OBSH: 14% e Të Infektuarve me COVID-19 Janë Punonjës Shëndetësorë

439 0

Punonjësit shëndetësor përbëjnë tre përqind të popullatës së përgjithshme të botës, megjithatë nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë, 14 përqind prej tyre janë punonjës shëndetësorë.

 Këtë konstatim e ka konfirmuar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference për media në Gjenevë.

Tedros Gebreyesus ka lavdëruar punën e palodhshme të punonjësve shëndetësorë në tërë botën, ku nga dëshira e madhe për t’i shpëtuar qytetarët e kanë pësuar me jetë shumë infermierë e mjekë.

“Pandemia na rikujton të gjithëve për punën heroike të punonjësve shëndetësorë, që do ditë luftojnë me pandeminë e COVID-19. Janë vetëm tre përqind në botë, por 14 nga numri i përgjithshëm të infektuarve janë punonjës shëndetësorë”, ka shtuar Tedros.

Maska Është Për Të Të Mbrojtur Ty Por Edhe Të Tjerët

Ekspertët thonë njëzëri se secili prej nesh duhet të vendosë maskë sa herë që del në ambiente të jashtme ku ka njerëz.

Maskat shërbejnë si një barrierë fizike që ju ndan ju nga të tjerët, ose më saktë nga spërklat që lëshojnë ata nëpërmjet të folurës, kollës dhe tështimës, por edhe anasjelltas.

Pra, maskat ju mbrojnë ju prej të tjerëve por edhe të tjerët prej jush, në rast se ju jeni prekur nga COVID-19 por nuk keni simptoma.

Është çështje kujdesi për veten por kortezie ndaj të tjerëve.

Të kuptohemi drejtë, maskat nuk pengojnë depërtimin e viruseve sepse ato janë mikroskopike, por pakësojnë gjasat e infeksionit.

Nëse ju kolliteni dhe nuk e hiqni maskën, kësisoj keni ulur me 95 përqind sasinë e spërklave që lëshohen në ajër dhe që mund të infektojnë dikë tjetër.

Përpos maskës, masa absolutisht më e rëndësishme e mbrojtjes kundër COVID-19 është pa asnjë mëdyshje distancimi fizik

Një tjetër element që nuk duhet të harojmë është larja e duarve.

Nëse ju mbani maskë, ama pas çdo blerje ktheheni në shtëpi dhe nuk lani duart, atëherë jeni shumë të rrezikuar.

E rëndësishme është gjithashtu që të maskën të mos e prekni me duar të palara sepse rrezikoni përhapjen e baktereve dhe virozave në të, që më pas futen më lehtë në rrugët e frymëmarrjes.