A Mundet Misri Lejla të Reduktojë Inflamacionin dhe Menaxhojë Diabetin?

620 0

Të ndjekësh një regjim ushqimor të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e shumë sëmundjeve përfshirë edhe diabetin.

Edhe pse misri lejla mund të mos jetë zgjedhja juaj e parë kur bëhet fjalë për diabetin, ai mund të jetë vërtetë një zgjedhje perfekte.

Një studim i vitit 2017, ku AgroWeb.org u bazua, zbuloi se minjtë që u ushqyen me këtë lloj misri, patën më pak dhjamë rreth barku, nivele optimale të kolesterolit, triglicerideve dhe ulje të tensionit të lartë,

Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org nga studime të ndryshme, studiuesit dolën në përfundimin se fitokimikatet në varietet e misrit lejla mund të reduktojnë inflamacionin dhe të përmirësojë nivelet e insulinës në gjak. Por si ndodh kjo?

Si misri lejla mund të menaxhojë inflamacion dhe obezitetin?

Për këtë hulumitn, studiuesit shpenzuan 4 vjet duke rritur 20 varietete të reja misri, derivate të misrit të kuq Apache.

Ata nxorrën përbërjet kimike të pranishme në shtresën e jashtme të kokrrave të misrit.

Çdo ekstrakt i nxjerrë kishte një profil unik të antocianineve, fitokimikateve dhe të polifenoleve.

Pasi testuan fuqinë e këtyre ekstrakteve tek qelizat e infamuara dhe qelizat përgjegjëse për diabetin tek minjtë, ata vunë re disa ndryshime pozitive në lidhje me diabetin dhe inflamacionin.

Studiuesit po vazhdojnë punën e tyre me qëllimin e mbarështimit të hibrideve të misrit duke kombinuar fitokimikatet që treguan potencial më të madh në studim.

Pse fitokimikatet janë të mira për shëndetin?

Fitokimikatet janë një grupim i 500 llojeve polifenolesh.

Polifenolet janë një kategori kimikatesh që gjenden natyrshëm tek bimët dhe mund të kategorizohen si mëposhtë:

flavonoidet

acidet fenolike

stilbene

lignanet

Në përgjithësi, polifenolet duket se ofrojnë shumë përfitime premtuese shëndetësore.

Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime përpara se polifenolet të rekomandohen si doza shtesë.

Tani për tani, është më mirë të konsumoni polifenole në formën e tyre natyrale.

Një model i të ushqyerit që përfshin shumë ushqime të të pasura me polifenole është zgjedhja e duhur që mund të bëni për shëndetin tuaj.

Ushqimet me shumë polifenole

Ushqimet me bazë bimore si perimet dhe frutat priren të jenë të larta në polifenole.

Numri i polifenoleve në një ushqim mund të ndryshojë në varësi të vendit ku rritet ushqimi, si kultivohet dhe transportohet, sa i pjekur është dhe si gatuhet ose përgatitet.

Disa nga burimet më të zakonshme të polifenoleve janë:

Frutat si: agrumet, mollët, rrushi, pjeshka, qershitë, boronica, lëngu i shegës, mjedra, manaferrat e zeza, kumbullat, luleshtrydhet, kajsitë.

Perimet si: spinaqi, qepët, patatet, ullinj të zi dhe jeshil, angjinare, brokoli, asparagu, karrotat.

Drithërat e plota si: miell gruri, thekër dhe tërshërë

Gjithashtu edhe tek arrorët, farat dhe legumet.

Pijet si: kafeja, çaji, vera e kuqe.

Tek yndyrnat si: çokollata e zezë, vaj ulliri i virgjër, vaj susami. Tek erëzat si: shafrani, rigoni i thatë, rozmarinë e thatë, salcë soje, karafil, mente i thatë, ylli anise, sherebela e thatë, mente e thatë, trumzë e thatë, borzilok i thatë, xhenxhefil i tharë, kanellë./AgroWeb.org