Zbokth apo Psoriazë – Përse Skalpi i Kokës Është Gjithmonë i Irrituar

5.3k 0

Megjithëse mund të jetë pak e sikletshme kur shihni copëza të bardha në pulovrën tuaj të zezë, nuk është e nevojshme të fshiheni nën një kapele.

Kjo është diçka që ndodh shpesh, por a është thjesht lëkura e thatë, flokët e palarë, apo diçka tjetër?

Për këtë, AgroWeb.org ju jep disa këshilla se si mund të dalloni nëse skalpi juaj është irrituar për shkak të zbokthit apo psoriazës.

Cili është ndryshimi midis zbokthit dhe psoriazës së kokës?

Zbokthi është zakonisht një reagim i lëkurës dhe në shumicën e rasteve është i lehtë për tu trajtuar me një shampo pa recetë.

Në formën e tij më të butë, ndikon vetëm në lëkurën e kokës dhe bën që të shfaqen copëza të bardha të thata ose të verdha e të yndyrshme.

Mund të keni ndjesinë e diegies ose e të kruarit.

Psoriaza është një çrregullim imunitar që shfaqet në mënyrë të ngjashme me zbokthin.

Mund të shkaktojë shqetësime kronike dhe kërkon një formë më intensive të trajtimit, pasi aktualisht nuk ka shërim.

Shumica e rasteve shfaqen si pjesë të skuqura të skalpit, të mbuluara nga luspa gri në argjend.

Edhe pse shumë burime thonë se psoriaza nuk shkakton kruajtje, ka prova që tregojnë të kundërtën.

Si mund të trajtohet psoriaza e zbokthit dhe e kokës?

Në rastin e zbokthit të rëndë, ai kërkon një trajtim me recetë nga mjeku, siç është shampo antifungale me përqendrim të lartë.

Në rastin e zbokthit të lehtë, mjafon një shampo kundër zbokthit, të cilën mund ta blini pa recetë.

Nëse është psoriazë, ka shumë mundësi trajtimi me recetë nga mjeku, por më e zakonshmja bëhet me kortikosteroidet.

Si mund të parandaloni zbokthin ose psoriazën?

Nëse zbokthi është shkaku, larja e shpeshtë me shampo kundër zbokthit mund t’ju ndihmojë.

Edhe pse mund të tundoheni të ktheheni te produktet tuaja të vjetra të kujdesit për flokët, mund t’ju duhet të vazhdoni të përdorni shampo kundër zbokthit.

Shmangia e shkaktarëve të tillë si stresi dhe privimi nga gjumi, mund të jetë gjithashtu një pjesë e dobishme e parandalimt ose e reduktimit të zbokthit.

Në rastin e psoriazës, ndryshimet në dietën tuaj dhe në mënyrën e jetesës mund të ndihmojnë në uljen e shpeshtimit të psoriazës.

Shmangni ushqimet që shkaktojnë inflamacion, gjithashtu ndryshimet në sitlin tuaj të jetesës mund të luajnë rol në qetësimin e psoriazës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.