Alergjia nga Dielli – Çfarë Duhet të Dini dhe Kujdesi që Duhet të Tregoni

2.6k 0

Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë më shumë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë syresh ankohen për alergjinë nga dielli.

Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell.

Këto skuqje kanë të bëjnë me çrregullimet e lëkurës së ndjeshme ndërkohë që specifikat e këtij fenomeni të njohur si fotodermatoza do t’i gjeni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.

Nëse keni kaluar disa orë në diell, gjasat janë që në pjesën e kraharorit dhe të krahëve të dalin disa njolla të fryra (edemë ose flluska) me ngjyrë të kuqe.

Zakonisht termi i saktë i alergjisë nga dielli është ‘fotodermatoza’ dhe shpërthimi i këtyre njollave është një nga manifestimet më të përhapura të kësaj alergjie.

Simptomat zakonisht prekin femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeç.

Njollat ndryshojnë nga njeriu, por zakonisht ato shfaqen në ngjyrë rozë ose të kuqe, në pjesën e krahëve, kraharorit dhe këmbëve.

Këto njolla nuk prekin lëkurën e fytyrës.

Njollat shfaqen zakonisht gjatë stinës së verës. Shkaktohen nga ekspozimi afatgjatë në diell pas një periudhe me ekspozim të kufizuar në dritën e tij.

Alergjitë nga dielli zakonisht shoqërohen nga kruarjet ose ndjesinë e djegies.

Çfarë ndodh nëse këto njolla shfaqen disa minuta pas ekspozimit në diell ose përballeni me një shpërthim të fortë kruarjesh.

Kjo do të thotë se ju jeni prekur nga alergjia diellore që mund të prekë çdo zonë të lëkurës së ekspozuar përveç lëkurës.

Njollat zhduken kur futeni në hije dhe në rastin më të keq ato zgjasin 24 orë.

Ka raste kur lëkura skuqet dhe djeg kur ju trajtoni puçrat dhe aknet me doksicilinë një fenomen i ndjeshmërisë nga dielli të shkaktuar nga medikamentet që merren nga goja ose përdoren mbi lëkurë.

Këto njolla ndryshojnë nga njeriu, por ndjesia e djegies nga dielli është më e përhapura.

Ajo mund të prekë të gjitha pjesët e lëkurës të ekspozuara në diell, përfshirë lëkurën.

Nëse jeni në dijeni mbi llojin e medikamenteve që shumëfishojnë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj dielli, është e rëndësishme të shmangni ekspozimin në diell dhe të mbroheni prej tij.

Ndonjëherë dielli mund të përkeqësojë edhe çrregullime si skuqjet e lëkurës.

Nëse vini re që lëkura juaj përkeqësohet nga ekspozimi në diell, atëherë kufizoni daljet në natyrë dhe kujdesuni të lyheni me krem mbrojtës me faktor të lartë.

Por mund të përdorni edhe disa metoda natyrale për të qetësuar lëkurën në rastet e alergjisë siç janë kompresat me ujë me kamomil.

Ose mund të lyeni pjesën e lëkurës së irrituar me xhelin e freskët të Aloe Verës.

Fotodermatoza mund të jetë edhe një problem gjenetik, por kjo ndodh rrallë.

Njerëzit që vuajnë nga ky problem janë tepër të ndjeshëm nga dielli, digjen shpejt dhe shpesh dhe mund të përballen me shpërthime njollash të forta.

Fotodermatoza metabolike mund të shkaktohet edhe nga difektet në enzimat e nevojshme për reagimet kimike në organizëm.

Lloji më i përhapur i saj është porfiria (sëmundja e ndjeshmërisë së lartë nga dielli).

Intensiteti i kësaj sëmundje është i ndryshëm dhe mund të prekë sistemin nervor, lëkurën dhe organe të tjerë.

Nëse kjo sëmundje prek vetëm lëkurën, njollat, flluskat dhe skuqjet janë të pritshme.

Kjo sëmundje nuk kurohet, por ndryshimet në stilin e jetesës – mbrojtja nga dielli, shmangia e tij dhe alkolit- vijnë në ndihmë.

Nëse keni përshtypjen që ndjeshmëria ndaj diellit është e vazhdueshme, AgroWeb.org ju sugjeron të takoheni me një dermatolog që të diskutoni për shqetësimet dhe kurën e mundshme./AgroWeb.org