Problemet me Frymëmarrjen Gjatë Dimrit – Si të Përballoni Ditët e Ftohta

803 0

Teksa temperaturat ulen, fillojnë e shfaqen problemet me frymëmarrjen.

Ajri i ftohtë e veçanërisht ai i thati, mund të ndikojnë shumë në shëndetin e mushkërive tuaja.

Një problem që mund të prekë të gjithë njerëzit, ku më të rrezikuarit janë ata që kanë probleme me aparatin e frymëmarrjes.

Më siguri i kujtoni ditët e mesit të dimrit ku era e fortë dhe e thatë ju lë pa frymë në mes të rrugës.

Kjo ndodh për disa arsye të thjeshta që lidhen me mungesën e lagështisë në ajër gjatë uljes së madhe të temperaturave.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org, do të ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si ta përballoni sa më mirë këtë problem në stinën e gjatë të dimrit.

Frymëmarrja  me hundë

Kur ju merrni frymë vetëm me hundë dhe jo me gojë, ajri që do të futet e trup ka tendencën që të ngrohet.

Kjo pasi, kalon nga hunda tek fyti dhe në të gjithë rrugët e frymëmarrjes duke bërë që kur arrin në mushkri të jetë më i ngrohtë.

Nga ana tjetër kur merrni frymë me gojë, ajri depërton menjëherë në mushkëri i ftohtë dhe i thatë duke krijuar vështirësi në frymëmarrje.

Mbulohuni

Mjekët këshillojnë që të qëndroni sa më të mbuluar dhe sa më ngrohtë që të jetë e mundur.

Duke mbajtur fytyrën, kryesisht gojën dhe hundën të mbuluar e të ngrohtë edhe ajri që do të kalojë aty do të jetë më i ngrohtë.

Hidratimi

Kur flasim për hidratimin me siguri, ju shkon mendja tek konsumimi i ujit apo tek hidratimi i lëkurës.

Pa i përjashtuar edhe këta dy hapa të rëndësishëm, mjekët këshillojnë që të përdorni gjithnjë spraj për hundët.

Mjafton ta blini në farmaci dhe ta përdorni gjatë periudhave kur është shumë ftohtë.

Në mënyrë që kanalet e hundës tuaj të mos qëndrojnë të thatë dhe frymëmarrja të kalohet tek goja.

Sa më e hidratuar të jetë hunda juaj aq më mirë do të arrijë ta përthithë ajrin.

Qëndroni brenda

Gjatë periudhave kur temperaturat janë të acarta, mundohuni të qëndroni brenda në ambiente të mbyllura sa më shumë.

Kontakti sa më i paktën me ajrin e thatë e të ftohtë do të jetë një ndihmesë e madhe për mushkëritë tuaja.

Teksa qëndroni brenda mundohuni që temperaturë të jetë normale dhe jo shumë e nxehtë, pasi edhe në këtë rast ajri thahet dhe krijon probleme në frymëmarrje./AgroWeb.org