Ngjarja më e rëndësishme e turizmit rajonal dhe më gjerë ndodh në Shqipëri.

Në Expocity Albania, i mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve të saj, do të zhvillohet një event madhështor, i cili do të mbledhë me qindra biznese turistike nga i gjithë rajoni, për të nisur binjakëzime të rëndësishme në shkëmbimin e promovimit turistik.

Panairi do të zhvillohet në datat 6-7 prill 2018 dhe aktualisht ka një rritje të fortë të kërkesës së agjencive turistike të huaja dhe vendase për t’u bërë pjesë e gjithë aktiviteve që do të organizohen.

Turizëm gjithpërfshirës gjatë gjithë vitit! Është kjo moto kryesore e këtij aktiviteti i cili synon të hapë një faqe të re në suksesin e bizneseve turistike dhe nxjerrjen në dritë të Shqipërisë, si një destinacion turistik përgjatë gjithë vitit.

Panairi Mesdhetar i Turizmit – Shansi i Jashtëzakonshëm i Bizneseve   

Në Shqipëri operojnë me mijëra agjenci udhëtimesh të mëdha, të mesme dhe të vogla.

Panairi Mesdhetar i Turizmit nga Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit synon ngritjen e urave të bashkëpunimit midis agjencive shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.

Kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e fluksit të turistëve të huaj në Shqipëri përgjatë gjithë vitit.

Ndërkohë Panairi do të krijojë mundësi dhe lehtësime edhe për turistët shqiptarë që kërkojnë të eksplorojnë botën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit nga vende të ndryshme do të shfaqin potencialin e tyre turistik në kategori të ndryshme si: Destinacionet, Akomodimi, Agjencitë, Turizmi i Diellit dhe i Rërës dhe Turizmi Malor, Gastronomia etj.

Ky panair do t’u japë mundësinë bizneseve që së bashku të ofrojnë një eksperiencë specifike dhe unike për vizitorët në rajon dhe me gjerë.

Ndonëse një javë nga hapja e tij, panairi ka tërhequr një interes të madh ndaj agjencive turistike, të cilat po angazhohen me pjesëmarrjen e tyre në paraqitjen e trendeve të udhëtimit dhe produkteve e sherbimeve të reja të fushës.

Me edicionin e tij të dytë, ky panair do të mundësojë pikë-takime të aktorëve të rëndësishëm në industrinë e shërbimeve të udhëtimit, që kanë të bëjnë me operatorët turistikë kryesorë dhe rrjetëzimin me përfaqësuesit kryesorë të ofertes rajonale dhe kërkesës së industrisë turistike të përfaqësuar nga shumë shtete të rëndësishme Evropiane.

Katër Stinët Turistike të Shqipërisë dhe Rajonit

Grupe turistësh çdo ditë në çdo cep të Shqipërisë. Turizëm dimëror, pranveror, verë e vjeshtë.

Turizëm detar, turizëm malor, turizëm kulturor apo turizëm mbi kulinarinë gjatë gjithë vitit, elementë të veçantë pushimi për çdo stinë, guida të strukturuara dhe standarde në shërbime, janë disa prej gamës së gjerë të eksperiencës që agjencitë turistike vendase dhe rajonale do të shkëmbejnë me njëra tjetrën gjatë punimeve të këtij panairi.

Ky panair do të jetë eventi i vitit për turizmin rajonal, i cili padyshim do të nxisë ndërthurrjen e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike nëpërmjet tregtisë, konferencave dhe takimeve midis bizneseve.

Ky event paralajmëron bashkëpunime të suksesshme dhe mbi të gjitha fitimprurëse për bizneset turistike vendase dhe të huaja.

Mos e humbni rastin të merrni pjesë në datat 6-7 prill 2018./AgroWeb.org