Çaji i Gjembgomarit për Pastrimin e Organizmit – Si ta Përgatisni dhe Përdorni

8.5k 0

Gjembgomari është një bimë e egër që rritet në mbarë Shqipërinë dhe eksportohet fuqishëm në tregjet e huaja.

Farat e bimës, sipas të dhënave të AgroWeb.org, përpunohen dhe konsumohen kryesisht për pastrimin e mëlçisë.

Kjo bimë është shumë efikase kundër cirrozës hepatike, dhjamosjes së mëlçisë dhe hepatitit.

Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.

Ekstrakti nga gjethet, kokrrat dhe farat e bimës që përmbajnë silimarinë mund të bëhet çaj, kapsula ose tretësirë.

Si Përgatitet Çaji i Gjembgomarit

Çaji i gjembgomarit përgatitet duke zier farat e shtypura ose të bluara të bimës.

Për përgatitjen e çajit ju nevojiten:

  • 1 lugë gjelle me fara të bluara në pluhur.
  • 2 filxhanë me ujë
  • 1 lugë çaji mjaltë

Vendoseni ujin në një çajnik dhe lëreni të marrë valë.

Më pas fikeni zjarrin dhe hidhni farat e bluara duke i lënë në ujë për 3 deri në 5 minuta.

Kullojeni çajin dhe hidheni në filxhan duke shtuar mjaltin për më shumë shije.

Pijeni për rreth 15 ditë në muaj.

Vlerat e Çajit Të Gjembgomarit

Çaji i gjembgomarit është shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti, problemet me tretjen, artriti, ankthi dhe obeziteti.

Ky çaj është shumë i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Cirroza e Mëlçisë

Silimarina, përbërësi aktiv i bimës, përbëhet nga flavonoidë të ndryshëm të cilët bëjnë një punë shumë të mirë në riparimin e qelizave të dëmtuara dhe fuqizimin e organit.

Inflamacioni dhe Shëndeti i Zemrës

Ky çaj bimor lufton inflamacionin dhe eliminon dhimbjet e kokës, barkut e të tjerë.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, çaji i gjemb gomarit njihet gjithashtu për aftësinë e tij në uljen e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Ai ul rrezikun e atereosklerozës, atakut në zemër dhe ishemisë.

Rënia Nga Pesha Dhe Tretja

Bima në përgjithësi ndihmon për rënien nga pesha.

Çaji i farave të saj stimulon metabolizmin dhe frenon oreksin e tepërt.

Për më tepër, ky çaj është efikas kundër konstipacionit, fryrjeve dhe inflamacionit të stomakut.

Detoksi

Duke përmirësuar shëndetin e mëlçisë dhe zemrës, çaji i gjemb gomarit është i shkëlqyer për pastrimin e organizmit nga toksinat, yndyrnat, kripërat dhe uji i tepërt.

Diabeti

Gjemb gomari rrit rezistencën ndaj insulinës dhe pengon luhatjen e rrezikshme të sheqerit në gjak pas konsumit të karbohidrateve.

Ky çaj është shumë i mirë për njerëzit që janë shumë të rrezikuar nga diabeti./AgroWeb.org