Reçel me Luleshtrydhe – Shije Fantastike në 30 Minuta

2.7k 0

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me luleshtrydhe.

Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten në traditën më fantastike të amvisave shqiptare, atë të reçelit.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë fantastike, krejt të lehtë të përgatitjes së reçelit me luleshtrydhe në shtëpi.

Jo vetëm që mund të ëmbëlsoni veten dhe këdo në familje me këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme por sigurisht mund ta përdorni edhe si një dhuratë të këndshme për miqtë apo të afërmit tuaj.

Përgatitja e Reçelit me Luleshtrydhe

Përbërësit

  • 1 kg luleshtrydhe
  • 800 gr sheqer
  • Lëngu i shtrydhur i një kokrre limoni

Përgatitja

Si fillim pastrojmë luleshtrydhet nga bishtat dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.

Më pas, i vendosim në një kullesë në mënyrë që t’u largohet uji.

Shtrojmë një shtresë me luleshtrydhe në tenxhere, një shtresë me sheqer, e kështu me radhë derisa masat e sheqerit dhe luleshtrydheve të mbarojnë.

I lëmë të pushojnë përreth 6 orë në mënyrë që luleshtrydhet të lëshojnë lëngun e tyre.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni tenxheren në zjarr të ngadaltë. Gjatë përgatitjes së reçelit së luleshtrydheve nuk duhet të hidhni ujë pasi luleshtrydhet kanë lëngun e tyre.

Gjatë zierjes duhet të bëni kujdes që të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres.

Do ta zieni deri në 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa lëngu i reçelit të trashet.

Pak para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë lëngun e limonit, e trazojmë me kujdes për pak sekonda dhe e largojmë nga zjarri.

E lëmë të ftohet dhe e vendosim në kavanoza të sterilizuar dhe i vendosim në frigorifer./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.