706 0

E Lire Apo e Shtrenjtë – A ka rëndesi si e blini furçën e dhëmbëve?

Me siguri nuk e keni menduar kurrë se ka një diferencë domethënëse në këtë zgjedhje.

Por a e dini se përse disa produkte si furça e dhëmbëve mund t’i gjeni të ndryshme mes rafteve të supermarketit apo farmacisë.

Çfarë i dallon në të vërtetë këto furça marka, cmimi apo funksioni? Ne do të thonim patjeter që marka dhe çmimi dhe ka një arsye të rëndëishme për këtë.

A duhet të shpenzoni për një furçë?

Në zgjedhjen e një marke të mirë për një aksesor të pandashëm siç është furça e dhëmbëve ka disa avantazhe dhe disavantazhe.

 Ne do të nisim me disavantazhet që ka një zgjedhje e tillë të cilat lidhen kryesisht me çmimin.

Duke qenë se ky produkt duhet të ndërrohet së paku një herë në 2-3 muaj, ju do t’ju duhet të shpenzoni pak më shumë për të, por para se të mëndoni për çmimin duhet t’i hidhni një sy edhe avantazheve që një zgjedhje e tillë ka.

Për disa njerëz, llojet më të avancuara të furçave të dhëmbëve mund të jenë të shtrenjta.

Këto furça dhëmbësh janë të përshtatura me teknologji dhe cilësi më të lartë duke përfshirë furça dhëmbësh elektrike, furça dhëmbësh me kokë me kënd dhe furça zbardhuese me qime të posaçme për të ndihmuar në heqjen e njollave.

Një furçë dhëmbësh më e shtrenjtë zakonisht është e projektuar për të qenë edhe më e rehatëshme në dorë dhe përdorim.

Ndër më të shtrenjtat renditen furçat elektrike të cilat dentistët i rekomandojnë m ëshpesh për shkak se teknologjitë e tyre të avancuara ju ndihmojnë të mbani higjenë më të mirë orale.

Megjithatë ju nuk ken ipse të bëni një zgjedhje jashtë buzhetit tuaj apo të mbani një furçë pa e hedhur për një kohë të gjatë për shkak të çmimit të lartë.

Çfarë ju sugjerojmë ne?

Produkto me çmimin më të ulët në dyqan ka të ngjarë të ketë edhe cilësinë më të ulët, por kjo zgjedhje varet tërësisht nga ju.

Megjithatë nëse po kërkoni diçka të mesme ne kemi perzgjedhur furçat më të mira në treg sipas dëshmive të përdoruesve kudo në botë.

Sipas blogut Electric Teeth një nga furçat manuale më të vlerësuara është CuraProx, një firmë farmaceutike e cila ofron shumë komoditete në larjen e dhëmbëve tuaj.

Furça Curaprox

Përveçse ka një çmim mesatar për një furrcë dhëmbës  i cili varion nga 500-600 lekë në farmaci kjo furçë përbëhet nga qime natyrale.

Furçat janë prodhuar në Zvicër nga Curaplast, duke përdorur teknikat e derdhjes me injeksion. Doreza e tyre është riciklueshme me formë drejtkëndore e cila i lejon puthitjen mirë në duar dhe mbajtjen optimale gjatë larjes së dhëmbëve.

Një furçë standarte dhëmbësh ka 500-1000 qime të cilat janë përgjegjesë për pastrimin e dhëmbëve tuaj. Ndërsa një furçë CuraProx përbëhet nga 5,460 qime individuale me vetëm 0,1 mm trashësi dhe së bashku ofrojnë një përvojë jashtëzakonisht të butë larjeje pa dëmtuar mishrat e dhëmbëve tuaj.

Një tjetër veçanti e tyre është që mund t’i gjeni në ngjyra të ndryshme për femijë dhe të rritur me karakteristikat e mësipërme të njejta për çdo version.

Ku mund t’i gjeni?

Ato i gjeni në çdo farmaci, por dhe onine duke klikuar në faqet zyrtare tek një nga linqet më poshtë të renditura nga çmimi më i lartë tek më i ulëti.

CuraProx Ultra Soft Toothbrush Duo Love

Një paketim dhe dy furça të koleksionit Love për përdorim 2-3 herë çdo ditë. Në faqen zyrtaretë Farma On ato i gjeni me 10% ulje me çmimin 1.134.00 lekë.

Curaprox – Furçë e butë për dhëmbët

Nëse nuk i preferoni furçat e forta, apo keni probleme me mishrat e dhëmbëve Curaprox Soft 1560 CS është një nga versionet e furçave më të buta të CURAPROX. 1,560 filamente CUREN me diametër 0,15 mm. Në faqen zyrtare të e farma.al e gjeni me çmimin 650 lekë.

CURAPROX. 1,560 fije CUREN

Mund të përdoret nga e gjithë familja, është modeli klasik i furçave Curaprox dhe në faqen zyrtare të Farma-City.al e gjeni me çmimin 567 lekë me 10% ulje.