Raporti për Pesticidet 2022 – Ushqimet Që Kryesojnë Listën Këtë Vit

545 0

Luleshtrydhet, spinaqi dhe lakra jeshile kryesojnë listën e këtij viti për ushqimet me më shumë pesticide.

Kjo është një renditje vjetore, e frutave dhe perimeve, bazuar në sasinë e pesticideve të gjetura në mostrat e tyre.

Raporti vjetor vjen nga “Environmental Working Group”, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për përmirësimin e shëndetit të njerëzve dhe mjedisit.

Sipas zbatuesëve të raportit, ai u jep njerëzve informacion të vlefshëm, mënyrë që ata të mund të bëjnë zgjedhjen e duhur rreth ushqimeve që blejnë.

Por nga ana tjetër, grupet e kultivuesëve të produkteve organike dhe joorganike, së bashku me disa dietologë, bëjnë kundërshtime të forta ndaj raportit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me listën e ushqimeve me më shumë pesticide dhe debatin rreth tyre.

Rezultatet për 2022

Luleshtrydhet, periemet gjethe jeshile, mollët, nektarinat, pjeshkët, rrushi, specat, qershitë, dardha, selinoja dhe domatet, rezultuan me shumë mbetje pesticidesh këtë vit.

Ndërsa ndër më të pastrit renditen: avokadot, misri i ëmbël, ananasi, qepët, papaja, bizelet e ngrira, asparagu, pjepri, kivi, lakra, kërpudhat, mango, shalqiri dhe patatet e ëmbëla

Debatet rreth raportit

Aleanca për Ushqimin dhe Bujqësinë, një grup industrie që përfaqëson fermerët, kultivuesit dhe transportuesit organikë dhe jo organikë, kritikon raportin vjetor.

Ata vënë në dukje se mbetjet e pesticideve në këto prodhime janë shumë të ulëta dhe se mbetjet e gjetura ishin brenda kufijve ligjorë.

Por studiuesit që kryen këtë raport shprehen se dhe pse nivelet janë të ligjshme, kjo nuk do të thotë se ato janë plotësisht të sigurta.

Qëllimi i renditjes është t’u japë njerëzve informacion në mënyrë që ata të zgjedhin cilësinë e produkteve që blejnë.

Por edhe pse raporti përdor mesazhe të forta, dietologët shprehen se bujqësia organike ashtu edhe ajo konvencionale përdorin pesticide për të mbrojtur të prodhimin.

Sipas tyre raporti mund t’i trembë njerëzit dhe t’i largojë ata nga konsumi i produkteve të dobishme për shëndetin e tyre./AgroWeb.org