Lulerradhiqja – Si të Përgatisni Tonikun Kundër Akneve dhe Rrudhave

812 0

Lulerradhiqja është një barishte e fuqishme në aftësitë shëruese dhe vlerat ushqyese.

Ekspertët e mjekësisë popullore e konsiderojnë lulerradhiqen si një shëronjëse të fuqishme që pastron gjakun, zgjidh problemet me tretjen dhe parandalon gurët në tëmth.

Lulerradhiqja përbën burimin më të rëndësishëm bimor të vitaminës K, që forcon kockat.

Ajo plotëson 112% të kërkesës ditore për vitaminë A, që i bën mirë lëkurës dhe syve.

Të mirat e lulerradhiqes janë të pafundme.

Ajo është e pasur me fibër, një substancë që ndihmon organizmin të largojë mbetjet e akumuluara.

Kjo barishte përmban vitaminat C dhe B6, por edhe thiaminë, riboflavinë, kalcium, hekur, i domosdoshëm për rigjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut, kalium që ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut dhe mangan.

Lulerradhiqja është një aleate shumë e mirë e shëndetit të lëkurës.

Ajo mund të transformohet një një tonik të mrekullueshëm kundër akneve, poreve të zmadhuara por edhe ekzemës.

Si Ta Përdorni Lulerradhiqen Për Lëkurën e Fytyrës

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë përdorimin e të 2-3 lule të plota të çelura plotësisht.

Pas shpëlarjes në ujë të bollshëm, futini në një kavanoz të cilin duhet ta mbushni me ujë të pijshëm e të nxehtë.

Lërini të qëndrojnë në ujë për tre deri në katër ditë.

Më pas kullojeni lëngun dhe hidheni në një shishe qelqi për spërkatje.

Sa herë që lani fytyrën mund ta freskoni me pak ujë të lulerradhiqes.

Ky tonik i pasur në antioksidantë, minerale dhe vitamina do ta pastrojë lëkurën nga çdo papastërti dhe do ta ushqejë.

Ky lëng mund të përdoret kundër njollave të moshës dhe rrudhave.

Mineralet do të hidratojnë indet dhe përmirësojnë funksionet e lëkurës, ndërkohë që vitaminat A, B6, C dhe K luftojnë radikalet e lira që e dëmtojnë dhe plakin lëkurën.

Ujin e lulerradhiqes mund ta përdorni edhe për flokët, sepse do i ushqejë, zbusë dhe shkëlqejë./AgroWeb.org