Fytyra, pjesa më delikate dhe e ekspozuar e të gjithë trupit pa dyshim që kërkon edhe një kujdes më të veçantë.
Një ndër pjesët më të holla të lëkurës, ku shpesh mund të shikoni shenja, nishane apo puçrra që shtohen dita ditës.
Kjo nuk është aspak e kënaqshme e sidomos për personat që vuajnë nga sëmundje kronike të lëkurës, siç janë aknet.
Tashmë shumë të njohura vetitë e tyre në lëkurë, shenja, irritim dhe puçrra të vazhdueshme.
Sa herë që ndërhyni në fytyrën tuaj për t’i hequr, krijoni shenja akoma më të mëdha.
Prandaj ndaj kujdesi duhet të jetë sa më delikat dhe efikas.
Ndonëse janë një shqetësim shumë i përhapur për njerëz të të gjitha moshave, shenjat e akneve në fytyrë më në fund mund të kenë një kurë.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju sugjeron tre mënyra të shpejta që mund t’i realizoni çdo darkë në shtëpitë tuaja dhe do t’ju ndihmojnë me zbehjen e këtyre pjesëve në ftytyrë.
Ndiqni më poshtë hap pas hapi të gjithë përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes së tyre, në mënyrë që fytyra juaj t’ju falënderojë.
Aloe vera
Aloe vera është një bimë me veti të mrekullueshme anti-inflamatore dhe qetësuese për trupin.
Enzimat që kjo bimë ka në përbërjen e saj, e bëjnë një mënyrë shumë efikase për të trajtuar aknet dhe për të rigjeneruar fytyrën.
Përdorimi i shpeshtë i kësaj bime mbi lëkurën problematike do t’i bëjë shenjat të zbardhen dhe zhduken gradualisht me kalimin e kohës.
Mjafton të këpusni një gjethe aloe të freskët, ta ndani në mes dhe të nxirrni prej saj lëngun dhe xhelin karakteristik të kësaj bime.
Mund të zgjidhni ta aplikoni menjëherë xhelin në fytyrë të pastër dhe ta mbani për gjithë natën.
Gjithashtu sipas dëshirës mund ta përzieni edhe me përbërës të tjerë natyralë.
Ndër to renditen vajrat esencialë siç është vaji i rozmarinës, mjafton të hidhni 2-3 pika tek xheli dhe ta vini atë të gjithë mbi fytyrë.
Lërini përgjatë gjithë natës dhe në mëngjes shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë si zakonisht.
Këtë proces bëjeni çdo natën para se të flini duke e fokusuar tek pjesët ku shenjat janë më të thella.
Limoni
Vetitë e limonit si një zbardhues dhe dezinfektues natyral janë të njohura dhe provuara tashmë.
Nëse keni shenja kafe dhe të thella, limoni do t’ju vijë në ndihmë me disa mënyra shumë të lehta dhe efikase.
Përveçse do ta pastrojë lëkurën nga qelizat e vdekura do të ndihmojë edhe në rifitimin e elasticitetit të saj.
Shtrydhni disa pika limon në një pambuk ose napë të pastër dhe aplikojeni atë në fytyrë të pastër.
Vendosni më shumë tek pjesa ku shenjat janë më të thella dhe të errëta.
Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë.
Këtë proces mund ta bëni dy herë në ditë për rezultate të mrekullueshme.
Një mënyrë tjetër është edhe ajo e përzierjes së disa pikave limon me 1 lugë çaji mjaltë.
Aplikojeni këtë maskë në fytyrë, kryesisht aty ku keni shenja dhe lëreni për 10-15 minuta.
Më pas shpëlajeni dhe thajeni fytyrën me kujdes. Këtë trajtim përsëriteni çdo natë para se të shkoni për të fjetur.
Vaj kokosi
Vaji i kokosit është bërë i njohur vetëm vitet e fundit, por vetitë e tij janë shumë kuruese dhe jetëgjata.
Një burim shumë i mirë i vitaminës E e cila hidraton, rigjeneron dhe shkëlqen lëkurën e fytyrës.
Mund ta aplikoni në lëkurë sipas dëshirës të ngrohtë ose të ftohtë dhe të masazhoni shenjat me të.
Bëjeni këtë për 10-15 minuta më pas lëreni të veprojë mbi lëkurë për 1 orë.
Për personat që kanë lëkurë të thatë, mund të jetë një shpëtim për të pasur lëkurë të hidratuar për një kohë të gjatë.
Bëjeni këtë trajtim çdo darkë mbi fytyrë të pastër dhe shenjat do të fillojnë të zhduken gradualisht.
AgroWeb.org ju këshillon që gjithnjë të përdorni produkte sa më natyrale, për të pasur rezultate sa më të sigurta dhe të shëndetshme.
Këto kura janë efikase për të zbutur shenjat e vogla të shkaktuara kryesisht nga sëmundje të lëkurës apo nga aknet.
Me shumë pak mund do të keni një fytyrë të hidratuar, uniforme dhe më të pastër./AgroWeb.org