861 0

Parafarmacia – Vitaminat që duhet të blini me ulje tani

Nëse ndiheni të pafuqishëm apo mjeku ju ka sugjeruar se keni mungesë të vitaminave, një zgidhje gjendet tek suplementet farmaceutike.

Ato janë të shumëllojshme në raftet e farmacive me paktime, çmime e funksione të ndryshme.

Në vëzhgimin tonë të rradhës ne kemi përzgjedhur një listë me vitamina që mund t’i gjeni me ulje tani.

Pse ju duhen suplementet e vitaminave?

Dimri është padyshim sezoni më i domosdoshëm për të marrë të gjitha vitaminat e nevojshme për organizmin.

E për të funksionuar si duhet trupi ynë ka nevojë për plot 13 vitamina, të cilat mund të mos arrini t’i merrni të gjitha natyralisht në dimër.

Kjo për shkak të gjithë viruseve që mund të qarkullojnë rreth jush, të ftohtit të vazhdueshëm dhe mungesës së diellit, pra Vitamina D.

Nga ana tjetër shumë fruta e perime nuk janë të sezonit dhe mungesat në vitamina mund të jenë me aktuale se kurrë.

Vitaminat që gjeni me ulje tani

Ne kemi përzgjedhur grupjn e vitaminave të cilat rekomandohen më shpesh në këtë periudhë siç janë multivitaminat, vitamina D dhe vitaminat B kompleks dhe suplementët shtesë ushqimorë që forcojnë imunitetin.

Nga një vëzhgim në faqet zyrtare të farmacive online në vend, ju mund të përfitoni me ulje produktet më poshtë.

Multivitamina

Now Daily Vits për përdorim të përditshëm me 30 kapsula për një muaj dhe shije frutash e perimesh. Këto vitamina rekomandohen për të rriturit dhe përmbajnë të gjithë grupin e vitaminave dhe mineraleve që i duhen organizmit.

Vijnë në formën e kasulave, nuk përmbajnë gluten, janë vegjetariane dhe konsumohen çdo ditë pas vakteve kryesore.

Në faqen zyrtare të Farmaon i gjeni me 15% ulje nga çmimi i tyre fillestar. Për të shkuar tek produkti klikoni këtu.

Forcmi i sistemit imunitar

AminoGran Immun është një supplement ushqimor që ndihmon ne forcimin e sistemit imunitar.

Kjo përzierje përmban vitamin D, zink, selen, krom dhe një sërë mineralesh të tjera.

Përmban Vitaminë E dhe C të cilat ju ndihmojnë të ngrini një sistem imunitar të fortë e të mbani larg gripin.

Ky produkt është vegjetarian, nuk përmban gluten, ngjyrues artificialë, kripë apo laktozë.

Rekomandohet të konsumohet një bustinë çdo ditë në vaktin tuaj kryesor.

Në faqen zyrtare të FLORIFARMA e gjeni me 10% ulje nga çmimi fillestar. Për të shkuar tek produkti klikoni këtu.

Vitamina D-3 & K-2

Një paketim me 120 kapsula nga Now Vitamin D-3 & K-2, për t’ju forcuar kyçet dhe kockat.

Komebinimi i këtyre dy vitaminave kontribuon në shëndetin e dhëmbëve, kockave, funksionon kundër dhimbjes së kyçeve dhe rrit rezistencën tuaj.

Kanë përbërje vegjetariane, nuk përmbajnë gluten dhe rekomandohen të konsumohen 1-2 herë në ditë pas ushqimit.

I gjeni me Farmaon me 15% ulje nga çmimi fillestar. Për të shkuar tek produkti klikoni këtu.

Vitamina B kompleks

Vitamina B kompleks njihet për vetitë e saj të drejtpërdrejta në organizëm.

Ky grup vitaminash ndihmon në zhvillimin e qelizave të mira në trup, përmban riboflavin e cila parandalon sëmundjet e zemrës.

Gjthiashtu ndihmon në uljen e kolesterolit, ju bën të ndihen më të fuqishëm e të lumtur.

FarmaOn gjeni me ulje Physalis B-complex Forte, rekomanduar për të rritur.

Këto vitamina kanë 30 tableta të cilat konsumohen nga një çdo ditë dhe kanë 15% ulje nga çmimi i tyre fillestar.

Për të shkuar tek produkti klikoni këtu.

Suplement për energji

Dynamogen, një supplement ushqimor i dedikuar për më shumë energji, kundër anoreksisë, migrenës apo shtimit në peshë. Ky suplement ushqimor ofron mbrojtje për të gjithë organizmin duke ju dhuruar më shumë energji.

Një paketim përmban 20 flakonë të cilat konsumohen 1-3 ampula në ditë pë rtë rriturit dhe 1 ampulë në ditë për fëmijët.

Në faqen zyrtare të FLORIFARMA e gjeni me 10% ulje nga çmimi fillestar. Për të shkuar tek produkti klikoni këtu.

*Ky artikull është bazuar në vëzhgimet e AgroWeb dhe nuk ka për synim të zëvendësojë këshillat e mjekut.