Si të Jetoni më Gjatë – Çfarë Është Regjimi Ushqimor Nordik

2.2k 0

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në prokuktet lokale të vendeve nordike si Norvegjia, Danimarka, Suedie, Finlanda dhe Islanda.

Ai u krijua në 2004 nga një grup nutricionistësh, shkencëtarësh dhe kuzhinierësh, për të trajtuar obezitetin dhe rregulluar tregun ushqimor në vendet nordike.

Mund të jetë një zgjedhje e mirë nga perspektiva mjedisore, pasi përqëndrohet në konsumin e ushqime që rriten në këto vende dhe kultivohen në mënyrë të qëndrueshme.

Frutat, perimet, produktet e detit, drithërat e plota, arrorët, buka e thekrës, qumështi me pak yndyrë dhe vaji kanola janë baza e këtij regjimi.

Në mënyrë të moderuar konsumohet mishi i shpendëve, vezët, djathi dhe kosi.

Rrallë konsumohet mishi i kuq dhe yndyrnat shtazore.

Ndërsa konsumi i pijeve dhe ushqimeve me sheqer të shtuar, salami, ushqimet e shpejta, përjashtohen.

Regjimi ushqimor nordik është shumë i ngjashëm me atë mesdhetar.

Dallimi më i madh është se në vend të vajit të ullirit ekstra të virgjër, nordikët përdorin vajin e kanolës.

Edhe pse shumë fruta importohen në këto vende pasi klima nuk lejon rritjen e tyre, përsëri theksi është ushqyerja e shëndetshme.

Cilat janë përfitimet e mundshme në organizëm?

Ushqimi i shëndetshëm shkon përtej humbjes së peshës.

Ai mund të çojë në përmirësime të konsiderueshme në shëndetin tuaj dhe të ulë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike.

Disa studime kanë ekzaminuar efektet e regjimit ushqimor nordik në shëndet dhe rezultatet janë si më poshtë.

Ul presionin e lartë të gjakut

Në një studim 6-mujor tek njerëzit obezë, u vu re se ky regjim uli presionin e lartë të gjakut.

Një tjetër studim 12-javor përforcoi edhe më tepër gjetjet e studimi të parë.

Mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve

Regjimi ushqimor nordik është i pasur me shumë ushqime të shëndetshme për zemrën, por efektet e tyre mbi kolesterolin dhe trigliceridet janë të paqëndrueshme.

Megjithatë, disa studime flasin për një reduktim të lehtë të kolesterolit të keq, faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Kontrolli i sheqerit në gjak

Edhe në këtë rast disa studime të kryera për efektet e këtij regjimi në nivelin e sheqernave në gjak, treguan se ai mund të ketë një ndikim të lehtë.

Inflamacioni

Inflamacioni kronik është një nxitës kryesor i shumë sëmundjeve serioze.

Studimet mbi regjimin ushqimor nordik dhe inflamacionin japin rezultate të përziera.

A ndihmon në humbjen e peshës?

Disa studime kanë vlerësuar efektet e humbjes së peshës të dietës nordike.

Sipas tyre duket se njerëzit humbin peshë në fillim, por pastaj gradualisht e fitojnë atë.

Prandaj është e rëndësishme që mënyra e të ushqyerit të jetë një mënyrë jetese dhe jo vetëm një dietë disa javore. /AgroWeb.org