Uji i Hithrës për Forcimin dhe Kundër Rënies së Flokëve – Si ta Përdorni

9.6k 0

Shumë njerëz përjetojnë fenomenin e rënies së shpeshtë të flokëve, sidomos në stinët e ngrohta.

Megjithëse shumë studime janë bërë ende nuk ka një specifikim të qartë se përse rënia e flokëve është sezonale.

Një problem, i cili padyshim është shqetësues për të gjithë njerëzit e vuajnë e që përpiqen me mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe të kushtueshme.

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi.

Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e  flokëve.

Ashtu siç mund të ndikojë edhe përdorimi i produkteve të pasura me kimikate, disa medikamente të caktuara.

Në këtë dukuri aspak të pëlqyer ndikojnë dhe sëmundje të caktuara siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë kurë me veti të forta me bimën e hithrën e cila forcon rrënjët e flokëve dhe parandalon rënien e tyre, si dhe një tjetër kurë me lëngun e qepës dhe aloe verës.

Lëngu i Hithrës dhe si ta Përdorni

AgroWeb.org ju udhëzon të zjeni një grusht me hithra në 250 ml ujë për 10 -15 minuta dhe lëreni më pas të ftohet.

Përdoreni pasi të keni larë dhe shpëlarë flokët si zakonisht. Më pas masazhoni flokët me lëngun e hithrës sidomos tek pjesa e rrënjëve të flokëve dhe skalpit të kokës.

Mbajeni për rreth 10 – 15 minuta e më pas shpëlajeni. Përsëriteni këtë kurë të paktuen dy here në javë.

Lëngu i Qepës dhe Aloe Vera 

Falë nivelit të lartë të squfurit, lëngu i qepës është ndër metodat më efikase natyrale për forcimin e flokëve dhe parandalimin e rënies së tyre.

Lëngu i qepës ndihmon në qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve, rigjeneron qelizat dhe redukton inflamacionin.

Si T’i Përdorni 

Aplikoni lëngun e qepës direkt në skalpin e kokës. Mbajeni ashtu për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni. Më pas, lajini flokët si zakonisht.

Një tjetër metodë është edhe përzjerja e tre lugë gjellë me lëng qepe dhe  dy lugë gjelle me gjel aloe vera. Mund të shtoni edhe një lugë vaj ulliri. Aplikoni masën në skalpin e kokës dhe lëreni të paktën për 30 minuta para se ta shpëlani.

Përdorini këto dy metoda dy apo tre herë në javë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.