Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë për t’u ushqyer jo vetëm në raport me gjithë vendet e tjera të Evropës, por edhe me rajonin.

Mesatarisht, 44% e shpenzimeve shkojnë për ushqime e pije jo alkoolike, gati 4 herë më e lartë se mesatarja evropiane.

Referuar INSTAT, vlonjatët renditen të parët për peshën e lartë të shpenzimeve për ushqime, e pas tyre Elbasani, Durrësi, Shkodra, ndërsa Tirana mban vendin e 10-të.

Pasi sigurojnë ushqimin, dritat, ujin, qiratë, veshjet, mobilimin, familjeve u mbeten më pak para se fqinjët për të udhëtuar, argëtuar, për pushime etj.

Referuar shifrave zyrtare të institucioneve statistikore përkatëse, në Kosovë 36.8% e totalit të të ardhurave dhe në Maqedoni 34.8% i dedikohen ushqimeve.

Ndërkohë sipas të dhënave nga institucionet përkatësee, edhe shpenzimet e tjera të detyrueshme janë më të ulëta.

Familjet europiane shpenzojnë mesatarisht për ushqime 12,2% të buxhetit, sipas Eurostat.

Për të gjithë Ballkanin, shtetet shqip-folëse mbajnë shifrat më të larta dedikuar për këtë kategori.

Referuar Shqipërisë, dhe duke bërë krahasimin me Shkupin e Prishtinën çmimet për ushqimet e shportës janë shumë më të larta, po ashtu edhe detyrimet mujore për energji apo ujë.

Kur vjen fjala tek shëndeti dhe tek shpenzimet, ajo që prevalon është pa dyshim mirëqënia e orgaizmit dhe e shëndetit të mirë.

Në vendin tonë veçanërisht vitet e fundit duket se ka një vëmendje të shtuar në këtë drejtim.

Një shqetësim që prek pjesën më të madhe të popullsisë.

Kjo ndodh për shumë arsye që nga kujdesi i shtuar për organizmin, por edhe nga shfaqja e sëmundjeve të cilat rrezikojnë jetën e Shqiptarëve.

Në vitin 2015, sipas OBSH-së, 30 përqind e popullsisë së globit rezultuan obezë dhe mbipeshë.

Ndërkohë, analizat mjekësore të 122,000 personave në vendin tonë të kryera gjatë periudhës Janar-Mars 2019, treguan se 33% e tyre ishin obezë dhe 42% ishin mbipeshë.

Këta dhe faktorë të tjerë ndikojnë jo vetëm cilësinë e jetës së përditëshme, por edhe shpenzimet në lidhje me shëndetin./Burimi: Monitor