Kripa e Bardhë e Tavolinës apo Roza e Himalajeve – Cila ka më Shumë Vlera?

985 0

Kripa është lezeti i ushqimit e pa të, shumë nga pjatat tona nuk do të kishin shije.

Shqiptarët në historinë e tyre përdornin kripë guri e kripë të jodizuar, por vitet e fundit po gjen jo pak përdorim edhe kripa rozë e himalajeve.

Emri i kësaj kripe u përhap kryesisht si legjendë për vlerat pozitive, por pa shumë informacion mbi të.

Nëpër tryeza femërore, ku diskutohen jo rrallë dietat, është folur gjithnjë që përdorimi i tepërt i kripës mban ujrat në trup ç’ka do të thotë që shton peshën trupore, por është edhe rrezik për hipertension.

Këtë e tregojnë dhe studime të shumta bërë nga organizata ndërkombëtare të ushqimit.

Pikërisht në këtë lëmë, dikush tregoi për kripën e Himalajeve që ndryshe nga kripa e detit nuk kishte efekte negative.

Sot, shumë familje përdorin kripën rozë edhe pse është më e shtrenjtë se kripa e zakonshme tavolinës.

Por si është lufta mes tyre, cilat janë vlerat e dy llojeve dhe kë duhet të zgjedhim?

Kripa e detit përmban minerale të rëndësishme për jetën e njerëzve dhe përbërësit kryesorë janë sodium (Na) and chlorine (Cl) por në variacion mund të ketë dhe potas, hekur e zink.

Në kripë mund të gjenden dhe gjurmë të metaleve të tjera të rënda si plumbi.

Gazeta Amerikane e Ushqimit, në një artikull të saj shkruan se natriumi është përbërësi më negativ i kripës.

Nga testimet që janë bërë në disa njerëz që përdorin kripën e bardhë u vunë re probleme me hipertensionin dhe shtim i problemeve kardiovaskulare.

Në një artikull tjetër gjejmë se edhe sëmundjet koronare janë më të shpeshta kryesisht tek përdoruesit e kripës.

Këto rezultate na çojnë në teorinë që helmet e bardha duhen mënjanuar në ushqimin tonë të përditshëm, pra kripa e sheqeri duhen sa më rrallë për një jetë të shëndetëshme.

Disa studiues mendojnë se kripa e tavolinës apo kripa e jodizuar është e nevojshme për njerëzit që kanë mungesa të jodit, të cilët këtë element e marrin përmes kësaj kripe.

Përballë kripës së tavolinës kemi kripën e Himalajeve e cila përmban hekur, i cili i jep dhe ngjyrën rozë.

Sipas studimeve të bëra në kripën rozë shihen gjurmë të 84 mineraleve, por mes tyre ka dhe nga ata që janë të dëmshëm për shëndetin, ose që futen në listën e mineraleve radioaktive si uranium, radium dhe polonium.

Gjithashtu gjurmë në kripën himalaje ka dhe taliumi që cilësohet si helm. Megjithatë, të gjitha këto në sasi aq të vogla sa janë të pakonsiderueshme.

Edhe kripa e himalajeve përmban natrium çka do të thotë se përdorimi i saj nuk na shpëtoka nga rreziqet e ardhshme të hipertensionit dhe problemeve kardiake.

Në tabelën e mëposhme janë fiksuar të përbashkëtat në 4 lloje kripash si dhe sasitë e kalciumit, potasit, magnezit, hekurit dhe natriumit shpesh të njohur si sodium.

Gjithsesi në luftën mes kripës së tavolinës dhe kripës së Himalajeve, të gjithë kanë rezervat e veta. Megjithatë një gjë është e sigurt që duhet bërë; sa më pak kripë të përdorim, aq më shumë e ruajmë veten nga sëmundjet e zemrës dhe veshkave./AgroWeb.org

 

*Rezarta Delisula është zëvendës-kryeredaktore e Gazetës Shqiptare dhe punon si gazetare që prej vitit 1998. Përgjatë karrierës profesionale 17 vjeçare, shkrimet e saj kanë prekur më së shumti çështjet sociale dhe problematikat mjedisore. E apasionuar pas produkteve organike dhe kultivimit të tyre, Rezarta është veçanërisht e interesuar për jetesën e gjelbër. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për agroweb.org.