Banane, Mjaltë, Kanellë – Ëmbëlsi Magjike për Shijen

3.1k 0

Cilësohet si fruti i lumturisë.

Banania të shton humorin dhe lufton depresionin për shkak të nivelit të lartë të triptofanit që në trupin tonë transformohet në serotoninë.

Serotonina është hormoni i lumturisë. Ajo i bën njerëzit të ndihen të qetë, të lumtur dhe me humor të mirë. Hani banane dhe jeni të lumtur.

Përfitimet e bananes janë të shumta. Banania është mjaft e shijshme.

Ajo i jep trupit tonë të gjithë ato gjërat e mira për të cilat ka nevojë. Bananet përmbajnë shumë vlera ushqimore, vitamina, fibra, ëmbëlsues natyralë si sukroza dhe fruktoza.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit në familje gjatë mbrëmjes.

Banane me mjaltë dhe kanellë të skuqura me pak gjalpë janë një mrekulli për shijen dhe oreksin.

Një recetë e thjeshtë, krejt e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi, që të kënaq nepsin, të përfshin tërësisht me ëmbëlsinë e saj duke të dhuruar humor dhe energji pozitive.

Mund të konsiderohet si një sallatë e ëmbël, ideale në fakt për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës, pas vakteve të plota por edhe në vaktet e ndërmjetme gjithashtu.

Përgatitja e Bananeve me Mjaltë e Kanellë në Shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit përzgjidhen bazuar në numrin e personave për të cilët do përgatitet, receta më poshtë është për një person)

1 banane

Një lugë mjaltë

Pak kanellë

Një lugë e vogël kafeje me gjalpë të freskët

Pak biskota të thërmuara (sipas dëshirës)

Përgatitja

Tulin e bananes e presim në rrathë të rrumbullakët me një trashësi jo më shumë se 1 centimetër.

Përmes një furçe kuzhine lyejmë një tigan me gjalpë, e vendosim në zjarr dhe vendosim me rradhë rrathët e bananeve. I lëmë për pak sekonda të skuqen dhe i kthejmë nga ana tjetër për t’u skuqur.

Më pas i heqim nga zjarri dhe i vendosim në një pjatë të sheshtë.

I spërkasim me pak mjaltë, kanellë dhe sipas preferencës edhe me pak pluhur biskotash dhe janë gati për t’u servirur./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.