Mangomisu – Receta e Tiramisusë Me Një Ndryshim Special

741 0

Mangomisu ose Mango Tiramisu është një kombinim i ëmbëlsirës klasike italiane, por në vend të përdorimit të kafesë, shtohet fruti tropikal mango.

E freskët, e thjeshtë në përgatitje dhe e pasur në shije, kjo është një nga ëmbëlsirat perfekte të stinës së verës.

Mango Tiramisu, është një ëmbëlsirë që adhuruesit e këtij fruti nuk duhet ta humbasin, ndaj dhe AgroWeb.org zbulon sot për ju recetën fantastike.

Përbërësit:

300ml pana

2-3 mango me madhësi mesatare

250 g maskarpone

4 lugë gjelle sheqer pluhur

250 g biskota Savoiardi

1 lugë çaji esencë vanilje

1 filxhan lëng mango

Përgatitja

Për këtë recetë këshillohet të zgjidhni një tavë me diametër rreth 20 ose 22 cm.

Filloni duke rrahur kremin pana. Shtoni më pas sheqerin dhe esencën e vaniljes, rrihni mirë në mënyrë që përbërësit të bashkohen.

Gjatë procesit hidhni maskarponen dhe vazhdoni t’i rrihni përbërësit derisa masa të jetë kremoze dhe përbërësit të jenë bashkuar.

Pas kësaj lyejini biskotat në lëngun e mangos dhe vendosini në bazën e tavës.

Përhapni gjysmën e përzierjes së kremit që përgatitët mbi biskotat.

Sipër shtoni edhe fetat e prera hollë të mangos.

Sipër magove vendosni përsëri biskotat e zhytyra në lëngun e mangos dhe më pas përhapni sipër tyre kremin dhe fetat e mangos.

Përfundojeni me një shtresë me mango dhe nëse dëshironi t’i jepni frutave pak shkëqim dhe të parandaloni tharjen e tyre, lyejini me xhelatinë.

Lëreni tavën në frigorifer për gjatë natës.

Të nesërmen mund ta shijoni ëmbëlsirën tuaj.

Këshilla

Në varësi të ëmbëlsisë së mangos shtoni ose reduktoni masën e sheqerit.

Ju mund të përdorni edhe lloje të tjera bizkotash nëse dëshironi./AgroWeb.org