3.2k 0

Si të Bëni Vetë në Shtëpi Zbutësin e Rrobave

Zbutësi i rrobave për shumë njerëz është i domosdoshëm për larjen e duhur të rrobave.

Në fakt, është një element që i jep veshjeve tona butësi dhe aromë fantastike.

Por pse ta blini gjatë gjithë kohës kur ju vetë mund ta përgatisni në shtëpi?

Vetëm me përbërës natyralë dhe të lirë, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën si ta përgatisni me lehtësi vetë.

Çfarë do t’ju duhet?

  • Uthull e bardhë
  • Bikarbonat natriumi
  • Ujë
  • Vaj esencial
  • 1 shishe për ta mbajtur

Metoda

Mbushni një tas me rreth 1 litër ujë.

Hidhni 3/4 e gotës së mbushur me sodë buke dhe përziejeni derisa të shkrijë.

Në të njëjtën kohë hidhni rreth 100 ml uthull të bardhë.

Vazhdoni ta përzieni dhe shtoni në të disa pika vaj esencial me aromën tuaj të preferuar.

Trasferojeni përbërjen në një shishe dhe përdoreni zbutësin tuaj sa herë që ju nevojitet. /AgroWeb.org