Lëkura e Portokallit Për Pastrimin e Mushkërive dhe Frymëmarrjen

1.5k 0

Lëkura e portokallit është shumë e mirë për pastrimin e mushkërive nga helmet e marra nga ajri dhe substancat që shkaktojnë alergji.

Vlerat E Rëndësishme Të Lëkurës Së Portokallit

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, lëkura e portokallit është e pasur jo vetëm me vitaminë C, por edhe me vitaminë A, enzima, fibër dhe pektinë.

Vitamina C është fantastike për sistemin imunitar, veçanërisht në kohët kur ai ka më shumë nevojë që të luftojë të ftohurën dhe gripin.

Përveç vitaminës C, lëkura e portokallit përmban flavonoidë, kalçium, magnez dhe bakër.

Flavonoidët janë antioksidantë që jo vetëm që pastrojnë mushkëritë, por edhe pengojnë shfaqjen e tumoreve.

Si Të Mbroni Mushkëritë Nga Helmet

Njeriu është i ekspozuar ndaj një niveli të lartë ndotjeje dhe toksinash që vështirësojnë punën e mushkërive.

Ajri është i ndotur dhe të gjitha substancat që futen në trup depozitohen në mushkëri duke rënduar funksionin e tyre.

Lëkura e portokallit duhet pastruar mirë me sodë buke për të larguar pesticidet.

Ajo duhet konsumuar rregullisht ndonëse është e vështirë për t’u kafshuar dhe përtypur.

Ju mund ta përfshini lëkurën e portokallit në lëngje frutash ose ta thani atë dhe më pas ta bluani sa të bëhet pluhur.

AgroWeb.org ju sugjeron që pluhurin e lëkurës së portokallit ta konsumoni me sallata dhe gatime të ndryshme.

Çaji I Lëkurës Së Portokallit Për Rrugët E Frymëmarrjes

Lëkurën e thatë të portokallit mund ta shfrytëzoni edhe për një çaj shërues dhe plot shije.

Për këtë çaj që rekomandohet edhe për duhanpirësit. duhet të përdorni 250 ml ujë dhe një lugë gjelle me lëkurë portokalli të thatë mundësisht të shkërmoqur.

Ziejini së bashku dhe më pas lëkurat mbajini në ujë për 1 orë.

Pas një ore kullojeni çajin shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe pijeni të ngrohtë.

Këtë çaj mund ta pini rregullisht çdo ditë për të pastruar rrugët e frymëmarrjes dhe pastruar mushkëritë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.