Mënyrat më të Mira që ju Pengojnë të Hani më Shumë se Duhet

1.1k 0

Shumë persona hanë më shumë nga sa iu kërkon trupi i tyre, ndërsa të tjerë nuk ia dalin dot të kontrollojnë nepsin e tyre. Arsyet janë të shumta. Disa hanë shumë sepse ndihen në stres, ndërsa disa të tjerë vetëm sepse nuk e kishin planifikuar vaktin e tyre të radhës.

Nuk ka nevojë për panik, tanimë ka plot mënyra për t’i bërë ballë këtij problemi. Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org disa metoda të cilat ju ndihmojnë vërtet të kontrolloni oreksin tuaj.

Eiminoni hutimet

Gjatë ngrënies ju duhet të eliminon çdo gjë që ju huton nga ushqimi. Zakonisht njerëzit kryejnë dhe aktivitete të tjera gjatë kohës që hanë, duke filluar nga përdorimi i telefonit e deri tek shikimi i televizorit. Diçka e tillë heq vëmendjen nga e ngrëna dhe ju nuk dëgjoni sinjalet që trupi ju jep kur është i ngopur.

Të hash ngadalë

Studime të shumta e mbështesin këtë metodë. Nëse ju hani ngadalë, i jepni kohë trurit tuaj që të kuptojë nëse stomaku është i ngopur apo jo, në mënyrë që të dërgojë sinjalet. Nëse ju hani shpejt ky funksion nuk kryhet dhe kështu ju përfundoni duke ngrënë më shumë.

Hani porcione të shëndetshme

Nuk thonë kot që të hash pak por shpesh është zgjidhja më e mirë. Personat që nuk arrijnë të ruajnë porcionet e duhura për ushqimet përfundojnë duke ngrënë më shumë ushqim.

Qëndroni larg tundimeve

Që të gjithë kemi rënë pre e ngrënies në orë të vona vetëm e vetëm sepse e dimë që diku në ndonjë dollap ka pak çokollatë apo ëmbëlsirë. Prandaj ekspertët këshillojnë që nëse doni vërtet të filloni të hani shëndetshëm, duhet të hiqni nga shtëpia të gjitha tundimet. Dhe kjo nuk do të thotë që t’i hani që të gjitha njëherësh.

Hani ushqime të pasura me fibër

Fibra luan një rol kyç në krijimin e ndjesisë së ngopjes për një kohë më të gjatë. Ushqime si fasulet, thjerrëzat, patatet, arrorët, bizelet, tërshëra, frutat me lëkurë, janë të pasura me fibër.

Hani ushqime të pasura me proteina

Ushqime të tilla ju ndihmojnë që të mbajnë organizmin më gjatë të ngopur. Dhe nëse ju i hani në mëngjes do të shikoni që do të filloni të humbisni edhe peshë. Ushqime si kosi, kefiri, arrorët, apo qumështi i përkasin këtij grupi.

Të hash me orare dhe të gjitha vaktet

Shumë njerëz mendojnë se nëse eliminojnë një nga vaktet kryesore të ditës do të kenë balancuar dietën e tyre. Por ata vetëm sa kanë krijuar mundësinë që të hanë më shumë vaktin tjetër. Siç përmendet dhe më lart, është më mirë që të hani më shpesh dhe me porcione të vogla sesa me vakte më larg njëri-tjetrit.

Reduktoni stresin

Sipas studimeve, është vënë re se stresi është një nga ndikuesin kryesorë të ngrënies me tepri. Pas një situate plot stres, hormonet e disbalancuara prodhojnë urinë për të nxitur trupin që të zëvendësojë energjinë që ka humbur. Dhe si rezultat, stresi kronik mund të ndikojë në një uri të qëndryshme dhe agresive që çon në shtimin në peshë.

Prandaj është më e mira që të eliminoni stresin tuaj duke u marrë me aktivitet sportiv, duke dalë shëtitje apo duke zhvilluar një pasion që ju ndihmon në manaxhimin e mendimeve negative./AgroWeb.org