A Funksionojnë Vërtet Paralajmërimet në Paketat e Cigareve për Dëmin që Shkakton Duhani ?

771 0

Paralajmërimet e stampuara në paketat e cigareve për dëmet që shkakton duhani nuk janë më diçka e re.

Në shtete të tjera të botës si për shembull në Kanada, skema është e ngjashme, madje edhe më e ekzagjeruar.

Por a funksionon vërtetë ky lloj paralajmërimi? A është ai i mjaftueshëm për ndërgjegjsimin e njerëzve?

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me atë çfarë ekspertët kanë mundur të zbulojnë.

A funksionon vërtet?

Shumë mendojnë se paralajmërimet me foto dhe shkrim në paketat e cigareve kanë një efekt minimal kur bëhet fjalë për nxitjen e duhanpirësve për të lënë duhanin.

Shpesh këto paralajmërime përmbajnë imazhe të kancerit të mushkërive.

Problemi është se njerëzit nuk mendojnë se mund të jenë pikërisht ata që mund të sëmuren dhe të vdesin nga duhani.

Nga ana tjetër, studimi në të cilin AgroWeb.oeg bazohet, tregoi se njerëzit prireshin të reagonin më tepër ndaj paralajmërime që i referoheshin kostos financiare të pirjes së duhanit dhe efektit që ka duhani edhe tek njerëzit e tjerë.

Ishin pikërisht këto dy shtytës të fortë që mund t’i bindnin në një farë mënyre duhanpirësit të linin duhanin ose të paktën ta konsideronin këtë.

Sipas disa studiuesve, duket se ulja e numurit të perosonave me këtë ves nuk shkaktohet nga njerëzit që e lënë duhanin.

Përkundrazi, kjo ndodh për shkak të faktit se më shumë njerëz kanë vendosur të mos e fillojnë kurrë duhanin.

Pse e kanë bërë këtë zgjedhje? Kjo nuk është plotësisht e qartë, por diçka duket se ka funksionuar.

Mund të jetë që fushatat kundër pirjes së duhanit, duke përfshirë paralajmërimet grafike në ambalazhe dhe lloje të tjera edukimi që informojnë të rinjtë mbi efektet negative të duhanit, të kenë ndikuar.

E ardhmja

Nëse shkalla e njerëzve që pinë duhan vazhdon të ulet, pritet që gjithnjë e më pak njerëz ta marrin këtë ves. Por tani kemi një problem të ri, cigaret elektronike!

Numuri i përdoruesëve është në rritje dhe kjo vihet re edhe tek adoleshentët.

Shumë produkte të tilla përmbajnë nikotinë dhe kjo padyshim paraqet një problem.

Çfarë mund të bëjmë? Mund të jetë koha e duhur për të bërë paralajmërime edhe për këto produkte.

Duhani jo vetëm dëmton shëndetin tuaj dhe të atyre që ju rrethojnë, por është një ves që ju merr edhe shumë para. /AgroWeb.org