Panetone shtëpie – Magjia e ëmbëlsirës së Krishtlindjes

1k 0

Kur festat e fundvitit afrojnë, dyqanet mbushen plot me zbukurime ëmbëlsira e ushqime karakteristike. Raftet mushen plot kuti të bukura e tërheqëse, por çfarë fshihet brenda tyre? Panetonet!

Kjo ëmbëlsirë që ngjason me bukën e ëmbël është karakteristike e Krishtlindjeve dhe për shumë njerëz ndjell edhe nostalgji.

Ato vijnë në varietete nga më të ndryshmet, plot shije, fruta të thata, çokollatë, vanilje ose edhe fare të thjeshta.

A keni menduar ndonjëherë se si përgatitet? AgroWeb sjell për ju sot recetën më të thjeshtë e cila kërkon më pak kohë për t’u përgatitur, por pa hequr cilësinë e saj.

Përbërësit:

Për fryrjen si sfungjer

¾ filxhan ujë të ngrohtë

4 ½ lugë çaji (15g) maja e thatë

1 lugë gjelle sheqer

¾ filxhan (90g) miell

Për brumin:

½  filxhan (80g) rrush të thatë

2 lugë gjelle rum

5 të verdha veze

6 lugë gjelle ujë

1 lukë çaji ekstrakt portokalli

2 lugë çaji ekstrakt vanilje

1 lugë çaji kripë

3 ¼ filxhan (390g) + 2 lugë gjelle miell

½ filxhan (100g) sheqer

10 lugë gjelle gjalpë i butë dhe i prerë në copa

1 filxhan (170g) copa çokollatë të zezë

 ½ filxhan (85g) lëkurë portokalli

Gjalpë për tavën

1 vezë e plotë

Sheqer pluhur për servirje

Përgatitja

Për fryrjen si sfungjer

Hapi 1

Në një tas të madh, bashkoni ujin, majanë dhe sheqerin. Lëreni të qëndrojë derisa majaja të lulëzojë, përreth 10 minuta.

Hapi 2

Shtoni miellin dhe përziejini derisa të bashkohen plotësisht. Mbulojeni me një peshqir dhe vendoseni në një vend të ngrohtë që brumi të vijë dhe përzierja do fillojë të marri trajtën e sfungjerit, afërsisht 30 minuta.

Përgatitja e Brumit

Hapi 1

Në një tas të vogël bashkoni rrushin e thatë dhe rumin. Lërini aty për 1-2 orë.

Hapi 2

Në një tas të madh me anë të një mikseri elektrik përzieni masën e brumit si sfungjer me të verdhat e vezëve, ujin, ekstraktin e portokallit, ekstraktin e vaniljes, kripën dhe 3 ¼ filxhan miell. Përziejini me shpejtësi mesatare për rreth 2-3 minuta (nëse po përdorni mikser dore do ju duhet më shumë kohë). Më pas shtoni sheqerin dhe vazhdoni miksimin derisa masa të njëtrajtësohet.

Hapi 3

Ndërroni kokën e rrahësit në formë lopate me atë me formë çengeli ose grepi. Është momenti të shtoni një e nga një copat e prera të gjalpit dhe vazhdoni përzierjen me shpejtësi mesatare duke u kujdesur që të hiqni brumi nga anët e enës dhe grepit. Në këtë hap është e nevojshme që përzierja të zgjasi të paktën 10 minuta, derisa masa të bëhet elastike dhe sipërfaqja të jetë e lëmuar.

Hapi 4

Mbulojeni enën me një peshqir dhe vendoseni në një vend të ngrohtë që të vijë derisa të dyfishohet në madhësi, rreth 1 orë.

Hapi 5

Shtrydhni lëngun që rrushi i thatë ka përthithur. Shtoni copat e çokollatës, lëkurën e limonit dhe 2 lugët e mbetura të miellit, përziejini me njëra tjetrën (me dorë) e më pas hidhini ato mbi brumë dhe përziejini me anë të rrahësit elektrik përreth 5 minuta.

Hapi 6

Merrni një formë/kallëp letre pjekje për panetone dhe lyejeni me gjalpë. Hidhni mbi të brumin e panetones, mbulojeni me peshqir dhe vendoseni në ambient të ngrohtë për rreth 40 minuta.

Hapi 7

Parangroheni furrën në 180°C.
Në një tas të vogël rrihni vezën e plotë me pak ujë. Lyeni sipërfaqen e brumit të panetones me të.

Hapi 8

Futeni panetonen në furrë dhe në rast se sipërfaqja merr ngjyrë kafe mbulojeni sipër me një letër alumini (por lëreni aluminin të qëndrojë lirshëm mbi të). Pjekja duhet të zgjasë përreth 50 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë kafe të artë.

Hapi 9

Hiqeni panetonen nga kallëpi i pjekjes dhe lëreni të ftohet në tempëraturë ambienti përreth 1 orë.
Spërkasni shqer pluhur mbi të para se ta servirni.

Spërkasni sheqer pluhur mbi të para se ta servirni.

Shijojeni këtë ëmbëlsirë magjike me të dashurit tuaj dhe mrekulloni këdo me shijen e pakrahasueshme. Receta kërkon pak përkushtim, por produkti e justifikon të gjithë lodhjen. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.