Bukë Shtëpie me Qumësht – Receta Me Shijen Më Të Mirë

8.3k 0

Çdo recetë e përgatitur në shtëpi nuk ka të krahasuar për shijen ashtu si edhe vlerat ushqyese.

Aq më tepër kur vjen puna tek produkti bazë i çdo vakti, buka.

E përgatitur në shtëpi, buka jo vetëm që është shije plotë dhe e shëndetshme por i jep padyshim shije të veçantë edhe çdo gatimi që shoqëron.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një recetë fantastike të përgatitjes së bukës së shtëpisë me qumësht.

Kjo është një recetë shumë e veçantë dhe tepër e shijshme ku buka pasi përgatitet është e butë dhe mbi të gjitha e plotë.

Si Ta Përgatisim në Shtëpi

Përbërësit

1 kg miell

200 ml ujë të vakët

300 ml qumësht të vakët

2 lugë maja birre

4 lugë vaj ulliri

2 lugë të vogla kripë

Përgatitja 

Në një tas të vogël hedhim majanë dhe e tretim me pak qumësht të vakët dhe e lëmë aty për 15 minuta, në mënyrë që të fermetohet.

Më pas, në një tjetër enë hedhim qumështin e vakët, majanë e fermentuar, vajin e ullirit, ujin e vakët dhe kripën.

I përzjejmë të gjitha bashkë me një lugë dhe nisim të shtojmë gradualisht miellin duke e përzjerë si fillim me lugë e më pas nisim punimin e brumit me dorë.

Gjithë sekreti i një buke të mirë shtëpie qendron tek punimi i brumit me duar.

Brumi do të jetë gati në momentin që masa do të jetë e fortë, kompakte dhe nuk ngjitet në duar.

Brumin e mbulojmë me një pecetë të pastër.

E vendosim në një vend të mbyllur dhe të ngrohtë përreth një orë, në mënyrë që masa të dyfishohet.

Pasi burmi të ketë ardhur, e ndajmë në 12 toptha dhe i vendosim me rradhë në tepsi tye lyer me pak vaj.

Ose nëse dëshironi brumi mund të mos e ndani dhe ta shtroni njëtrajtësisht në tepsi.

E lëmë ashtu edhe për 30 minuta të tjera në një vend të mbyllur.

Më pas i fusim në furrë për t’i pjekur.

Para se t’i fusim në furrën e nxehtë, bukën e lyejmë me pak qumësht të vakët të përzier me një lugë vaj ulliri.

I pjekim në 200 gradë përreth 25 minuta derisa buka të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë, të praruar./AgroWeb.org