COVID-19: 6 Grupimet e Simptomave Të Zbuluara Nga Ekspertët

343 0

Një studim i fundit mbi COVID-19, të cilit i referohet AgroWeb.org ka përcaktuar gjashtë kategori të veçanta të sëmundjes me simptoma të ndryshme.

Zbulimi u bë pas analizimit të të dhënave të një aplikacioni që regjistron simptomat e infeksionit dhe mund t’i hapë rrugën mundësive të reja për trajtimin e pacientëve në bazë të nevojave.

Studimi është kryer nga King’s College London dhe morri për bazë të dhënat e 1,600 pacientëve që regjistronin simptomat e tyre në aplikacionin COVID Symptom Tracker gjatë muajve mars dhe prill.

6 Grupimet e Simptomave Të Zbuluara Nga Ekspertët

Studimi listoi gjashtë grupime të simptomave të njerëzve të prekur nga COVID-19.

Simptoma Të Tjera Por Jo Temperaturë

Simptoma të ngjashme me gripin por pa temperaturë. Në këtë grupim përfshihen: dhimbjet e kokës, humbja e shqisës së nuhatjes, dhimbje muskulare, kollë, dhimbje fyti e kraharori dhe jo temperaturë. Pacientët me këto simptoma kanë 1.5 përqind shanse që të kenë nevojë për ventilator.

Simptoma Të Tjera Dhe Temperaturë

Simptoma të ngjashme me gripin por me temperaturë. Në këtë grupim përfshihen: dhimbjet e kokës, humbja e shqisës së nuhatjes, dhimbje muskulare, kollë, dhimbje fyti e kraharori, temperaturë e lartë dhe humbje oreksi. Studiuesit thonë se 4.4 përqind e pacientëve që kanë këto simptoma kanë nevojë për mbështetje respiratore.

Problemet Me Stomakun

Simptomat gastrointestinale që përfshijnë: dhimbjet e kokës, humbjen e shqisës së nuhatjes, mungesë oreksi, diare, dhimbje fyti, dhimbje kraharori por jo kollë. Studiuesit thonë se 3.3 përqind e pacientëve që kanë këto simptoma kanë nevojë për mbështetje respiratore.

Simptomat e Nivelit të Parë

Simptomat e nivelit të parë, që karakterizohen nga lodhja por përfshijnë: dhimbjet e kokës, humbja e shqisës së nuhatjes, mungesa e oreksit, kolla, temperatura e lartë, dhimbje fyti e kraharori, konfuzion, dhimbje muskulare. Pacientët me këto simptoma kanë 8.6  përqind shanse që të kenë nevojë për ventilator.

Simptomat e Nivelit të Dytë

Simptomat e nivelit të dytë që karakterizohen nga konfuzioni por përfshijnë: dhimbjet e kokës, humbja e shqisës së nuhatjes, mungesa e oreksit, kolla, temperatura e lartë, dhimbje fyti e kraharori, lodhje e konfurzion por edhe dhimbje muskulare.  10% e pacientëve me këto simptoma kanë nevojë për ventilator.

Simptomat e Nivelit të Tretë

Simptomat e nivelit të tretë që prekin sistemin respirator dhe stomakun ku përfshihen dhimbjet e kokës, humbja e shqisës së nuhatjes, mungesa e oreksit, temperatura e lartë, dhimbjet e fytit e kraharorit, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulare, dhimbje barku, vështirësi në frymëmarrje por edhe diare. Studiuesit thonë se 20% e pacientëve me këto simptoma kanë nevojë për ventilator dhe mbijetesa e tyre është në pikëpyetje.

Në kategorinë e fundit, përfshihen më shumë njerëzit e moshës së tretë dhe ata me sëmundje ekzistuese që dobësojnë imunitetin e tyre. /AgroWeb.org