Cilat Simptoma Sëmundjesh nuk Duhet t’i Injoroni

2.6k 0

Dhimbjet e ndryshme të trupit jo domosdoshmërisht duhet të jenë tregues i një problem madhor shëndetësor.

Megjithatë, njeriu duhet të tregojë kujdes dhe vëmendje ndaj të paktën disa simptomave, të renditura më poshtë nga AgroWeb.org.

Mpirje Të Gjymtyrëve

Nëse vëreni mpirje të krahut, këmbës ose fytyrës, atëherë duhet të dini që kjo mund të jetë një tregues i ishemisë.

Kjo simptomë është veçanërisht shqetësuese nëse vërehet në njërën anë të trupit.

Ishemia manifestohet edhe me vështirësinë në ruajtjen e ekuilibrit, marramendjes ose problemeve në të ecur.

Nëse krejt papritur vëreni se nuk ndiheni mirë, ju dhemb koka, jeni konfuzë ose keni vështirësi në të folur e kuptuar, AgroWeb.org ju rekomandon të drejtoheni menjëherë tek mjeku.

Nëse ishemia kapet në kohë, pasojat e saj janë të kapërcyeshme.

Dhimbje Në Kraharor

Dhimbja dhe shtrëngimi në kraharor nuk duhen injoruar kurrë.

Nëse dhimbja shoqërohet me djersitje, vështirësi në frymëmarrje ose të përziera atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se dhimbja e kraharorit ose ndjenja e shtrëngimit janë një tregues i një sëmundjeje të zemrës ose ataku në zemër.

Nëse shtrëngimi dhe dhimbja zgjat disa minuta dhe përsëritet sërish, kjo është një arsye më tepër për t’u vizituar në spital.

Dhimbje Të Pulpës Së Këmbës

Kjo dhimbje mund të jetë tregues i mpiksjes së gjakut në këmbë.

Sëmundja quhet Trombozë  Venoze dhe shfaqet në rastet kur keni qëndruar ulur ose shtrirë për shumë kohë.

Nëse dhimbja është si pasojë e kësaj sëmundjeje, ajo ndihet më shumë kur qëndroni në këmbë ose ecni.

Për shkak të sëmundjes, këmba e prekur enjtet dhe skuqet.

Vështirësi Në Frymëmarrje

Nëse gulçoni, merrni frymë me vështirësi ose ndieni një fishkëllimë sa herë që merrni frymë, shkoni menjëherë tek mjeku.

Nëse ky problem nuk trajtohet, mund të jetë me rrezik.

Këto probleme mund të jenë tregues të azmës, sëmundjeve të mushkërive si bronshiti ose pneunomia apo alergjive./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.