Rastet Shëndetësore kur Mund të Rrezikoheni nga Tromboza

2.5k 0

Bllokimi i enëve të gjakut nga mpiksja e tij mund të bëhet shkak për atakun në zemër dhe isheminë.

Sipas ekspertëve, tromboza dhe mpiksja e gjakut shkaktohet nga një sërë faktorësh përfshirë: medikamentet, terapitë hormonale, duhanpirja dhe pesha.

Megjithatë në shumë raste, tromboza shkaktohet edhe nga probleme më të thella shëndetësore.

Ateroskleroza

Ateroskleroza ka të bëjë me depozitat e mëdha të pllakëzave yndyrore në enët e gjakut si pasojë e kolesterolit të keq.

Ajo mund të shkaktojë trombozë dhe dëme të mëdha në zemër.

Fibrilacioni Atrial

Në këtë rast kemi të bëjmë me aritminë e zemrës e cila pengon qarkullimin e gjakut.

Në rastin e fibrilacionit atrial, gjaku grumbullohet në zemër dhe mpikset.

Në këtë formë au rrugëton drejt trurit dhe mund të shkaktojë ishemi.

Diabeti

Diabeti shkakton ndryshime në gjak duke e bërë atë më të brishtë ndaj mpiksjes.

Ekspertët thonë se 80 përqind e njerëzve që vuajnë nga diabeti janë të rrezikuar nga vdekja si pasojë e mpiksjes së gjakut.

Mungesa e Lëvizjes

Qëndrimi ulur ose shtrirë për periudha të gjata kohore mund të shkaktojë grumbullimin e gjakut në këmbë duke shkaktuar trombozë të venave të thella.

Në rastin më të keq, ajo mund të shkaktojë embolizëm pulmonar në mushkëri.

Ndërhyrjet Kirurgjikale

Tromboza mund të formohet para apo pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Rreziku është më i lartë nëse kemi të bëjmë me një ndërhyrje që kërkon riparimin e enëve të gjakut apo bajpas.

Shtatzania

Shtatzania shoqërohet me një rrezik në rritje për formimin e trombozës në organizmin e gruas.

Mitra e saj mund të shtypë enët e gjakut duke ngadalësuar qarkullimin e tij.

Rreziku i trombozës është i lartë edhe 6 javë pas lindjes dhe akoma më i lartë tek gratë që kanë kryer lindje me operacion.

Ushqimet Më Të Mira Për Qarkullimin e Gjakut

Farat e Linit

Këto fara janë të pasura me minerale dhe acide yndyrore omega-3 të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e tij.

Mund t’i përdorni në gatime të ndryshme.

Piperi I Kuq

Piperi i kuq ka aftësi natyrale në hollimin e gjakut.

Megjjithatë, konsumi i tepërt i tij shkakton probleme të tjera, ndaj AgroWeb.org këshillon që çdo hap në këtë drejtim duhet bërë me konsultën e mjekut.

Çaji I Kanellës

Kanella përmirëson qarkullimin e gjakut por edhe trajton probleme të tjera të brendshme dhe të jashtme të organizmit.

Kanellën mund ta konsumoni çdo ditë si çaj, por nuk duhet ta teproni sepse në të kundërt do të dëmtoni veshkat.

Qepa

Qepa luan rolin e një holluesi natyral të gjakut.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga problemet kardiovaskulare duhet të hanë qepë çdo ditë.

Qepa zgjeron arteriet dhe lejon gjakun të qarkullojë pa asnjë pengesë.

Lëngu I Spinaqit

Kjo barishte është e pasur me vitaminë K e cila parandalon mpiksjen e gjakut.

Spinaqin mund ta përfshini në sallata dhe gatime të ndryshme, ose ta pini si lëng duke shtrydhur gjethet bashkë me fruta te gjelbra.

 

Kujdes

Nga AgroWeb.org është e këshillueshme që të konsultoheni me një mjek për të marrë trajtimin e duhur kundër mpiksjes së gjakut./AgroWeb.org