Nisur nga zoti Selmon Shala dhe trashëguar tek fëmijët e tij, “Selmon Shala B.I” është një nga kompanitë e vogla që furnizon me prodhime të freskëta tregun lokal të zonës së Pejës.
Me një investim prej 1 ha në serra që mundëson prodhimin e perimeve gjatë gjithë vitit, kjo kompani është prezente në tregun e Kosovës me perime te freskëta e kryesisht sallatë jeshile, por edhe produkte si domate, speca, tranguj, lakra dhe perime të tjera.
Selmon Shala që drejton këtë kompani dhe djali i tij i ri, Ermal Shala janë shumë të apasionuar pas bujqësisë gjë që i ndihmon ata të jenë shumë produktivë, kreativë dhe të suksesshëm. Një nga hapat më të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe në “Selmon Shala B.I” ka qenë afrimi me praktikat europiane të sigurisë ushqimore dhe njohja me praktikat për menaxhimin e integruar të dëmtuesve.
Për këtë arsye “Selmon Shala B.I” me mbështetjen e projektit “USAID – Economic Development, Governance and Enterprise Growth Project” dhe asistencën e Creative Business Solutions u trajnua për certifikimin Global G.A.P – Praktikat e Mira Bujqësore. Falë kësaj mbështetje, kompania u certifikua sipas standardit Global G.A.P për sallatën e gjelbër. Ky çertifikim jo vetëm që tregon gatishmërinë e “Selmon Shala B.I” për të përmbushur kërkesat e klientëve të saj për produkte cilësore dhe të sigurta, por është edhe një mjet shumë i mirë që ata të ketë akses në tregje të reja të zhvilluara.
Për më shumë informacion rreth produkteve të “Selmon Shala B.I”, mund të vizitoni profilin zyrtar në platformën e tregtisë online të Agrotrade./AgroWeb.org