Rënia e Shpeshtë e Flokëve – Zgjidhja e Përhershme e Problemit

900 0

Konsiderohen si gjysma e bukurisë së portretit, por kujdesi për to shpesh fillon pasi shfaqen dhe problemet e para.

Probleme të cilat kryesisht kanë të bëjnë me rritjen e tyre apo rënien e shpeshtë.

Një njeri i shëndetëshëm ka mesatarisht 80,000 deri në 120,000 fije floku, ku prej tyre 50 deri në 100 mund të bien çdo ditë.

Deri këtu sipas ekspertëve bëhet fjalë për një proces normal të organizmit si dhe faktorëve të jashtëm që ndikojnë trupin.

Pra rënia e flokëve është një proçes tërësisht natyral, por problemi fillon kur kjo rënie është e shpeshtë dhe ndryshmiet vihen lehtësisht re në pamjen tuaj.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të flasim për të gjithë shkaqet që çojnë në humbjen e përhershme të tyre si dhe zgjidhjet më të sigurta e disa këshilla ekspertësh mbi këtë problem.

Çfarë ndikon në rënien e flokëve?

Me siguri keni dëgjuar një sërë arsyesh, nga stresi, tek krehja, kujdesi jo i duhur, faktorët gjenetikë, mosha, gjinia, apo shkaqet e ndryshme shëndetësore.

Shtatëzania, ndërhyrjet kirurgjikale, rëniet drastike në peshë dhe stresi kronik lënë pasoja direkte tek flokët.

Po ashtu medikamente të ndryshme, dëmtimet  e jashtëme apo mungesa e hekurit në organizëm.

Të gjithë këta faktorë së bashku apo secili prej tyre mund të shkaktojnë humbje serioze të flokve dhe dëmtim të përhershëm të tyre.

Ndonëse është një fenomen që prek burrat në rreth 70% të rasteve, edhe gratë janë mjaft të ekspozuara.

Kjo pasi zakonisht kanë flokë më të gjatë të cilët kanë tendencën të këputen, përdorin më shumë mjete stiluese të cilat dëmtojnë flokun apo bojra të mbushura me kimikate.

Ndryshimi i shpeshtë i ngjyrës së flokut nëpërmjet substancave kimike e shkatërron atë.

Tek burrat ndikojnë një sërë hormonesh të cilat lidhen me prodhimin  e testosteronit dhe shkaktojnë humbje masive të fijeve të flokut.

Kështu kemi një ndryshim direkt në pamjen e jashtëme e shpesh dhe në aspektin psikologjik.

Gjendur në këtë problem secili mendon një zgjidhje të shpejtë e sa më natyrale.

E në fakt këshilla e duhur do të ishte që fillimisht të ndryshoni sitlin e jetesës e të praktikoni një regjim të shëndetshëm shëndetësor.

Trajtimet natyrale për forcimin e tyre gjithashtu mund të jenë një zgjidhje e momentit, por nëse problemi vjen nga ndonjë shkak i brendëshëm me gjasë rënia nuk do të  ndalet.

Si të rifitoni përgjithmonë flokët e humbur

Siç trajtuar edhe më lart, rënia e paevitueshme e flokëve shpesh është përfundimtare dhe e dukshme, ndaj është mirë të konultoheni me një mjek specialist.

Një nga metodat më të sigurta e të dobishme për ta zgjidhur këtë problem një herë e mirë është mbjellja e flokëve.

Më të prekurit dhe më të favorizuarit për këtë trajtim janë meshkujt pas moshës 25 vjeç, kur dhe fillon rrallimi i flokëve në pjesën e përparme të kokës.

Ekspertët e klinikës LASERWAY të specializuar  prej 14 vitesh në mbjelljen dhe trajtimin e flokëve me probleme, këshillojnë dy zgjidhje për të rifituar flokët e humbur.

Quhen metoda FUE që është mbjellja artizanale me bisturi dhe ajo DHI që realizohet nëpërmjet teknologjisë dhe është me e lehtë.

Këto teknika marrin pjesë nga flokët në pjesën e pasme të kokës ku rënia zakonisht është më e rrallë, duke i mbjellë në zonën e përparme.

Para dhe menjëherë pas aplikimit të metodës DHI të mbjelljes së flokëve. Foto: Laserway.albania

Sipas mjekëve metoda më e avancuar, ajo e DHI e cila konsiston në mbjelljen direkte të flokut.

Kjo metodë ka më shumë avantazhe pasi është një procedurë më e shpejtë dhe shërimi është shumë më i shpejtë.

E mira e të dy teknikave është që garantojnë flokë të rinj e natyralë të cilët nuk bien më.

Një eksperiencë e sukseshme me LASERWAY

Një nga eksperiencat e suksesshme të kësaj zgjidhje është gazetari Leon Menkshi.

Pas humbjes së flokëve për disa vite, në një intervistë për rrugëtimin e tij, Z.Menkshi këshillon zgjidhjen përfundimtare që ka marrë nga specialistët e klinikës LASERWAY me metodën e avancuar të mbjelljes së flokëve DHI.

Leon Menkshi, rezultatet para dhe disa muaj pas rritjes së flokëve nga metoda DHI. Foto: Laserway.albania

Rritja e flokëve sipas tij, zgjat deri në 4 muaj e më pas mund të kujdeseni si normalisht për to, të shkoni tek berberi pa vuajtur më problemin e rënies dhe rrallimit.

Me qendër në Tiranë dhe Prishtinë, ekspertët e LASERWAY ofrojnë konsulta falas për të gjitha ata që duan një zgjidhje për këtë problem.

Kontaktoni në çdo moment specialistët për të marrë një konsultë të dedikuar mbi problemin tuaj.

I gjeni në faqen e facebook Klinika Laserway “Trapianto Capelli Tirana “,laserway.albania në Instagram dhe në faqen zyrtare Laserway Clinic.

Mund të ndiqni edhe një video informuese duke klikuar këtu./AgroWeb.org