Pite me Presh dhe Djathë

764 0

A keni menduar ndonjëherë të kombinoni pitet me djathë të bardhë dhe presh?

Nëse jo, atëherë AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë këtë recetë të thjeshtë dhe shumë të shijshme.

Përbërësit

  • 210 g miell 00
  • 70 ml ujë i ngrohtë
  • 50 g sallo
  • 3 ml uthull e bardhë
  • 200g presh
  • 150 g djath i bardhë
  • 100 g djathë kaçkavall
  • 15 ml vaj ulliri
  • kripë sipas shijes

Përgatitja

Për të bërë pitet, së pari përgatisni brumin. Në vendin tuaj të punës shtoni miellin dhe në qendër të tij shtoni sallo, kripë dhe uthull. Përpunojeni këtë masë me duar dhe më pas shtoni ujin e ngrohtë, derisa masa të jetë e lëmuar dhe homogjene.

Formoni me të një top dhe lëreni brumin të pushojë në frigorifer për 30 minuta.

Ndërkohë, qëroni preshin dhe priteni në shirita jo shumë të gjatë. Skuqini ato në një tigan me vaj, në nxehtesi mesatare, për 6-7 minuta derisa të fillojnë të marrin ngjyrë. Shtoni kripë për shije, sipas dëshirës.

Pas skuqjes trasferojini në një tas dhe shtoni djathrat duke i përzier mirë.

Merrni brumin dhe hapeni në një trashësi prej 1.5 mm, më pas priteni në rrathë me diametër 12 cm.

Filloni të mbushni çdo njërin prej tyre me përzierjen e preshit dhe të djathit.

Palosni rrathët në gjysmë dhe shtypni skajet me gishta për t’i mbyllur ato.

Pas të keni formuar pitet, ngrohni vajin në një tigan dhe skuqni 1 ose 2 copa në të njëjtën kohë, për 4-5 minuta.

Kur pitet të marrin ngjyrë të artë, kullojini dhe trasferojini në një letër kuzhine për të hequr vajin e tepërt.

Këshilla

Pitet me djathë dhe presh, mund të ruhen në frigorifer për një ditë dhe të nxehen në furrë përpara se të shërbehen.

Nëse dëshironi, mund të përgatisni brumin paraprakisht dhe ta ruani në frigorifer për një ditë.

Nëse keni përdorur përbërës të freskët, mund të ngrini pitet e mbushura. Mjafton t’i mbuloni ato mirë me mbështjellës plastik për të parandaluar plasjen e brumit./AgroWeb.org