Aloe Vera dhe Vaj Ulliri – Dy Kura të Thjeshta për Flokë që Shkëlqejnë

4.2k 0

Për të pasur flokë të butë e të shkëlqyeshëm nuk është shumë e vështirë, mjafton t’i trajtoni ato si duhet.

Duke mbajtur larg stresin, kimikatet, pluhurin, diellin e fortë apo paisjet stiluese nga flokët tuaj ata do të jenë më të fortë dhe të shëndetëshëm.

Megjithatë jo gjithnjë kjo mënyrë është e mundur për shkak se këta faktorë e ndikojnë jetën e përditëshme në mënyrë të vazhdueshme.

Për këtë arsye dhe për të pasur flokë rrëzëllitës AgroWeb ju mëson dy kura natyrale se si t’i trajtoni flokët tuaj në shtëpi.

Mësojini të gjitha mënyrat duke ndjekur artikullin në vijim.

Si të kujdeseni për flokët

Për flokë të shkëlqyeshëm duhet të keni parasysh disa truke të vogla gjatë dushit dhe krehjes.

Një nga faktorët më të rëndësishëm është temperatura e ujit me të cilin laheni.

Uji duhet të jetë gjithnjë i vakët pasi kur është shumë i ftohtë largon shkëlqimin natyral të flokut ndërsa kur është shumë i ngrohtë i dëmton ato.

Gjithashtu kushtojini vëmendje edhe krehjes së tyre.

Bëjeni këtë proces çdo mëngjes dhe darkë për të larguar papastërtitë dhe për të stimuluar qarkullimin e mirë të gjakut.

Në asnjë moment mos harroni të përdorni mbi flokët tuaj kura natyrale si këto që do të shpjegojmë mëposhtë.

Trajtimi me Aloe Vera

Aloe vera është një produkt natyral me veti të jashtëzakonshme, ky produkt është i aftë të stimululojë rritjen e flokëve, duke i hidratuar ato dhe duke i lënë me shkëlqim natyral.

Për ta përgatitur këtë trajtim, duhet të përzieni dy lugë xhel aloe vera (të cilat mund t’i merrni direkt nga gjethet e bimës) me dy lugë ujë.

Të gjithë përbërësit vendosini në një shishe dhe tundini mirë të dy përbërsit në mënyrë që të përzien.

Shishja është mirë që të ketë një aplikues spruco në vend të një shishe normale për ta hedhur më lehtësisht produktin.

Këtë përgatitje duhet ta aplikoni në flokë të lagur pas daljes nga dushi për të përfituar flokë që shkëlqejnë.

Trajtimi me vaj ulliri

Maska  me vajin e ullirit është shumë efektive për të pasur flokë me shkëlqim. Falë përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese, acideve yndyrore, antioksidantëve dhe vitaminës E, vaji i ullirit kontribuon në riparimin e dëmtimit të flokëve, hidratimin dhe bërjen e tij të ndritshme.

Për të përgatitur këtë maskë do t’ju duhet të ngrohni dy ose tre lugë vaj ulliri në një enë të vogël.

Sapo vaji të jetë gati, aplikoni përzierjen e përftuar në lëkurën e kokës dhe përgjatë gjatësisë së flokëve duke masazhuar me duar.

Lëreni trajtimin të veprojë për 15 minuta dhe gjatë kësaj kohe mbulojini flokët me një pshqir në mënyrë që vaji të qëndrojë i ngrotë në kokë.

Më pas shpëlani flokët si zakonisht me ujë të bollshëm e të vakët./AgroWeb.org