517 0

Makarona të Freskëta apo të Pakos – Vlerat Që Bëjnë Diferencën

Mbetet gjithmonë pak mistikë në momentin kur, dashuria zbret në stomak dhe zgjon fantazinë në shqisën e shijes. Nuk është thjeshtë çështje urie. Më shumë se kaq, është frymëzimi i ndijesisë së kënaqësisë që na përfshin.

Regjisori i madh Federico Fellini, pikërisht nga ky frymëzim skaliti shprehjen e tij të famshme se jeta është magjia e “kurdisur” në një pjatë me makarona. Dhe është pikërisht magjia e shijes së mirë ajo që e bën këtë ushqim një nga më të preferuarit në botë, e sigurisht më të preferuarin edhe në tryezat shqiptare.

Është arti i kombinimit me delikatesë të gjërave më të thjeshta të kuzhinës, miellit, kripës dhe vezëve, dhe kimia e ngjizur mes tyre, magjia për të cilën flet Felini në pjatën e makaronave.

E nëse doni vërtetë të shijoni një pjatë të tillë mes shijes dhe magjikes zgjedhja perfekte është konsumimi i makaronave të freskëta, thënë ndryshe të bëra vetë në kushte shtëpiake.

Të buta, të drejta apo të thurrura, të gjata apo të shkurtra, makaronat janë si një magnet shijeje, pas të cilit askush nuk mund të shpëtojë pa u tërhequr fort. Dashuria me të cilat ato përgatiten, kujdesi në përzjerjen e masave të duhura dhe delikatesa në prerjen fine të secilës fije i bëjnë makaronat e freskëta më të plota në shije, e më të plota në vlera.

Magjia dhe Të Freskëtat Nuk Mund Të Mbyllen Në Kuti

Kur vjen puna tek vlerat që dallojnë mes makaronave të freskëta dhe atyre në kuti, ka shumë të mira ushqyese që bëjnë diferencën. Specialistët e ushqimit pranë AgroWeb.org konfirmojnë se tek makaronat e freskëta vlerat e hekurit, magnezit, vitaminës B dhe disa mineraleve të tjera janë më të forta.

Gjithashtu ata theksojnë se makaronat e freskëta mund të shëbejnë si një mjet i fuqishëm edhe për rënien në peshë, kjo falë fibrave që ato kanë në përmbajtjen e tyre.

Cilësinë e makaronave të freskëta, duke nisur nga përgatitja, tek servirja e deri tek vlerat e tyre në dallim me ato të kutisë na e rrëfen edhe Irma Cani, specialiste në përgatitjen e makaronave e rrjetit të marketeve EcoMarket.

Si një risi në Tiranë, EcoMarket, i ka dedikuar një pavion të veçantë përgatitjes së makaronave të freskëta duke sjellë për konsumatorët përgatitjen e tyre në çast.

“Nuk është thjeshtë ndjekja në mënyrë rigoroze e recetës në përgatitjen e makaronave të freskëta. Sigurisht është edhe dashuria me të cilën ato përgatiten. Nëse dëshiron të hash shëndetshëm, pa e rënduar organizmin, makaronat e freskëta janë zgjidhja më e mirë. Gatuhen shumë lehtë.

Do të mjaftonin vetëm 2 apo 3 minuta dhe janë gati për tu bashkuar me salcën e përgatitur. Mund të hedhësh pak salcë domatesh me borzilok, apo perime të stinës të gatuara lehtë dhe trupi do të përthithë më shumë lehtësi vlerat e tyre ushqyese.

Një tjetër veçori fantastike e makaronave të freskëta të përgatitura vetë është edhe se treten më shpejt dhe lehtë nga organizmi” thotë Irma.

Makaronat, veçanërisht kur janë të freskëta janë të pasura në përmbajtjen e fibrave, t&eueuml; cilat jo vetëm kënaqin urinë por njëkohësisht nga ndihmojmë të çlirojmë energji më lehtë.

Një nga përbërësit më të shëndetshëm të makaronave janë karbohidratet (fibra dietike dhe sheqerna), të cilat janë një katalizator i vërtetë në përcjelljen e energjisë në metabolizëm. Konkretisht 10 % e makaronave ka në përbërjen e tyre karbohidrate ndërsa 6 % e përmbajtjes së makaronave janë proteina.

Janë të gjitha këto vlera që bëjnë makaronat e freskëta apo të bëra vetë, një vepër arti që lartëson shijen e çdo tryeze në familje, mes miqsh, e sigurisht edhe vetëm./AgroWeb.org

 

*Shkrimi i mësipërm është mundësuar përmes partneritetit të programit SmartCapital për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, ekonomisë dhe sipërmarrjeve në Shqipëri.