Ushqimet e një diete alkaline ndihmojnë trupin të ruajë një pH optimal.
Përndryshe një dietë jo alkaline do të krijojë një pH acid në trupin tuaj, i cili dobëson dhe ngadalëson metabolizmin tuaj.
Perimet shumëngjyrëshe, patatet, frutat e pjekura dhe bimët e pasura me yndyrna si ullinjtë, arrat dhe avokadot janë disa nga ushqimet që AgroWeb.org ju këshillon të përfshini në këtë dietë.
Theksojmë se është po aq e rëndësishme të kufizoni ushqimet me aciditet të lartë si drithërat e rafinuara,produktet shtazore, produktet e përpunuara, kafeja dhe ëmbëlsuesit.
Mundohuni të mos i konsumoni çdo ditë dhe gjithmonë kombinojini ato me ushqimet alkaline, në mënyrë që të keni sa më shumë lëndë ushqyese për të ekuilibruar acidin e tepërt.
Kjo dietë ka provuar që mund të lehtësojë inflamacionin kronik, duke çuar në zbutjen e dhimbjeve të ndryshme, përmirësim të kujtesës,madje edhe diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Dieta Alkaline Për Humbjen E Peshës:
Rritja e marrjes së ushqimeve alkaline si perimet, patatet, bimët e pasura me yndyrë dhe frutat e pjekura, ndihmojnë në humbjen e peshës dhe në përmirësimin e shëndetit.
Për të zbatuar këtë dietë,ju duhet të bëni një plan ushqimor 2 javor, ku të gjitha vaktet të përmbajnë ushqime alkaline.
Shumë e rëndësishme është gjithashtu të përtypni mirë ushqimin dhe të ndaloni kur ndieni se po filloni të ngopeni.
Më poshtë do të lexoni një shembull të thjeshtë të një plani një ditor nga dieta alkaline:
Mëngjesi: Në mikser bashkoni: 1 banane të ngrirë dhe të copëtuar, 1 filxhan manaferra të ngrira, ½ filxhan lakër jeshile, 1 lugë gjelle me fara chia dhe ¾ filxhan qumësht arre.
Dreka: Supë me perime, të cilën mund ta shoqëroni me bukën pa miell, me avokado e perime të vendosura përsipër. Mund t’i shtoni limon sipas dëshirës.
Darka: Mund të piqni 2 deri në 3 gota perime të ndryshme me vaj ulliri ose mund të bëni supë me perime. Shoqërojini me pure patatesh me qumësht kokosi./AgroWeb.org