2.4k 0

Si të Hiqni Etiketat nga Kavanozat – Mënyra Më e Lehtë në Shtëpi

Kavanozat e qelqit në shtëpi dihet që kanë shumë funksione dhe janë të pazëvendësushëm.

Konservimi sa më i mirë i ushqimeve është i rëndësishëm për një sërë procesesh që ato kalojnë.

Apo thjesht të përdoren për t’i ruajtur ushqimet të freskëta.

Megjithëse në dyqane e supermarket shiten, plot të tillë të posaçëm për të konservuar ushqime, shpesh amvisat përdorin kavanozat e vjetër të salcave të domateve apo turshive.

Siç dihet ato kanë një ambalazh prej letre të ngjitur thuajse në të gjithë sipërfaqen e tyre, i cili në kontakt me ujin mund të kthehet në një masë të bezdisshme dhe ngjitëse.

Kjo pasi rripet, prishet duke ju krijuar kavanozave tuaj një pamje jo shumë të bukur.

Prandaj në këtë artikull të AgroWeb.org ju shpjegojmë mënyrën më të lehtë se si të mund të hiqni pa problem etiketat e vjetra nga kavanozat tuaj.

Këtë metodë mund ta përdorni edhe për çdo enë qelqi që keni në shtëpi.

Si të Veproni

Fillimisht përzieni gjysmë gotë ujë me gjysmë gotë uthull molle.

Me të lagni me kujdes pjesën e letrës së etiketave.

Bëni kujdes që etiketa të jetë plotësisht e lagur me këtë përzierje uji dhe uthulle.

Më pas lyejeni atë me kujdes me pak vaj, cilin do që përdorni për gatim në shtëpi.

Lërini kavanozat tuaj brenda në lavaman ose në një hapësirë të izoluar.

Bëjeni këtë për disa orë ose gjatë gjithë natës për rezultate më të mira.

Të nesërmen në mëngjes mjafton t’i merrni kavanozat tuaj dhe etiketat do të hiqen shumë lehtë, mjafton t’i spostoni me gishta.

Në këtë mënyrë do të hiqni etiketën, bashkë me ngjitësen e saj dhe do të përfitoni një kavanoz plotësisht të pastër.

Që kjo metodë të funksionojë është e rëndësishme t’i mbuloni mirë të gjithë kavanozat me vaj.

Në fund lajini si normalisht kavanozat tuaj, duke i fërkuar mirë me detergjentin e enëve, në mënyrë që i gjithë vaji të ikë nga sipërfaqja e tyre./AgroWeb.org