Shqipëria Me Kapacitete të Kufizuara Spitalore – Si Ndikon Tek Menaxhimi i Pandemisë

455 0

Duke vlerësuar ndikimin që do të ketë pandemia Covid-19 në vendet e Rajonit të ECA (Europa Lindore dhe Azia Qendrore), Banka Botërore ndër të tjera vuri në dukje se Shqipëria ka kapacitete të kufizuara spitalore në raport me vendet e tjera në këtë Rajon.

Nëse pandemia do të kishte një goditje të fortë sistemet shëndetësore kryesisht në Shqipëri, Gjeorgji dhe Turqi do të kolapsoheshin më shpejt, vë në dukje BB.

Vendet në Rajonin ECA kanë mesatarisht 6,4 shtretër për 1000 banorë, ndërsa Shqipëria, Gjeorgjia dhe Turqia kanë 3 shtretër për 1000 banore, ose më pak se gjysma e mesatares rajonale.

Banka Botërore vë në dukje se përmirësimin më të madh në sistemin shëndetësor të vendit e ka bërë Turqia e cila ka aktivizuar 5.2 për qind të PBB-së saj vjetore në sektorin e shëndetësisë.

Por duke vlerësuar në tërësi kapacitetet për t’iu përgjigjur një emergjencë në shëndetin publik, ku përveç kapaciteteve spitalore vlerësohen edhe indikatorë të tjerë, OBSH ka vlerësuar se, Bosnja,  Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani kanë kapacitetet më të ulëta në rajon.

Në vendet e tjera aftësia e kujdesit shëndetësor është e kufizuar nga mungesa e kujdesit parësor cilësor (Kosova) ose aftësia për t’u përgjigjur për shkak të reformave në vazhdim (Ukraina).

Por ndërkohë planet për përballimin e krizës që ka krijuar Covid janë miratuar në të gjithë rajonin.

Shumica e vendeve kanë miratuar masa parandaluese, siç janë grumbullimet publike, kufizimet e udhëtimit dhe mbylljet e kufijve, mbylljet e shkollave etj.

Në vendet ku ka ende hapësira fiskale të tilla si (Bullgaria, Hungaria, Polonia, Serbia, Rusia), shpenzimet mund të prioritizohen për të rritur investimet në shëndetësi.

Një  pjesë e Rajonit karakterizohet nga një pjesë e madhe e individëve të moshës 65 vjeç e lart, gjë që mund të krijojë një tendosje më të rëndë në sistemin e kujdesit shëndetësor sesa në vendet me një popullsi me të re.

Megjithë hapësirën e kufizuar fiskale që disa vende kanë, politikbërësit duhet të që rishikojnë shpenzimet për përballimin e situatës./Burimi:Monitor