Pse Kufizimi I Orareve Të Lëvizjes Ndikon Në Përhapjen E Covid-19?

326 0

Shumë shtete në luftën kundër COVID-19 kanë zgjedhur si masë parandaluese kufizimin e lëvizjs së lirë të qytetarëve. Por le të shqyrtojmë se si kjo metodë ndikon në përhpjen e këtij virusi!

Qëllimi i kufizimeve orare të lëvizjes ka qëllim të zvogëlojë ndërveprimet jo-thelbësore midis njerëzve, duke mos bllokuar plotësisht jetën e tyre ose të të gjithë komunitetit.

Edhe pse gjatë këtyre shtetrrethimeve, njerëzit ende mund të largohen nga shtëpitë e tyre, kjo pengon grumbullimet e panevojshme të pjesës më të madhe në këtë kohë pandemie.

Por përse këto kufizime janë kaq të rëndësishme kur ne mund dalim gjatë orëve të ditës?

Specialistët vazhdojnë të theksojnë faktin se është shumë e rëndësishme të ulet numri i aktiviteteve të cilat nuk janë jetësore,ku grumbullohen shumë njerëz. Në këtë mënyrë mund të vazhdojmë të kryejmë aktivitete më të rëndësishme (si të shkuarit në shkollë,në punë,të vizitohemi etj) pa qenë nevoja e një shtetrrethimi total.

“Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe të gjitha masat e marra për të zvogëluar këtë pandemi janë bërë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve,” – tha epidemiologia Karin Michels.

“Përshembull konsumimi i alkoolit në lokalet e natës e bën më pak të mundshme ruajtjen e distancimint fizik. Nëse alkooli nuk shërbehet, pas disa orësh njerëzit do të konsumojnë më pak alkool,” shprehet ajo.

Cilat janë mënyat më të mira të mbrojtjes nga COVID-19?

Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është të shmangni ekspozimin duke qëndruar në shtëpi.

Por kur iu duhet të dilni,vazhdoni të ndiqni praktikat e rekomanduara, të tilla si veshja e maskës, distancimi fizik dhe higjiena e duarve.

Shmangni këdo që është i sëmurë ose ka simptoma COVID-19 dhe gjithashtu të shmangni eventet e mëdha ku grumbullohen njerëz.

Nëse jeni i sëmurë, qëndroni të izoluar në shtëpi. Gjithashtu sigurohuni nëse praktikat e sigurisë siç janë mbajtja e maskave dhe dezinfektimi i rregullt, po ndiqen nga personeli në vendet që frekuentoni./AgroWeb.org