Përse 2020 Është Viti Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Bimëve dhe të Mbjellave

954 0

A e dinit se pemët janë organizmat që jetojnë më gjatë në planet?

Bimët janë burimi i ajrit dhe i të gjithë jetës për planetin, kafshët dhe njerëzit.

Ato prodhojnë 98% të oksigjenit dhe 80% të të gjithë ushqimeve natyrale që konsumojmë.

Vendet e pasura me bimësi janë ndër më të preferuarat për të jetuar e për të gëzuar shëndet të mirë.

Një ndër këto vende është edhe Shqipëria ku mblidhet më shumë se 30% e florës së Evropës.

Rëndësia e zhvillimit të bimësisë dhe të të mbjellurave është thelbësore për mbarëvajtjen e jetës së shëndetëshme.

Prandaj këtë vit OKB e ka shapllur si vitin ndërkombëtar të mbrojtjes së bimëve kudo në botë.

Çfarë i shkatërron bimët

Sipas Organizatës së Agrikulturës dhe Ushqimit të OKB, rreth 40% e të gjithë të mbjellave në tokë prishen nga sëmundje të ndryshme apo nga ndërhyrjet e njeriut.

Përtej sëmundjeve që prekin bimët, ngrohja globale është një tjetër problem që ndikon në rritjen e bimëve dhe të mbjellave.

Kjo jo vetëm që shkakton një dëm të madh në agrikulturë, por lë edhe me miliona persona në botë pa ushqim.

“Shëndeti i bimëve rrezikohet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Ndryshimet klimaterike, ndërhyrjet njerëzore, pakësimi i biodiversitetit  kanë krijuar nevoja të ndryshme edhe për kafshët.” – shprehehn ekpertët e OKB.

Tregëtia pa kufi midis vendet ka bërë që edhe sëmundjet të përhapen në të gjithë botën, duke e kthyer këtë situatë në një problem global.

Për këto arsye ky vit do t’i dedikohet një programi të tërë mbi mbrojtjen e bimëve dhe të mbjellave.

Masat që do të merren

Organizata e Kombeve të Bashkuara në seksionin që merret veçanërisht me mbrojtjen e mjedisit, shprehet se masat që do të merren këtë vit janë shumë të rëndësishme.

Sipas tyre parandalimi i sëmundjes, prishjes apo zhdukjes së bimëve është kritik në këtë pikë ku ndodhet planeti.

Programi quhet Menaxhimi i Integruar i Sëmundjeve dhe do të shtrihet në të gjithë botën për të kontrolluar bimët nga sëmundjet si dhe për të minimizuar përdorimin e pesticideve.

Ky sistem përfshin  mënyra të ndryshme të menaxhimit të rritjes së bimëve apo të mbjellave të cilat kanë si qëllim rritjen e shëndetëshme të tyre.

Këtu përjashtohen pesticidet apo ilaçet helmuese të cilat mbajnë insektet larg.

Një rol në të gjithë këtë program sipas eksertëve të OKB, kanë edhe qytetarët e thjeshtë.

Ata duhet të kujdesen më shumë për shëndetin e bimëve të tyre, të sigurohen që nuk kanë sëmundje para se t’i lëvizin nga një vend në tjetrin dhe të zgjedhin gjithnjë bimë apo fara të çërtifikuara./AgroWeb.org