Fëmijët e pandemisë – Si është gjedjane tyre emocionale pas izolimit?

320 0

Edhe pse nuk ka prekur numër të madh fëmijësh në vendin tonë covid-19 ka dëmtuar shëndetin mendor të tyre.

Sipas mjekëve psikozat janë çrregullimi kryesor i shfaqur pas izolimit tek fëmijë 5 vjeç e lart. Psikologëve dhe psikiatërve për fëmijë u është trefishuar puna për shkak të kërkesave të prindërve për të trajtuar psikozat e fëmijëve.

Por si duhet dalluar një fëmijë, i cili ka dëmtime të shëndetit  mendor për shkak të pandemisë?

Mjekët u bëjnë thirrje prindërve të vërejnë me kujdes çdo veprim të fëmijës së tyre, pasi nëse kapen në kohë këto çrregullime trajtohen me terapi dhe nëse neglizhohet  situata e tyre rëndohet dhe duhet të kalojnë në trajtim me medikamente./Burimi:TopChannel