Ekspertët e AgroWeb ju sugjerojnë që të bëni kujdes me këto 11 ushqime që i përdorni çdo ditë.

Mishi

Me siguri keni dëgjuar plot informacione për mishin dhe ndikimin e tij në shëndet.

Gjëja më e rëndësishme kur blini mishin është të siguroheni se ka sasitë e duhura të ushqyesve dhe nuk është i mbushur me kimikate të tjera.

Shpesh tek mishi jo cilësor gjenden gjurmë të mëdha hormonesh si ato të estrogjenit të cilat rrisin rrezikun e prekjes nga sëmundjet kancerogjene.

Kështu që sigurohuni të zgjidhni gjithnjë mish organic i cili është i pa trajtiuar me agjentë të dëmshëm kimikë dhe i certifikuar.

Qumështi

Një nga burimet më të mëdha të probiotikëve që shumica e njerëzve e marrin çdo ditë.

Është mjaft e rëndësishme që qumështi të jetë gjithnjë bio, por i kontrolluar.

Produktet e bulmetit në përgjithësi përbejnë 60-70 përqind të estrogjenit që njeriu merr nga ushqimi dhe kjo shifër është e konsiderueshme.

Shumica e këtyre hormoneve kalon nga lopa tek qumështi pasi këto të fundit ushqehen me tepricë hormonesh.

Çfarë i shqetëson ekspertët ëhtë se rreth % e lopëve që prodhojnë qumësht në botë trajtohen me një hormon të quajtur rBST.

Ky hormon stimulon prodhimin e qumështit duke rritur nivelin e një tjetër homoni në trupin e lopëve të ngjashëm me insulinën.

Sipas tyre sasitë e mëdha të këtij hormoni rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri apo kanceri i gjirit tek gratë.

Selino

Në një analizënga EWG ku u testuan rreth 89,000 produkte për nivelin e pesticideve në to një nga perimet më të kontaminuara rezultoi selinoja.

Sipas ekspertëve selinoja arrin t’i përthithë më shumë se bimët e tjera pesticidet apo kimikatet me të cilat spërkatet.

Disa nga perimet e tjera me nivele të mëdha peticidesh sipas këtij studimi ishin specat, spinaqi dhe patatet.

Luleshtrydhet

Ky frut mjaft i shijshëm i verës është shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të sasive të pesticideve apo hormoneve që mund të përthithë.

Tek luleshtrydhet në disa raste mund të gjendet rreth 13 lloje të ndryshme pesticidesh, të cilat mund të kthehen në rrezik për shëndetin.

Duke qenë se luleshtrydhet kanë vrima të vogla në sipërfaqe shpesh edhe larja e tyre me ujë të bollshëm nuk arrin që të largojë pesticidet e dëmshme.

Kështu në mënyrë që të mos krijoni shqetësime në organizëm, konsumojini ato vetëm në sezon dhe sa më organike.

Salca e domateve

Ushiqmet e konservuara apo salca e domateve përmbajnë kimikate që i mbrojnë nga baketeret të cilat mund të jenë një rrezik për shëndetin tuaj.

Në një studim të vitit 2009 nga Society of Toxicology, tek ushqimet e konservuara si salcat e domateve u gjendën gjurmë të një kimikati të quajtur BPA.

Ky kimikat mund të shkaktojnë probleme me imunitetin dhe probleme neurologjike krahas sëmundjeve të tjera./AgroWeb.org

Kek Me Krem Djathi dhe Kakao – Receta

Duke pasur parasysh thjeshtësinë e saj mund të themi se keku me kakao dhe pa gjalpë është një ëmbëlsirë e përshtatshme për ata që janë fillestarë në kuzhinë.

Për këtë recetë nuk ju duhen shumë paisje kuzhine, mjafton një rrahëse vezësh ose pirun, një tas, pak përpjekje dhe shumë dashuri.

Falë kremit të djathit të përdorur në këtë recetë, ky kek do të jetë shumë i butë edhe pa praninë e gjalpit.

Ndërsa kakaoja do t’i japin një aromë vërtet të këndshme, perfekte për të kënaqur shijen tuaj!

AgroWeb.org ju fton të mësoni recetën e thjeshtë të këtij keku dhe të provoni ta përgatisni vetë atë.

Përbërësit

600 g krem djathi

4 vezë

200g sheqer

100g miell 00

50g kakao

8g maja pluhur për ëmbëlsira

Kripë

Sheqer pluhur për zbukurim

Përgatitja

Për të përgatitur kekun me kakao dhe pa gjalpë, filloni me brumin.

Hidhni kremin e djathit dhe sheqerin në një tas dhe përziejini mirë me një pirun derisa përbërësit të bashkohen.

Shtoni vezët dhe rrihini përsëri derisa të përftoni një krem ​​të njëtrajtshëm. Në këtë moment shtoni miellin, majanë, kakaon dhe një majë luge gjelle kripë.

Rriheni përzierjen, derisa masa të bëhet homogjene dhe e njëtrajtshme.

Në një tavë të vogël shtroni letër pjekjeje dhe në të hidhni përzierjen që përgatitët.

Niveloni sipërfaqen me pjesën e pasme të një lugë dhe piqeni në furrë të nxehur më parë, në 170 ° për 45 minuta.

Pas kësaj kohe, hiqeni kekun nga furra dhe lëreni të ftohet.

Duke ngritur butësisht letrën e pjekjes, transferojeni kekun në një pjatë, aty spërkateni me sheqer pluhur dhe ndajeni në copa.

Këshilla

Kjo ëmbëlsirë mund të ruhet në frigorifer për 3 ditë. Nëse dëshironi ju mund ta pasuroni kekun, me lëkurë portokalli për më tepër aromë.

Rritja e Çmimit të Energjisë – Si Mund Ta Përballojmë Me Disa Ndryshime

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat janë arsyet? A do të vazhdojë kjo tendencë?

Me fillimin e sezonit të ngrohjes së objekteve, çmimet e rritura ndjeshëm të energjisë po i rëndojnë familjet. Shtesat dyshifrore të përqindjeve brenda një viti po bëjnë që shumë gjermanë të humbin një pjesë të lirisë së tyre buxhetore. Rritja e çmimeve të energjisë ka një numër shkaqesh dhe efektesh – dhe ekspertët supozojnë se konsumatorët duhet të përshtaten me kostot më të larta të benzinës, gazit ose energjisë elektrike edhe në një periudhë më të gjatë.

Sa është rritur çmimi i energjisë?

Çmimet e energjisë e kanë rritur normën e përgjithshme të inflacionit në Gjermani muajt e fundit. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, kostot u rritën me 12.6 përqind në gusht në krahasim me një vit më parë. Vajguri u rrit mesatarisht me 57 përqind, karburanti me 27 përqind.

Sipas portalit krahasues Verivox, kostoja mesatare e gazit natyror për një familje me një konsum vjetor prej 20.000 kilovat/orë do të jetë 1402 euro në vit në tetor 2021, rreth 300 euro më e lartë se një vit më parë. Konsumatorët do të duhet të paguajnë 9.3 përqind më shumë për energji elektrike në krahasim me vitin e kaluar. Një familje që ka nevojë për 4000 kilovat orë në vit tani do të paguajë 1255 euro, rreth 100 euro më shumë.

Si mund ta zbusin konsumatorët rritjen e çmimeve?

Konsumatorët kanë shumë mundësi, kur është fjala për kursimin e energjisë në jetën private. Për shembull, konsumi i energjisë elektrike mund të zvogëlohet duke përdorur pajisje elektrike ekonomike ose llamba LED. Ndërrimi i firmave furnizuesve të energjisë elektrike ose gazit tani mund të jetë me interes; portalet krahasuese ofrojnë udhëzime. Ata që duan të mbajnë kosto twqw ulëta të karburantit mund të përdorin aplikacione në telefonat inteligjentë, që u tregojnë drejtuesve të automjeteve kohët më të lira dhe stacionet e benzinës.

A ndihmojnë modifikimet në shtëpi?

Në shumë familje, kostot më të ulëta të ngrohjes ose energjisë elektrike janë gjithashtu të mundura përmes investimeve, për shembull me izolimin më të mirë të ndërtesave ose konvertimin në sistemet moderne të ngrohjes me gaz ose pompa ngrohjeje. Shumë masa subvencionohen me grante ose kredi shtetërore. Së fundi, një sistem me panele diellore zvogëlon ndjeshëm varësinë nga furnizuesi i energjisë elektrike./Burimi:DW

Vaksinat E ADN Dhe mRNA – Ngjashmëritë Dhe Dallimet

Vaksinat e ADN-së përdorin një molekulë të AND-së që quhet plazmid, për të futur në qeliziat njerëzore një gjen të marrë nga një bakter ose virus. Në këtë mënyrë ai do të shkaktojë një përgjigje imune.

Pas hyrjes në një qelizë, plazmidi duhet të kalojë nëpër citoplazmë, të kalojë membranën e bërthamës dhe të hyjë në bërthamën e qelizës.

Enzimat në bërthamë konvertojnë gjenin viral ose bakterial që mbart plazmidi, në një ARN mesazhere ose informative (mRNA).

Më pas mRNA-ja duhet të udhëtojë në citoplazmë, ku enzimat shndërrohen në një proteinë bakteriale ose virale.

Në këtë moment sistemi imunitar identifikon proteinën bakteriale ose virale si një trup i huaj dhe shkakton një përgjigje imune.

Përgjigja tenton të jetë graduale sepse sistemi imunitar nuk e ka hasur më parë proteinën bakteriale ose virale.

Vaksinimi shkakton formimin e qelizave imune të kujtesës. Kur ndodh një infeksion, këto qeliza shpejt njohin bakterin ose virusin dhe parandalojnë sëmundjet e rënda.

ADN -ja e plazmidit degradon brenda pak javësh, por këto qeliza imune të kujtesës sigurojnë imunitet të vazhdueshëm kundër patogjenit.

Si ndryshojnë  vaksinat e ADN -së kundrejtë mRNA?

Ngjashëm me vaksinat e ADN-së, vaksinat e mRNA japin infromacion gjenetik tek qelizat njerëzore.

Edhe pse vaksinat e ADN-së dhe mRNA -së kanë disa ngjashmëri, mes tyre ka dallime të dukshme.

Që vaksinat e ADN-së të jenë efektive, ADN-ja plazmidike duhet të kalojë membranën qelizore, të hyjë në citoplazmë dhe pastaj të arrijë në bërthamën e qelizës duke kaluar membranën e bërthamës.

Në të kundërt, një vaksinë mRNA duhet vetëm të kalojë membranën qelizore për të hyrë në citoplazmë.

Për shkak se vaksinat e ADN-së duhet të kalojnë nëpër një hap shtesë për të hyrë në bërthamën e qelizës, ato prodhojnë një përgjigje imune shumë më të ulët sesa vaksinat e mRNA.

Sidoqoftë, një ADN e vetme plazmidike mund të prodhojë kopje të shumta të RNA-së.

Pasi një ADN plazmide të hyjë në bërthamë, ajo mund të prodhojë më shumë proteina bakteriale ose virale sesa një molekulë e vetme e një vaksine mRNA.

Vaksinat mRNA janë të brishta dhe kërkojnë ruajtje dhe transport në temperatura të ftohta ose ultra të ftohta.

Në të kundërt, vaksinat e ADN-së kanë stabilitet më të madh dhe janë më të lehta për tu ruajtur dhe transportuar./AgroWeb.org

Pse Dieta Mesdhetare Nuk Është Më Ajo Që Ishte Më Parë?

Kur mali Vesuv shpërtheu në vitin 79 pas lindjes së Krishtit, disa banorë të Pompeit në Itali, shpejtuan të strehoeshin në qemerët prej guri që ndodheshin në plazhet aty pranë.

Por ata nuk jetuan për shumë gjatë, pasi rrjedha e llavës ua mori jetën.

Megjithatë shkëmbinjtë e përfshirë nga llava mundën të ruanin dëshmitë e jetesës së njerëzve në to.

Sipas studimeve të fundit, kockat e tyre tregojnë historinë se si dieta mesdhetare ka ndryshuar me kalimin e kohës.

AgroWeb.org ju fton të mësoni më poshtë se çfarë zbulimesh bënë shkencëtarët vite më vonë në këto strehime të përkohshme.

Pse dieta mesdhetare nuk është e njëjtë si më parë?

Në një studim të botuar në revistën amerikane “Science Advances”, studiuesit shqyrtuan proteinat e kockave të 17 viktimave të vullkanit, për të përcaktuar burimet e ushqimit me të cilat njerëzit e Pompeit ushqeheshin.

Ne jemi ajo çfarë hamë dhe trupat tanë ndërtojnë material të ri duke përdorur proteinën që marrim nga ushqimi.

Dhe proteinat që gjenden në kocka e pasqyrojnë këtë gjë më së miri.

Në studimin e fundit, studiuesit krahasuan tiparet e përmbajtjes së proteinave të eshtrave me ato të peshqve, kafshëve tokësore dhe bimëve nga e njëjta periudhë kohore, për të përcaktuar se kush hante çfarë në atë periudhë.

Ata zbuluan se burrat hanin më shumë peshk dhe se gratë kishin tendencë të hanin më shumë produkte shtazore tokësore dhe fruta e perime.

Peshku ishte më i vështirë për t’u arritur dhe kështu ai kushtonte më shtrenjtë, thonë autorët.

Ata sugjerojnë gjithashtu se statusi i lartë shoqëror i burrave mund të shpjegohet edhe nga hendeku në regjimet e tyre ushqimore.

Për njeriun modern, gjetjet sugjerojnë se dieta mesdhetare, shpesh e shpallur si më e shëndetshmja, ka ndryshuar gjatë 2,000 viteve të fundit.

Banorët e zonës në kohën e shpërthimit të Vezuvit me siguri që konsumonin shumë më tepër peshk sesa përmban regjimi ynë ushqimor sot.

Ky studim, shkruajnë autorët, mund të lejojë krahasime të tjera të sakta midis dietave të kaluara me versionet e sotme dhe të na informojë se si ndryshimet në këto dieta ndikojnë në shëndetin e njeriut./AgroWeb.org

Ushqimet Më Të Mira Që Duhet Të Konsumoni Gjatë Vjeshtës

Ndërkohë që stinët po ndryshojnë, vjeshta sjell arsenalin e saj të produkteve të shijshme.

Këto produkte të shëndetshme dhe të preferuara për shumë nga ju, gjenden lehtësisht nëpër ushqimore dhe janë plot me lëndë ushqyese.

AgroWeb.org ju fton të mësoni se cilat nga produktet e stinës janë më të mirat!

Kungulli

Të gjitha varietetet e kungulilt janë të pasura me vitaminë A, B dhe C dhe përmbajnë acide yndyrore anti-inflamatore omega-3.

Kungulli është i pasur me kalium dhe siguron më shumë se 20 përqind të vlerës ditore të fibrave.

Kërpudhat

Kërpudhat janë të pasura me vitamina D dhe B, ato mund të shtohen në shumë ushqime që nga sallatat e deri tek sanduiçët, sepse shija e tyre ngjason me të mishit.

Kërpudhat gjithashtu përmirësojnë metabolizmin, sepse janë të pasura me selen, një antioksidant që riparon dëmtimtimin e qelizave dhe ndihmon tiroiden.

Lulelakra

Perimet e kryqëzuara si lulelakra, kanë treguar se mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të llojeve të ndryshme të kancerit, veçanërisht të kancerit të prostatës.

Të pasura me fibra, këto perime gjithashtu mund t’ju ​​ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, duke ju bërë të humbisni peshë më lehtë.

Mollët

Ato janë të pasura me fibra, të cilat ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe vitaminë C, një antioksidant i rëndësishëm për mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve dhe shërimin e plagëve.

Gjithashtu mollët janë një nga frutat më të mira për eleminimin e yndyrës së tepërt në trup!

Shumë nga lëndët ushqyese të një mollë gjenden në lëkurën e saj, kështu që lajini mirë dhe shijojini bashkë me lëkurë.

Rrepkat

Këto perime shpesh janë të nënvlerësuara, por ato janë të plot me lëndë ushqyese duke përfshirë vitaminën K, kalciumin dhe kaliumin.

Dardhët

Dardhët janë aq të ëmbla sa duket e pamundur që ato përmbajnë rreth 100 kalori secila, por është e vërtetë!

Ky frut vjeshte është një burim i mirë i vitaminës C dhe një kokërr me madhësi mesatare përmban rreth 6 gram fibra.

Dardhat ndihmojnë në frenimin e urisë falë pektinës, një fibër e cila ngadalëson tretjen.

Gjithashtu ajo mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit në gjak dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të zorrës së trashë.

Këshilla më e mirë sipas ekspertëve të AgroWeb.org është që të konsumoni gjithmonë frutat dhe perimet e stiëns.

Gjatë stinës së vjeshtës ata këshillojnë të shmangni konsumin e ushqimeve të tilla si : domatet, luleshtrydhet, kastravecët, misri, shalqiu të cilat nuk rriten natyralisht në vjeshtë./AgroWeb.org

​Shefi i OBSH-së: Pandemia përfundon kur bota vendos t’i japë fund

Pandemia e COVID-19 do të përfundojë “kur bota të vendosë t’i japë fund, pasi të gjitha mjetet për të luftuar virusin janë tani në dispozicion”, deklaroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke përsëritur thirrjet e tij për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës. .

“Pandemia do të përfundojë kur bota të vendosë t’i japë fund, është në duart tona, të gjitha mjetet e nevojshme janë në dispozicion”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një konferencë në Berlin.

Ai shprehu keqardhjen që deri më tani “bota nuk i ka përdorur me mençuri këto mjete” dhe tha se me “rreth 50.000 vdekje në botë në javë, pandemia është larg përfundimit”.

Kreu i OBSH -së foli në hapjen e madhe të “Samitit Botëror për Shëndetin”, mbledhja vjetore e profesionistëve dhe politikanëve në Berlin.

Objektivi i OBSH-së është që 40 për qind e popullsisë së çdo vendi të vaksinohet deri në fund të vitit dhe 70 për qind deri në mesin e vitit 2022. Tedros thekson rregullisht se i vjen keq për akumulimin e vaksinave kundër COVID-19 në vendet e pasura.

“Është e mundur, por vetëm nëse vendet dhe kompanitë që kontrollojnë furnizimin i kthejnë fjalët e tyre në vepra. Vendet që kanë vaksinuar tashmë 40 për qind të popullsisë, duke përfshirë G20, duhet t’i lënë sasitë e tyre në shpërndarjen e vaksinave në sistemin ndërkombëtar Covax dhe Fondin Afrikan të Prokurimit të Vaksinave (Avat) të krijuar nga Bashkimi Afrikan”, tha Tedros.

“Prodhuesit e vaksinave duhet të ndajnë njohuritë, teknologjitë dhe licencat e tyre dhe të heqin dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale”, shpjegoi ai.

Në një video-mesazh të regjistruar, kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, vlerësoi se “suksesi i vaksinave, të zhvilluara dhe të vendosura në treg në kohë rekord, u la nën hije nga tragjedia e shpërndarjes së padrejtë”.

“Ne të gjithë jemi të kërcënuar nga nacionalizmi dhe akumulimi i vaksinave”, tha Guterres./Burimi:DW

Çfarë Duhet të Pini për Kujtesë dhe Mendje të Fortë – Kujdesi që Ju Duhet


Shëndeti i mirë i trurit do të thotë edhe shëndet i mirë i të gjithë trupit dhe jetë e gjatë.

Kur flasim për kujdesin ndaj organizmit, ka me qindra mënyra dhe këshilla që nga ushqimet e duhura, deri tek kufizimi i mendimeve negative dhe lodhjes mendore.

Të gjitha shumë të rekomandueshme edhe nga mjekët dhe jo më kot.

Ndryshimi që ato sjellin në jetën e përditshme mund të jetë thelbësor.

Sidomos me përhapjen e shpejtë të sëmundjeve që plakin trurin, si dementia apo Alzhaimer.

Kështu kujdesi i duhur merr një rëndësi shumë të madhe e të veçantë.

Për këtë arsye në këtë artikull nga AgroWeb.org, ju këshillojmë një mënyrë natyrale alternative që ju ndihmon të rrisni kujtesën dhe përqedrimin.

Çfarë Ndikon në Shëndetin e Trurit

Mënyrat natyrale janë në krye të listës përsa i përket kujdesit të shëndetit të mirë.

Studime të shumta tregojnë për mënyrën se si ushqimet ndikojnë në funksionimin e trupit dhe të mendjes.

Një prej të cilëve i referohet edhe AgroWeb.org në këtë artikull, ekspertët së fundmi rekomandojnë çajin si një mënyrë për të rritur përqendrimin dhe kujtesën e fortë.

Përveçse për të përballuar gripin, çajin mund ta përdorni edhe si një kurë qetësuese që i dhuron shëndet mendjes tuaj.

Të dhënat për këtë vijnë nga një studim i kryer në Universitetin e Singaporit, ku konsumimi i çajit lidhet me ruajtjen e sistemit nervor.

Përtej kësaj, konsumimi i përditshëm i çajit ka një lidhje të fortë dhe me shëndetin e mirë emocional.

Pra, mund të funksionojë si një kurë edhe kundër sëmundjeve mendore, siç është ankthi apo edhe sëmundjes së depresionit.

Gjatë studimit ku morën pjesë 36 persona mbi moshën 60 vjeç, u vu re se tek ata që konsumuan çaj vazhdimisht kishin një sistem nervor më të fortë.

Këtu përfshihet si shëndeti emocional, ashtu edhe kujtesa e fortë dhe përqendrimi për një kohë të gjatë.

Si ta Konsumoni

Megjithëse mjekët nuk japin ende një sasi të caktuar, mund të filloni me një filxhan në ditë.

Sigurohuni që të zgjidhni gjithnjë ata natyralët dhe sa më të freskët.

Një mënyrë do të ishte konsumimi i çajit të malit, pasi është i pasur në vlera dhe shëndet të mirë.

Përveçse me një aromë dhe shije të mrekullueshme, çaji shqiptar i malit ndihmon edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut, ndihmon në tretjen e mirë dhe funksionon si një antioksidant.

Mënyrën e saktë dhe të shpejtë të përgatitjes së këtij çaji mund ta gjeni në artikullin e dedikuar nga AgroWeb.org duke klikuar këtu./AgroWeb.org

Shenjat E Plakjes Që Nisin Më Herët Se Rrudhat – Si T’i Dalloni


Njeriu që kur lind përjeton një plakje të vazhdueshme.

Përpara moshës 25 vjeçare, trupi mund të rimëkëmbet në disa nivele, ndërkohë që plakja e vërtetë nis në moshën 40 vjeçare.

Plakja është një proces që gabimisht mendohet të nisë me shfaqjen e rrudhave dhe humbjen e elasticitetit të lëkurës.

Megjithatë, trupi nis të lëshojë sinjalet tregues të plakjes shumë më herët se vijëzimet e lëkurës.

Këto tregues mund t’i mësoni në këtë artikull të AgroWeb.org.

Reagime Fizike Të Ngadalta

Reagimet fizike dhe mendore ngadalësohen me moshën.

Lëndimet Dhe Mavijosjet E Lëkurës Shërohen Më Ngadalë

Një nga shenjat më ilustruese të plakjes së parakohshme është shërimi i plagëve, të çarave dhe mavijosjeve.

Lëkura e njeriut ka aftësi të mrekullueshme rigjeneruese.

Por me plakjen ky proces ngadalësohet dhe nuk funksionon siç duhet.

Vështirësi Në Mbajtjen E Peshave

Në moshën 20 vjeçare, njeriu ka aftësinë të mbajë pesha të rënda pa problem.

Por me kalimin e viteve, masa muskulare tkurret, gjë që ndikon jo vetëm tek forca e njeriut por edhe qëndresa.

Shikimi I Dobët

Me kalimin e moshës, shikimi bëhet problematic.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit mbi 40 vjeç humbasin aftësinë e përqendrimit nga afër dhe duhet të mbajnë syze për të lexuar.

Një test të thjeshtë shikimi mund ta bëni në shtëpi duke lexuar një gazetë ose duke shkuar tek okulisti.

Ndryshimet Në Peshë

Shtimi në peshë sidomos në pjesën e barkut është një nga shenjat më të qarta të plakjes.

Për fat të mirë, ky problem mund të zgjidhet falë ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.

Plogështia Në Rritje

Shpejtësia në ecje është një tregues shumë objektiv i punës së muskujve të këmbëve dhe shpejtësisë së transmetimit të impulseve nervore.

Këto janë edhe faktorët kryesorë të plakjes të cilat mund të frenohen duke kryer aktivitet të rregullt fizik.

Mungesa E Ekulibrit

Kur njeriu arrin në moshën 80 vjeç e ka të pamundur të ruajë ekuilibrin e të qëndrojë në një këmbë me sytë mbyllur.

Ky qëndrim mund të bëhet pa problem në moshën 30 vjeçare për të paktën 20 sekonda.

Sheshimi I Ballit

Plakja shkakton një humbje të formës së ballit ndërkohë që forma e fytyrës e bën njeriun të ngjajë më i moshuar.

Balli ngjan më i sheshtë me kalimin e viteve duke treguar moshën e vërtetë.

Këtë nuk e fsheh dot asnjë injektim estetik.

Buzët Ndryshojnë Ngjyrë Dhe Formë

Buzët humbin ngjyrën e tyre natyrale me kalimin e viteve.

Por zona poshtë hundës dhe sipër buzës bëhet më e sheshtë.

Në rini, ajo është goxha më e ngritur duke përbërë një veçori të dallueshme të fytyrës.

Humbja E Entuziazmit

Me kalimin e viteve, njeriu humbet entuziazmin për gjërat të cilat më parë e bënin të lumtur.

Të njëjtat simptoma gjithësesi janë të ngjashme me depresionin.

Për të dalë nga kjo gjendje, mos shpikni justifikime të kota për të dalë me miqtë, shkuar në kinema apo shijuar jetën./AgroWeb.org

Salcë Kosi Shtëpie – Si të Përgatisni Lezetin e Tryezës Shqiptare


Salca e kosit është një ushqim që nuk mungon në tryezat shqiptare.

Receta e kësaj salce është shumë e thjeshtë.

Ajo është përvetësuar nga shumë vende të Ballkanit dhe konsumohet gjërësisht.

Përbërësit kryesorë të salcës janë kosi dhe hudhra.

Receta është aq e thjeshtë sa mund të ndryshohet ose plotësohet me elementë të tjerë siç mund të jetë kopra, limoni, kastraveci, arra e të tjerë.

Salca kremoze bëhet duke kulluar kosin.

Kjo recetë është mirë të përgatitet me kos të bërë në shtëpi dhe jo variante të tij që shiten në dyqan.

Kosi pa yndyrë ose me pak yndyrë nuk prodhon të njëjtën salcë kosi si varianti i shtëpisë.

Sa i përket hudhrës, shumë amvisa shqiptare zgjedhin ta shtypin atë me kripë që të çlirojë aromën e fortë e të ndezur.

Disa të tjera preferojnë ta kalojnë në rende, që hudhra të mos jetë aroma dominante.

Ndërsa për barishtet, zgjedhja qëndron gjithmonë mes koprës dhe majdanozit.

Salca e kosit mund të serviret si antipastë dhe është shoqëruese e shkëlqyer e mishrave, patateve apo sallatave.

Më poshtë do të gjeni një recetë të thjeshtë për përgatitjen e salcës së kosit në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit:

2 kg kos

1 filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër

1 lugë të vogël me kripë

2-3 thelpinj hudhër (nëse dëshironi mund të shtoni më shumë në varësi të aromës së preferuar)

1 tufë majdanoz të copëtuar hollë

Një gotë me arra të grira (nëse dueshironi)

Përgatitja:

Marrim kosin dhe e transferojmë në një napë të pastër të cilës i japim formën e një traste të thjeshtë.

Trasta varet në një vend të caktuar në kuzhinë dhe lihet të kullojë për 12 orë. Vendosni një enë poshtë nëse nuk keni një vend ku të rrjedhë lëngu.

Pasi kosi ka kulluar plotësisht, hapeni trastën e napës dhe hidheni masën e përqendruar të kosit në një enë qelqi.

Shtojmë kripën dhe e përziejmë mirë.

Më pas hedhim një filxhan kafeje me vaj ulliri dhe e përziejmë mirë.

Në një enë të vogël shtypim thelpinjtë e hudhrës me pak kripë që të çlirojnë aromën e tyre karakteristike.

Mos harroni që hudhra duhet përdorur gjysëm ore pas prerjes, pasi ka lëshuar alicinën e cila përçon shumë prej vlerave më të mira të hudhrës.

Nëse dëshironi mund të shtoni majdanozin e grirë hollë dhe arra të copëtuara.

Në përfundim salca rrihet dhe përzihet mirë me një lugë druri.

Vendoseni enën në frigorifer dhe mbylleni mirë me kapak.

Salca është mirë tue konsumohet pas 2 orësh nga përgatitja.

Kjo kohë është e nevojshme për përzierjen e plotë të aromave të të gjithë përbërësve.

Salca mund të qëndrojë në frigorifer për të paktën 5 ditë./AgroWeb.org

Tensioni i Lartë – Si Ta Trajtoni Lehtë Me Produktet e Duhura Në Shtëpi


Tensioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur.

Të dhënat tregojnë se 1.8 miliardë njerëz në botë vuajnë nga hipertensioni.

50 përqind e tyre nuk janë në dijeni të këtij problemi.

Ai nuk ka simptoma derisa sa të arrijë nivele të larta apo derisa të shkaktojë dëme në organet vitale si zemra ose veshkat.

Lajmi i mirë është se tensioni i gjakut mund të mbahet nën kontroll me produkte natyrale.

Ato  nuk kanë efekte anësore si medikamentet farmaceutike.

Por sigurisht nuk duhet të anashkaloni këshillat e mjekut.

Lëngu i Panxharit

Studime të shumta kanë treguar se panxhari, në veçanti pirja e lëngut të freskët të panxharit mund të nxisë ulje domethënëse të tensionit të gjakut.

Një studim Australian, të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se pirja e 2 gotave me lëng të freskët panxhari në ditë e ul ndjeshëm tensionin e gjakut.

Tensioni nis të ulet brenda një ore nga pirja e lëngut dhe ulja më e madhe ndodh 3-4 orë pas tretjes.

Kjo ulje i atribuohet nitritit, një substancë që zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin e tij.

Hudhra e Freskët

Vlerat e hudhrës për uljen e tensionit të gjakut është e dokumentuar.

Sipas ekspertëve, një dozë ditore e të paktën 10 mg alicinë e ul tensionin sistolik me 11 mm Hg.

Ai diastolik ulet me 5 mm Hg brenda një periudhe prej 1 deri në 3 muaj.

Alicina është një nga përbërësit kryesorë të hudhrës.

Për të marrë sasitë e mjaftueshme të alicinës duhet të konsumoni 1-4 thelbinj hudhre në ditë.

Çaji i Zi

Ekspertët kanë zbuluar se pirja e 3 filxhanëve me çaj të zi në ditë e ul tensionin sistolik me 2 deri në 3 pikë.

Ai diastolik ulet me 2 pikë.

Kjo mund të duket e parëndësishme në shikim të parë.

Ekspertët thonë se këto shifra janë të mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë me 7 deri në 10 përqind.

Magnezi

Një studim Britanik ka konfirmuar se konsumi i të paktën 370 mg magnez në ditë, e ul tensionin sistolik me 3-4 pikë dhe atë diastolik me 2-3 pikë.

Sasia ditore e rekomanduar e magnezit për gratë është 320 mg ndërsa për meshkujt 420 mg.

Ekspertët thonë se për çdo 100 mg magnez shtesë, rreziku i ishemisë ulet me 9 përqind.

Magnezi zgjeron enët e gjakut dhe shmang mpiksjen e tij./AgroWeb.org

Si Të Largoni Aromën e Hudhrës Dhe Qepës Me Këto Ushqime


Hudhra dhe qepa janë të pasura me ushqyes, të mira për zemrën dhe gjithë organizmin.

Sekreti i gjithë kësaj mirësie vjen nga sulfidet, të cilat aktivizohen kur hudhra dhe qepa priten ose shtypen.

Sulfidet duan 10-15 minuta që të aktivizohen ndaj rekomandohet që pasi të keni prerë hudhrën ose qepën të prisni pak përpara se ta gatuani.

Por ato kanë një të keqe, nëse mund ta quash të tillë.

Hudhra dhe Qepa Dhe Era e Rëndë E Tyre

Pasi e ke ngrënë hudhrën ose qepën, goja mban një erë të rëndë.

Sado të përpiqeni ta shuani erën me një çamçakëz ose të lani dhëmbët, ajo nuk ikën aq shpejt.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se kanë identifikuar produktet ideale kundër erës së rëndë të shkaktuar nga hudhra dhe qepa.

Molla

Një nga shprehjet më popullore për mollën, thotë se ajo mund të mbajë mjekun larg.

Në fakt, studimet e reja, thonë se nëse hani hudhër duke e shoqëruar me mollë, mund të parandaloni erën e rëndë.

Kjo ndodh sepse antioksidantët te molla shpërbëjnë përbërësit e rëndë aromatizues.

Spinaqi

Ekspertët shpjegojnë se polifenolët te spinaqi ashtu si edhe te molla arrijnë të shpërbëjnë sulfidet te hudhra dhe qepa.

Për fat të mirë, spinaqi me hudhrën dhe qepën kombinohen shumë mirë.

Borziloku Dhe Majdanozi

Këto dy barishte janë të pasura me substanca që shuajnë erën e fortë të hudhrës.

Ndonëse këto dy barishte kombinohen mirë me hudhrën, rekomandohet që t’i hani veçmas saj por në një vakt të vetëm.

Pra konsumoni borzilok ose majdanoz pasi të keni ngrënë hudhër ose qepë.

Qumështi

Studime të kohëve të fundit sugjerojnë se qumështi është më efikas ndaj heqjes së erës së rëndë, sidomos nëse e pini përpara ose gjatë një vakti të pasur me hudhër e qepë.

Yndyra e qumështit është ajo që arrin të largojë aromat e këqija.

Çaji Mali Ose Mente

Ekspertët thonë se nëse pini çaj mali ose çaj menteje përpara ose gjatë një vakti mund të hiqni erën e keqe të gojës.

Kjo ndodh sepse polifenolët te këto çajra shpërbëjnë përbërësit e sulfurit tek hudhra dhe qepa.

Një tjetër metodë është të hani pak kafe të bluar pasi keni konsumuar hudhra ose qepë.

Pavarësisht erës, hudhra dhe qepa janë shumë mirëbërëse për organizmin, ndaj duhen konsumuar rregullisht./AgroWeb.org

Koha për të Përgatitur Recetën e Shijshme e Turlisë së Vjeshtës

Është koha për të përgatitur turlinë e shijshme të Vjeshtës plot vlera e shëndet për organizmin.

AgroWeb sjell në një recetë të vetme më të mirat e stinës duke ofruar shije të mrekullueshme nue tryezën e çdo familjeje. Ndiqni hapat e thjeshtë të përgatitjes.

Përbërësit 

2 qepë të thata
3-4 thelpinj hudhër
3-4 speca
3-4 patëllxhanë
250 gr bamje
2-3 patate
½ lugë salcë
½ lugë piper të kuq
2-3 domate
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, nenexhik, mjadanoz

Përgatitja

Kaurdisim me vaj ulliri qepën e grirë hollë dhe thelpinjtë e hudhrave të plota. Sapo qepa të fillojë të zbutet hedhim specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta.

Shtojmë më pas salcën e domates, pak kripë, piper të zi, piper të kuq dhe domatet në kubikë të vegjël.

E lemë salcën të marrë valë dhe të lidhet dhe në fund shtojmë gjysmën e sasisë së majdanozit dhe nenexhikut (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak spec djegës).

Në një tigan tjetër kaurdisim patëllxhanët e prerë në kubikë mesatarë të cilët i kemi vendosur më parë në ujë me kripë për rreth 20 minuta. I kaurdisim me pak vaj ulliri spërkatur me kripë dhe piper.

Ndërkohë bamjet i kemi pastruar dhe i kemi lenë në ujë me uthull. Marrim një tenxhere dhe vendosim fillimisht patëllxhanët, shtojmë gjysmën e salcës së përgatitur, vendosim patatet të prera në fetëza dhe më pas bamjet.

Hedhim dhe pjesën tjetër të majdanozit dhe në fund salcën e domates. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë sa më të ulët për rreth 1 orë – 1 orë e gjysëm.

Omega 3 – Cilat Janë Format Më Të Përhapura Dhe Më Të Sigurta?

Acidet yndyrore Omega-3 janë shumë të rëndësishme për shëndetin.

Mënyra më e mirë për të marrë mjaftueshëm omega 3 është nga konsumi i peshkut.

Por nëse nuk konsumoni mjaftueshëm peshk, mund të konsideroni marrjen e një suplementi.

Edhe pse ka qindra shtesa të ndryshme me omega-3 në dispozicion, jo të gjitha kanë përfitime të njëjta shëndetësore.

Në këtë artikull AgroWeb.org shpjegon çfarë duhet të dini rreth tyre.

Cilat janë format më të përhapura të vaji të peshkut?

Vaj natyral i peshkut

Vaji i natyral i peshkut përmban disa lëndë ushqyese shumë të rëndësishme si vitaminat A dhe D.

Salmoni, sardelet dhe mëlçia e merlucit janë ndër burimet më të zakonshme të vajit natyror të peshkut.

Këto vajra janë në dispozicion në kapsula ose në formë të lëngshme.

Megjithatë sasia e omega-3 në vajin e peshkut ndryshon sipas llojeve të peshkut.

Ky është edhe lloji më i shëndetshëm që mund të konsumoni.

Vaj peshku i përpunuar

Vaji i përpunuar i peshkut përbëhet nga etile estere ose trigliceride dhe ai pastrohet ose përpunohet.

Pastrimi mundëson largimin e ndotësve nga vaji, të tillë si mërkuri.

Vajrat e përpunuar të peshkut përbëjnë shumicën dërrmuese të këtij vaji në treg.

Kjo ndodh sepse ato janë të lira dhe zakonisht vijnë në kapsula, të cilat janë të njohura për konsumatorët.

Disa prodhues e përpunojnë vajin edhe më tej për ta kthyer atë në një formë sintetike të triglicerideve, e cila absorbohet mirë nga organizmi.

Këto vajra quhen trigliceride të reformuara (ose ri-esterifikuara). Ato janë shtesat më të shtrenjta të vajit të peshkut dhe përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të tregut.

Kapsulat me Omega-3

Vajrat Omega-3 gjenden zakonisht në kapsula ose xhel të butë.

Këto janë të njohura për konsumatorët pasi nuk kanë shije dhe janë të lehta për tu gëlltitur.

Kapsulat zakonisht përbëhen nga një shtresë e butë xhelatine, dhe shumë prodhues përdorin gjithashtu veshje enterike.

Veshja enterike ndihmon që kapsula të mos shpërndahet derisa të arrijë në sistemin tretës.

Sidoqoftë, kapsulat mund të maskojnë erën e keqe të vajit të prishur.

Prandaj këshillohet që herë pas here të hapni ndonjërën prej tyre dhe ta nuhasni për tu siguruar që nuk është prishur.

Për çfarë duhet të kontrolloni etiketën kur blini suplemente të omega 3-shit?

Kur blini një shtesë omega-3, gjithmonë lexoni etiketën me kujdes dhe shihni nëse ajo përmban apo jo këto elementë:

Lloji i omega-3-Shumë shtesa omega-3 shpesh përmbajnë pak ose aspak EPA dhe DHA, që janë llojet më të rëndësishme të omega-3. Sigurohuni që produkti që blini t’i përmbajë ato.

Sasia e omega-3-Një shtesë mund të thotë në pjesën e përparme që përmban 1.000 mg vaj peshku për kapsulë. Sidoqoftë, në anën e pasme do të lexoni se EPA dhe DHA janë vetëm 320 mg.

Forma e omega-3-Për absorbim më të mirë, kërkoni FFA (acidet yndyrore), TG dhe rTG (trigliceridet dhe trigliceridet e reformuara) si edhe PL (fosfolipidet). Shmangni ato me EE (etile estere).

Pastërtia dhe vërtetësia – Mundohuni të blini produkte që kanë standard sigurie.

Kontrolloni për freskinë e produktit- Gjithmonë kontrolloni datën, nuhasni produktin dhe shihni nëse përmban ndonjë antioksidant si vitamina E.

Është mirë që këto suplemente t’i merrni gjatë një vakti që përmban yndyrë, pasi yndyra rrit thithjen e omega-3.

Dhe së fundi, mbani në mend se suplementet e omega-3 janë mund të prishen shumë kollaj, prandaj mos i blini këto produkte me shumicë. Omega-3-shi mund të jetë një nga shtesat më të dobishme që mund të merrni. Por sigurohuni që të zgjidhni me mençuri./AgroWeb.org

Gastriti – Produktet Dhe Zgjidhjet Natyrale Më Të Vlefshme


Së paku një herë në jetën tuaj të gjithë kanë përjetuar djegie të stomakut, një shqetësim pak a shumë i zgjatur dhe tejet bezdisës. Ndjesia e djegies zakonisht ndodh në hyrjen e stomakut, në pjesën e poshtme të gjoksit.

Acidet e stomakut mund të irritojnë të gjithë organizmin, sidomos me rrezikun e arritjes së mureve të ezofagut apo fytit.

AgroWeb.org ju sjell disa këshilla mjaft të vlefshme se çfarë duhet të bëni dhe çfarë të mënjanoni për të qetësuar stomakun tuaj sidomos gjatë verës.

Ushqime që duhen shmangur

Nëse e dini që vuani nga djegiet e stomakut, përpiquni të shmangni çrregullimet e vakteve sa më shumë që të jetë e mundur.

Ata që mund të shkaktojnë djegie të stomakut janë kryesisht ushqime yndyrore dhe me erëza pikante, por edhe pije të tilla si kafe, pijet joalkoolike të sheqerosura dhe gazuara dhe alkooli.

Në rast gastriti dhe urthi, mjeku mund t’ju sugjerojë që të hiqni dorë nga disa ushqime ose pije për një periudhë nga dieta juaj, siç janë kafeja, djathrat yndyrore, madje edhe nga domatet.

Produktet që bëjnë mirë

Xhenxhefili

Xhenxhefili ose xhinxheri është një ilaç i vjetër tradicional për çdo lloj problemi të stomakut.

Është një anti-inflamator i natyrshëm që mund të ndihmojë neutralizimin e djegies dhe të japë lehtësim. Xhenxhefili është një ilaç shumë i përhapur sidomos në formën e konsumimit si çaj bimor.

Kopër

Kopra konsiderohet e përshtatshme për djegie të stomakut për shkak të nivelit të pehashit në organizëm.

Për një vakt të lehtë kur vuani nga urthi, përgatitni një pjatë sallatë me kopër të papërpunuar ose të gatuar.

Selino

Një ushqim i dobishëm në rast gastriti dhe urthi është selino, të cilin mund ta kombinoni me kopër të papërpunuar për një ushqim të lehtë që spërkatet me pak vaj ulliri ekstra të virgjër.

Selino ndihmon sistemin e tretjes për të prodhuar lëngjet e duhura dhe për të neutralizuar aciditetin gjatë tretjes. Ajo është gjithashtu e pasur me ujë dhe fibra dhe ka konsum të ulët kalorifik.

Aloe Vera

Shumë prej nesh e njohin aloe vera si një ilaç natyral për djegie të vogla dhe djegie të lëkurës. Lëngu i Aloe Vera konsiderohet një ilaç i dobishëm për djegie të stomakut.

Lëngu i Nenxhikut

Një ilaç i konsideruar i dobishëm për djegien e stomakut është nenexhiku dhe mentja.

Për të reduktuar djegiet e stomakut, mund të përtypni disa gjethe të freskëta ose të përgatitni një çaj bimor.

Vetëm një lugë çaji me copa të thara të freskëta ose të thara, për çdo filxhan çaj bimor vlen shumë për t’u pirë një ose dy herë në ditë.

Bajame

Përtypja e disa bajameve pas ngrënies konsiderohet një ilaç i dobishëm për të parandaluar dhe zbutur djegiet e stomakut.

Sugjerimi është për të përtypur bajame për një kohë të gjatë për t’i bluar ato me dhëmbë në mënyrë që të lëshojnë vajra të dobishme që mund ta zbusin shumë shpejt shqetësimet e bezdisshme të stomakut./AgroWeb.org

Sallatë me Lakër të Kuqe dhe Arra – Mrekulli për Shijen dhe Shëndetin


Lakra e kuqe shpesh përdoret për të zëvëndësuar sallata të ndryshme, por kjo perime është e nënvlerësuar.

Lakra e kuqe është më e fuqishme se lakra e bardhë në aspektin shëndetësor.

Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind, madje lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet.

Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

E vetme ose në kombinim me produkte të tjera, lakra e kuqe ia del mbanë të kënaqë shijen dhe të zbukurojë çdo gosti e tryezë.

Lakra e kuqe kombinohet në mënyrë mbresëlënëse me arrat.

Të dyja plotësojnë njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe aromë.

Lakra e kuqe përmban më shumë antioksidantë se çdo lakër tjetër.

Sallata me lakër të kuqe dhe arra mund të plotësohet edhe me dardha.

Këto të fundit janë të pasura me fibër ndërkohë që arrat janë të shkëlqyera për zemrën  falë acideve yndyrore omega-3.

Falë këtyre vlerave, kjo sallatë është perfekte për vjeshtën dimrin.

Mineralet dhe Vitaminat që përmban sallata me lakër të kuqe dhe arra

Bakri është një mineral i rëndësishëm për zhvillimin e mielinës , një lëndë që vesh dhe qetëson nervat.

Ky mineral është gjithashtu i rëndësishëm për transformimin e melaninës e cila është e përfshirë në pigmentimin e flokëve, syve dhe lëkurës.

Fibra, është e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe për uljen e kolesterolit.

Mangani është i rëndësishëm për shëndetin nervor.

Acidet yndyrore Omega-3 që parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Kaliumi ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Vitamina C është e dobishme për sistemin imunitar dhe indet.

Vitamina K është e rëndësishme për kockat dhe gjakun

Përbërësit e sallatës

Gjysëm qepe të ëmbël

200 gramë lakër të kuqe të prerë hollë.

1 lugë çaji me mjaltë.

1 lugë gjelle me uthull molle.

1 lugë gjelle me lëng molle, pa sheqer shtesë.

1 lugë gjelle me vaj ulliri

50 gramë arra të coptuara.

Gjysëm luge çaji me kripë

Një majë luge çaji me piper

1 dardhë mesatare nëse dëshironi

Udhëzimet

Priteni lakrën hollë.

Prisni qepën dhe shtojeni në enë.

Nëse në sallatë dëshironi dardhat, pritni në copa të vogla dhe hidhini në enë.

Në vijim, AgroWeb.org ju sugjeron që në një enë tjetër të shtoni uthullën e mollës, mjaltin, lëngun e mollës, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe përziejini mirë.

Më pas hidheni salcën e krijuar sipër sallatës.

Shtypini arrat me dorë dhe më pas shtojini në sallatë.

Servireni me gatime të tjera ose veçmas për një drekë të lehtë./AgroWeb.org