Sa Gjatë Mund të Rezistojë Njeriu pa Pirë Ujë

1.9k 0

Uji është një pjesë shumë e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme e shëndetit të njeriut.

Të dhënat e ekspertëve tregojnë një njeriu mund të mbijetojë për vetëm pak ditë pa ujë.

Megjithatë, humbja e jetës si pasojë e mungesës së ujit ose dehidratimit është në varësi të faktorëve të tjerë siç janë: mjedisi dhe aktiviteti fizik.

Njeriu mund të dehiratohet shumë shpejt.

Dehidratimi shoqërohet me një etje të pashoqe, lodhje ekstreme, dështim të organeve dhe eventualisht vdekje të parakohshme.

Në ditën e parë të mungesës së ujit njeriu mund të ketë shumë etje dhe të jetë i plogësht ndërkohë që organet fiken në ditën e tretë të mungesës së ujit.

Megjithatë, rezistenca e organizmit ndaj mungesës së ujit varet nga disa faktorë.

Sa Gjatë Mund Të Rezistojë Njeriu Pa Ujë

Trupi ka nevojë për ujë që të kryejë shumë funksione, përfshirë këtu ekuilibrimin e temperaturës dhe të garantojë jetëgjatësinë e qelizave.

Sipas ekspertëve, njeriu mund të mbijetojë pa ujë për 3 ditë, por faktorë të tjerë kanë një rol domethënës tek kjo përllogaritje.

Për shembull nëse një njeri jeton në një vend me temperatura të larta dhe nuk pi ujë, është shumë i rrezikuar.

Trupi e përdor ujin për prodhimin e djersës. Mungesa e saj rrit temperaturën në trup dhe më pas ul volumin e gjakut.

Kur në trup qarkullon më pak gjak, tensioni i gjakut bie në nivele të frikshme.

Kjo çon jo vetëm në humbjen e ndjenjave por edhe në vdekjen e parakohshme.

Faktorët që ndikojnë në nevojat e njeriut për ujë janë:

  • Mosha,
  • Aktiviteti fizik,
  • Shëndeti i përgjithshëm,
  • Pesha dhe gjatësia,
  • Gjinia.

Ushqimi luan gjithashtu një rol në nevojën për ujë.

Nëse njeriu konsumon ushqime të pasura me ujë, siç janë lëngjet, frutat dhe perimet, ai nuk do të ketë shumë nevojë për ujë.

E kundërta ndodh në rastin e një personi që ushqehet me drithëra e ushqime të thata.

Dikush që jeton në vendet e nxehta ka nevojë për më shumë ujë, ndërsa njerëzit që qëndrojnë në një vend ku klima është e kontrolluar, nuk kanë shumë nevojë për sasi të mëdha uji.

Lexoni linkun këtu për të mësuar se sa gota uji do ju duhet të pini çdo ditë./AgroWeb.org