Disa Mënyra të Thjeshta për të Përgatitur Salmonin

2.9k 0

Salmoni është një nga ato ushqime që nuk mund t’i ngatërrosh as për nga pamja dhe as për nga shija.

Gjithashtu ai është dhe një nga më të pasurit me omega-3 që ushqen trurin dhe organizmin.

Perfekt për ata që duan të mbajnë dietë ose për ata që kanë një regjim ushqimor strikt për shkak të gjendjes shëndetësore.

Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat ju ndihmojnë të përmirësoni metabolizmin dhe të mbani një peshë të mirë trupore.

Për më tepër, salmoni është shumë i mirë për të ulur kolesterolin dhe mirëmbajtur shëndetin e zemrës.

Për shkak të kësaj, Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon të hani peshk të yndyrshëm si salmoni të paktën dy herë në javë.

Për ta shijuar sa më të shëndetshëm në shtëpitë tuaja ndiqni mënyrën që AgroWeb.org ju tregon.

Këshilla rreth sigurisë

Shkriejeni, ruajeni dhe marinoni salmonin në frigorifer.

Ai duhet të qëndrojë i freskët deri para gatimit për të shmangur ndonjë kontaminim të mundshëm nga sëmundjet që shkaktohen nga ushqimi.

Gjithashtu sigurohuni që peshku të mos prekë ushqime të tjera, lani mirë thikën, dërrasën e prerjes me ujë të nxehtë dhe detergjent pasi të keni përfunduar me prerjen e tij.

Për të parandaluar mundësinë e shtimit të baktereve, gatuajeni salmonin brenda 2 ditëve nga blerja ose ruajeni në ngrirje.

Gatuajeni gjithmonë në një temperaturë prej 70 gradë Celsius.

Konsumojeni peshkun e mbetur brenda 3 – 4 ditësh.

Pasi të keni ngrënë, hidhni çdo mbetje që ka qëndruar në temperaturën e dhomës për më shumë se 2 orë.

Salmon i tymosur

Përgatitja e salmonit të tymosur është një mënyrë e shpejtë për të shtuar aromë dhe funksionon mirë për peshkun e pjekur në skarë ose në furrë.

Mjafton që në një tas të vogël të përzieni piper të kuq, hudhër pluhur, kripë dhe pak sheqer kaf.

Fërkoni me të filetot e Salmonit dhe lëreni të pushojë përpara se ta gatuani.

Salmon i pjekur në furrë

Herën tjetër kur të kuptoni se salmoni që keni planifikuar të gatuani për darkë është ende i ngrirë kujtohuni të ndiqni këto hapa.

Fillimisht ngrohni furrën tuaj në 200 gradë Celsius.

Lyejeni salmonin me vaj ulliri dhe shmangni gjalpin, vajin e lulediellit ose të misrit, pasi digjen në nxehtësi të lartë.

Vendoseni salmonin në një fletë pjekjeje të veshur me letër pjekjeje dhe gatuajeni për disa minuta.

Salmon i pjekur në skarë

Hapi i parë është sigurisht të përgatisni skarën, ajo duhet  të ketë nxehtësi mesatare.

Vendoseni salmonin në një enë dhe marinojeni, lëreni të paktën 30 minuta.

Vendoseni salmonin në skarë, me anën e lëkurës poshtë.

Lëreni rreth 10 deri në 15 minuta. Lyejeni me salcë të posatshme për pjekjet në skarë./AgroWeb.org