558 0

A Duhet T’i Pastroni Kanaçet e Pijeve Të Gazuara Para Hapjes?

Pijet e gazuara janë pa dyshim një nga shembujt e ushqyerjes së keqe dhe jo të shëndetshme.

Problemi me pijet e gazuara të sheqerosura është që ato janë një vatër shqetësimesh serioze për organizmin. Në to gjenden një sasi e madhe përbërësish të dyshimtë dhe kimikate siç janë:

• Aspartami

• BPA (ose bisfenol A)

• Ngjyrues Kimik Karamel

Problemet që shkaktojnë secili prej këtyre përbërësve kanë qenë subjekt studimesh të shumta dhe secili prej tyre ka arritur në konkluzionin që pijet e gazuara janë fajtore për një sërë problemesh shëndetësore.

Këto pije janë rëndom në paketime të ndryshme, kryesisht kanaçe, në sipërfaqen e të cilave jo rrallë gjenden shumë baktere.

A Duhet T’i Pastroni Kanaçet e Pijeve Të Gazuara Para Hapjes?

Sipas ekspertëve të cilëve u referohet AgroWeb.org, në këto paketime shpesh janë gjendur edhe gjurmë fekalesh apo bakteresh të dëmshme që vijnë kryesisht jo vetëm nga brejtësit por edhe nga duart e palara të njerëzve.

Teorikisht, këto baktere mund të shkaktojnë probleme në aparatin tretës dhe infeksione urinare.

Praktikisht, gjasat e infeksioneve janë në varësi të ruajtjes së produkteve në dyqane e supermarkete.

Këto baktere dhe gjurmë fekalesh që vijnë nga njerëz që nuk lajnë duart dhe i prekin ato, nuk jetojnë gjatë në temperatura të ftohta, ku pije të tilla duhet të ruhen.

Sipas ekspertëve, njerëzimi jeton në një mjedis të mbushur me mikrobe e baktere dhe është mëse normale që të ketë kontakt me to.

Megjithatë, nëse jeni të interesuar të mbroni sigurinë tuaj, shpëlajeni kanaçen e blerë përpara se ta hapni, ose pijen direkt hidheni në një gotë.

Sidoqoftë, për hir të shëndetit, ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë të ruani distancën nga pijet e tilla të industrializuara.

Në vend të tyre, merrni ujë mineral, hidhni në të frutat ose perimet e stinës dhe kaq mjafton.

Mund të zgjidhni limon, portokall, luleshtrydhe, boronica, trangull, rozmarinë, mente që i japin ujit një aromë dhe shije krejt natyrale dhe mbi të gjitha pa kimikatet e rrezikshme./ AgroWeb.org