Përfitimet Shëndetësore nga Vaji Esencial i Pishave

3.8k 0

Vaji i pishës ofron një sërë vlerash shëndetësore. Ky vaj është thuajse pa ngjyrë, por me pak nuanca të së verdhës.

Në varësi të pishës, vaji esencial mund të ketë një aromë të freskët, tokësore dhe pyjore. Vaji i pishës nxirret nga distilimi i gjetheve halore.

Vlerat e vajit të pishës

Vaji i pishës lufton mikrobet, infeksionet, mykun, reumatizmën dhe dhimbjet nervore. Ai ndihmon me djersitjen dhe nxjerrjen e sekrecioneve nga rrugët e frymëmarrjes.

Vaji i pishës gjithashtu ndihmon natyralisht në trajtimin e disa simptomave: Lehtëson tendosjet muskulare dhe reumatizmën. Nëse bëni banjë me të, qetëson trupin.

Stimulon një metabolizëm të shëndetshëm. Eliminon lëngjet e tepërta, acidin urik, kripërat dhe yndyrnat nëpërmjet urinimit. Neutralizon radikalet e lira falë kapacitetit të lartë antioksidues.

Ndihmon kundër infeksioneve në traktin urinar. Vaji i pishës mund të përdoret: Kundër dhimbjeve, bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, kollës dhe të ftohtit.

Hidhni 20 pika vaj pishe në një enë me ujë të vluar dhe thithni avullin. Për të mbrojtur rrobat e leshta nga mola dhe insektet e tjera.

Hidhni 10 pika me vaj pishe në disa napa të leshta dhe vendosini ato në rafte dhe dollapë. Eliminon erën e keqe të cigareve dhe ndotjen e ajrit.

Hidhni katër pika me vaj pishe në një filxhan me ujë. Vendoseni lëngun në një shishe spërkatëse, shkundeni mirë dhe spërkatni me të hapësirat e brendshme të shtëpisë suaj, por jo mbi mobilje.

Çliron bllokimet muskulare nëpërmjet masazheve.

Si të përgatisni vajin e pishës:

Vaji esencial përftohet nga distilimi në temperaturë të lartë i gjetheve halore të freskëta.

Përbërësit

  • Gjysëm gote me vaj të ëmbël bajamesh
  • 2 ose 3 gota me gjethe halore
  • Kavanoz me grykë të gjërë
  • Napë të pastër
  • Shishe qelqi të errët

Udhëzimet

Mblidhni gjethe të freskëta halore. Mos mblidhni halat e rëna në tokë, sepse vaji që nxjerrin do të jetë i prishur.

Lajini me ujë të ngrohtë dhe një detergjent të butë për të hequr papastërtitë, dhe shpërlajini me ujë të bollshëm.

Thajini me letër kuzhine, dhe shtypini në të njëjtën mënyrë siç shtypni hudhrat. Hidhni vajin e bajames në kavanozin me grykë të gjërë.

Shtoni gjethet halore, mbulojeni kavanozin me kapak dhe shkundeni mirë që gjethet halore të përzihen mirë me vajin.

Vendoseni kavanozin në një ambient të ngrohtë dhe mbajeni larg rrezeve të diellit. Tundeni kavanozin njëherë në ditë për një javë të plotë.

Pas një jave vendoseni në një vend të errët dhe lëreni të fermentohet për 14 ditë. Gjatë kësaj periudhe nuk duhet ta tundni kavanozin.

Pas 14 ditësh, kullojeni vajin duke përdorur një napë të pastër. Shtrydheni napën për të nxjerrë të gjithë vajin esencial, të cilin duhet ta hidhni në enën e qelqit me ngjyrë të errët.

Mbylleni kapakun mirë dhe mbajeni në një vend të freskët për të parandaluar ndotjen. Ky vaj mund të përdoret nga 10 deri në 12 muaj. Vajrat esencialë nuk duhen pirë.

Si funksionon vaji i pishës? Mënyrat më të mira për të shfrytëzuar vajin e pishës janë nëpërmjet frymëmarrjes dhe fërkimit sipërfaqësor.

Vaji i pishës përdoret për prerjet, çarjet e lëkurës, djersitjen e tepërt, lëndimet e lëkurët, artritin, dhimbjet muskulare, azmën, bronshitin, të ftohtin, gripin dhe sëmundjet që kanë të bëjnë me stresin./AgroWeb.org