Një Banane Para Gjumit për Qetësimin e Muskujve dhe Organizmit

2.3k 0

Të bësh një sy gjumë nuk mjafton.

Gjumi i mirë mbi 7 orë të jep qartësi në të menduar, reflekse të shpejta, humor të mirë dhe organizëm më në formë.

E megjithatë, gjumi nuk vjen sa hap e mbyll sytë dhe ata që arrijnë të flejnë menjëherë na duken si jashtëtokësorë.

Gjatë ditës, kur përballemi me dilemat e ushqyerjes, harrojmë të shqyrtojmë rolin e ushqimeve tek gjumi.

Fundja, gjatë ditës, ai na duket shumë i largët.

Më poshtë do të mësoni për ushqimet që duhet të konsumoni dhe nuk duhet të konsumoni për të fjetur mirë.

Ushqimet më të mira që të vënë në gjumë

Bananet

Bananet përmirësojnë gjumin sepse përmbajnë magnez dhe kalium, dy minerale që qetësojnë muskujt.

Bananet përmbajnë edhe karbohidrate që nxisin gjumin.

Qershitë

Qershitë janë të paktat burime natyrale të melatoninës, substanca kimike që ndihmon të kontrollojë orën e brendshme të organizmit.

Pirja e lëngut natyral të qershisë ofron përmirësime të vogla në kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit, tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike.

Qumështi

Një gotë me qumësht përpara se të flini gjumë rekomandohet nga të gjithë ekspertët.

Qumështi përmban tryptophan, një amino acid i nevojshëm për qetësinë dhe gjumin.

Drithërat e pasuruar

Karbohidratet në veçanti janë të mira për gjumin.

Provoni drithëra të pasuruar me qumësht ose bukë elbi.

Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël përmban karbohidrate komplekse që promovojnë gjumin por edhe kalium që qetëson muskujt.

Ushqimet Më Të Këqija Për Gjumin

Sallamrat dhe salçicet

Përmbajtja stratosferike e yndyrës në këto ushqime mban larg gjumin.

Yndyra stimulon prodhimin e acidit në stomak dhe urthin dhe ju lë pa gjumë.

Vera

Alkoli është i tmerrshëm për gjumin.

Ai metabolizohet shpejt në sistem dhe nxit zgjimin disa herë gjatë natës.

Për më tepër, alkoli përkeqëson gërrhitjen

Kafeja

Kafeja përmban kafeinë që stimulon sistemin nervor qendror.

Nëse pini kafe në mbrëmje nuk do të jeni në gjendje të flini mirë natën.

Pijet energjike

Pijet energjike përmbajnë shumë kafeinë dhe duhen shmangur edhe nëse synoni t’i pini paradite.

Në shumicën e rasteve, kafeina tek pijet energjike kërkon të paktën tetë orë për tu metabolizuar./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.