Ekzema është një sëmundje e lëkurës që zakonisht shfaqet në duar, gishta, krahë apo në skalpin e kokës.
Fazat e para të kësaj sëmundje mund të mos jenë shqetësuese, por em kalimin e kohës gjendja përkeqësohet.
Megjithëse medikamentet dhe kurat egzistojnë dhe janë të shumta, zgjidhja më e mirë është që ta mësoni trupin tuaj me metoda sa më natyrale.
Këtu nuk përjashtojmë vizitat me mjekun, por mund të shtoni një ndihmë për trupin tuaj teksa merrni këto trajtime specifike.
Regjimi ushqimor është një mënyrë e përkryer për të nisur me kurimin natyral të sëmundjes së ekzemës.
Ju duhet të ndiqni vetëm disa këshilla të thjeshta të cilat AgroWeb.org j’ua rendit në vijim.
Si të ndryshoni dietën tuaj?
Nisni nga eleminimi çdo ushqimi të shpejtë e të përpunuar që ndikon në mirëqenien e lëkurës tuaj.
Këtu futen ushqimet fast food, sheqernat apo çdo lloj përbërësi tjetër jo natyral.
Hiqni dorë nga alkoli, sheqeri,karbohidratet përpunuara dhe fokusohuni tek perimet, gruri, orizi dhe tek ushqimet që ulin inflamacionin në trup si kanella apo turmeriku.
Alkoli njihet si një nga përkeqësuesit më të mëdhenj të lëkurës ndaj mundohuni ta mbani sa më larg.
Konsumimi i sa më shumë frutave dhe perimeve të stinës do të reflektohet menjëherë edhe në qetësimin e lëkurës tuaj.
Si ndikojnë ushqimet e fermentuara
Megjithëse lidhja mes ekzemës dhe ushqimit nuk është ende plotësishtve qartë, ekspertët kanë vënë re se konsumimi i ushqimeve të fermentuara apo probiotikëve ul rrezikun e shfaqjes së ekzemës.
Kjo vlen veçanërisht për fëmijët dhe moshat më të reja të cilët bëse marrin mjaftueshëm probiotikë e parandalojnë këtë sëmundje.
Këtu mund të futen të gjithë nënproduktet e qumështit, kefiri apo uthulla e mollës.
E rëndësishme në të gjithë këtë proces është të largoni ushqimet që e acarojnë lëkurën normalisht dhe të gjeni një balancë të shëndetëshme në dietën tuaj ushqimore./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje