Kurat më të Mira Natyrale Kundër Irritimit të Skalpit të Kokës

860 0

Shampoja, zbutësi i flokut, ekzema apo përtharja e lëkurës janë disa prej faktorëve që nxisin irritimin e skalpit.

Irritimi i skalpit shpesh shoqërohet me rritje të nivelit të zbokthit.

Ky problem mund të zgjidhet duke u konsultuar me një dermatolog por edhe me disa trajtime krejt natyrale që mund t’i bëni në shtëpi.

Kurat Më Të Mira Natyrale Kundër Irritimit të Skalpit

Këto trajtime janë tërësisht me produkte natyrale siç është uthulla e mollës, trumza e të tjera.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm që luftojnë kancerin, por edhe përmirësojnë funksionet e trurit.

Këto antioksidantë ndihmojnë të zgjidhni çështjen e zbokthit duke ulur sasinë e qelizave të stimuluara nga inflamacioni.

Bustinat e çajit jeshil mund t’i përdorni për të fërkuar skalpin me to dhe më pas shpëlarjen e kokës pas disa orësh.

Uthulla e Mollës

Uthulla e mollës rekomandohet kundër një sërë problemesh dhe sëmundjesh shëndetësore.

Këtu përfshihen: diabeti, obeziteti, sëmundjet e zemrës, kolesteroli i lartë, kanceri e problemet me tretjen.

Ju mund t’i lani flokët me pak uthullë të tretur në ujë dhe do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm në ekuilibrat e pehashit dhe në pakësimin e zbokthit.

Trumza

Trumza është një nga erëzat më të mira në gatim. Por përdorimet e saj janë të përhapura përtej kuzhinës.

Mjafton të zieni dy lugë gjelle me trumzë të thatë në 2 gota ujë dhe do të përfitoni një kurë mjaft të mirë kundër zbokthit.

Pasi ta keni kulluar lëngun përdoreni për masazhimin e flokut nga skalpi tek rrënja dhe mbajeni për 30 minuta përpara shpëlarjes.

Vaji i Arrës së Kokosit

Ky vaj lufton mykun dhe bakteret dhe mund të përdoret për zbutjen e skalpit të thatë. Mjafton ta masazhoni skalpin me pak vaj të arrës së kokosit dhe ta mbani për 10 minuta.

Më pas lajini flokët si zakonisht.

Vaji i Çajit Të Pemës

Ky vaj australian ofron lehtësim të menjëhershëm nga skalpi i irrituar, psoriaza dhe zbokthi.

Këtë vaj duhet ta tresni gjithmonë me një vaj bartës siç mund të jetë aloe vera apo vaji i arrës së kokosit.

Atë mund ta hidhni edhe në shampon tuaj të preferuar për përdorim të përditshëm./AgroWeb.org