Supa Dimërore – E Ngrohtë për Gjallëri në Ditët e Zymta

749 0

Supa është mënyra e mirë për të ngrohur shpirtin dhe organizmin e drobitur  sidomos kur ai është prekur nga virozat e stinës.

Zgjidhja më e mirë për t’i dhënë forcë dhe energji organizmit në ditë të ftohta me shi vjen me patjetër nga kuzhina.

Një supë e ngrohtë me më të mirat perime të freskëta të dimrit është ideale për të kënaqur shijen, e mbi të gjitha për të forcuar shëndetin me vlera të mira ushqyese.

AgroWeb.org i’u sugjeron më poshtë një recetë fantastike për përgatitjen e një supe dimërore të shijshme e fantastike në vlerat kurative që përsa i përket komplikacioneve shëndetësore që vijnë nga i ftohti.

Përbërësit e saj gjenden në kuzhinën e çdo familje shqiptare dhe krejt lehtë dhe shpejtë ato mund të shndërrohen në një pjatë të mrekullueshme për një vakt të shëndetshëm në familje.

Supa e Perimeve Dimërore – Si ta Përgatisim në Shtëpi

Kjo supë kremoze është ideale kur keni nevojë për diçka që t’ju ngrohë kockat dhe shpirtin, por edhe t’ju rikthejë energjinë.

Supa mund të përgatitet në një orë sepse receta kërkon perime të pjekura.

Përbërësit

  • 3 karrota të prera në copa të vogla
  • 2 patate të prera në copa të vogla
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 qepë e madhe e prerë në copa të mëdha,
  • 3 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 lugë gjelle me borzilok të tharë
  • Gjysëm luge çaji me kripë
  • Gjysëm lugë çaji me spec djegës
  • 2 gota ujë

Përgatitja

Ndizeni furrën dhe lerëni të ngrohet.

Merrni një enë të pastër dhe hidhni në të karrotat, pataten, hudhrën dhe qepët.

Spërkatini me vaj ulliri, borzilok, kripë dhe specin djegës pluhur.

Përzijini që të garantoni një spërkatje të njëtrajtshme të të gjitha perimeve.

Më pas, hidhini në një tepsi ku keni shtruar një letër pjekje.

Piqini perimet për 50-60 minuta deri sa të zbuten dhe të marrin ngjyrë kafe të çelët.

Pas pjekjes, futini në mikser, shtoni ujë dhe përpunojini deri sa të krijohet një pure e butë.

Shtoni ujë që t’i jepni trajtën e duhur dhe servireni të ngrohtë./AgroWeb.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.