Ushqimet Që Ju Duhen Për Shëndetin e Mirë Të Mushkërive

829 0

Njerëzit që vuajnë nga probleme kronike të mushkërive duhet të përqendrohen më shumë në përzgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme.

Këto të fundit kanë aftësinë jo vetëm të trajtojnë sëmundjet por edhe të lehtësojnë frymëmarrjen.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org zbulon se njerëzit që hanë më shumë peshk, qitro, banane dhe djathë kanë mushkëri më funksionale.

Për më tepër, ata përballen edhe me më pak simptoma të rënda.

Termi që përmbledh sëmundjet që i kanosen mushkërive është: sëmundjet pulmonare obstruktive kronike.

Këtu përfshihet edhe bronshiti kronik një prej sëmundjeve më të shpeshta që prekin mushkëritë.

Sëmundje të tilla hasen më tepër në stinën e dimrit kur temperaturat janë të ulëta por edhe gjatë stinëve të tjera.

Ndikimi i Ushqyerjes Në Shëndetin e Mushkërive

Ekspertët nënvizojnë se  ushqimet nuk përbëjnë çelësin magjik të shërimit të sëmundjeve.

Megjithatë, ato kanë një ndikim pozitiv në shëndetin e organeve.

Ushqime të tilla përmbajnë antioksidantë që luftojnë inflamacionin.

Një argument i tillë përbën bazën e rekomandimeve shkencore të përmirësimit të ushqyerjes jo vetëm për pacientët e prekur nga sëmundjet e mushkërive.

Shumë kërkime shkencore kanë konfirmuar se njerëzit që konsumojnë më shumë fruta, perime, drithëra dhe peshk, kanë më pak gjasa të preken nga probleme të mushkërive.

Këto ushqime përfshihen në atë që njihet si regjimi Mesdhetar i ushqyerjes sjell shumë përfitime për shëndetin.

Ky regjim ushqimor është i pasur me fruta, perime, drithëra të plotë, peshk, arrorë, legume dhe yndyrna të shëndetshme.

Një shembull i këtyre yndyrnave është vaji i ullirit.

Njerëzit që i përmbahen një regjimi të tillë, janë më pak të rrezikuar nga ataku në zemër apo ishemia.

Analizat shëndetësore të shumë njerëzve që kanë marrë pjesë në studime mbi rolin e ushqimit tek shëndeti i mushkërive kanë ofruar gjetje interesante.

Sipas tyre, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë mushkëri më të shëndetshme, arrijnë të ecin më shpejt pa i’u marrë fryma dhe kanë nivel të ulët të inflamacionit në gjak./AgroWeb.org