Supë me Lakër të Bardhë dhe Makarona

1.9k 0

Kjo është një pjatë që të kujton atë shije të mrekullueshme të gatimeve të gjyshes dhe që të ngroh shpirtin.

Një ushqim me të cilin përkëdhel veten dhe rigjeneron trupin, një zgjedhje perfekte për t’u ushqyer shëndetshëm.

AgroWeb.org iu sugjeron më poshtë recetën e shijshme të supës me lakër të bardhë dhe makarona, e cila përgatitet krejt lehtë dhe është ideale për çdo vakt.

Përbërësit

  • 320 g makarona të vogla tub
  • 350 g lakër të bardhë
  • 80 g qepë
  • 40 g vaj ulliri
  • 1.5 l ujë
  • 2 gjethe dafine
  • 2 degëza trumzë
  • 2 degë rozmarine
  • Piper i zi për shije
  • Kripë e trashë

Përgatitja

Për të përgatitur supën me lakër, fillimisht qëroni dhe prisni hollë qepën.

Në një tigan të madh ngrohni vajin e ullirit, më pas hidhni qepën dhe gatuajeni në zjarr të ulët për 5 minuta.

Ndërkohë merrni lakrën, hiqni pjesën e fortë qëndrore dhe priteni në shirita.

Lajeni lakrën nën ujë të rrjedhshëm dhe lëreni të kullojë.

Vazhdoni duke mbledhur së bashku degëzat e trumzës, rozmarinës dhe gjetheve të dafinës, në fund lidhini me një fije.

Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë t’i hiqni nga tenxherja në fund të zierjes.

Kur qepeja të jetë skuqur mirë, shtoni tufën e barishteve dhe lakrën.

Lëreni në zjarr mesatar për 5 minuta dhe më pas shtoni ujin.

Hiqni barishtet, shtoni kripë dhe lëreni ujin të vlojë.

Kur uji të fillojë të vlojë, hidhni makaronat dhe lëreni të ziej për 10 minuta ose sa koha e shënuar në paketim.

Në fund të gatimit, shtoni piper për shije, fikni sobën dhe shërbejeni menjëherë supën tuaj të nxehtë.

AgroWeb.org nuk iu rekomandon ta ruani supën pas zierjes, përndryshe makaronat do të zbuten shumë./AgroWeb.org